Xhavit Gasa: Nënëmirave tona
| E Shtune, 11.03.2017, 01:18 PM |

Xhavit Gasa

 

NËNËMIRAVE TONA

 

(Cikël poetik për nënat)

 

Pasi ndeu në gardh rrobat të teren,

pasi mbolli arën me misër,

pasi hoqi bukën nga çerepi,

nuk mbaj mend kur nana më lindi...

 

Oh, sot e paskam të vështirë,

cilin varg të hedh në letër të bardhë,

sikur po numuroj vecat në shtizë,

kur nëna natën pa gjumë thurta çorape...

 

Ç'mu kujtua sot lodra ime e parë,

macja që lozte me mua nëpër dhomë,

kur pas lëmshit të perit bënim garë,

nëna  bërtiste perin mos t'ngatërrojmë...

 

Nëna nuk thurte vetëm e triko e çorape,

sa e sa herë me gjilpërë,vriste gishtat, kur arnonte rrobat tona arnë pas arne, me rrobat tona nëpër duar e zbardhte dita...

 

Sa deshirë të madhe paskam sot unë,

këto vargje poetike mbi letrën e bardhë, të bëhen si lumejtë që nuk ndalen kurrë, nënëmirave tona të ëmbla t' ju ngjajnë.....

 

 

SYTË E NËNËS TIME

 

Buzëqeshjen e saj të ëmbël,

la në sytë e mi nëna ime,

sytë i nisi në qiell drejt yjeve!

 

Yjet në qiell janë të pavdekshëm,

kur kam mall për sytë e nënes time,

vështroj qiellin e mbushur me yje!

 

Sikur bota të kishte sytë e nënës,

gjithë stinet do i ngjanin pranverës!!

 

 

KËSHILLA E NËNËS

 

Nëna ime,

nuk mallkonte e shante asnjë herë..

dhe kur mallkonin a shanin të tjere...

kur i dëgjonte,mbyllte sy dhe veshë..

 

Pse hesht dhe nuk flet, pyesja shpesh..

një gjë që se pranon ti për vete,

mos ju bëj as thuaj kurrë  të tjerëve...

 

Nuk ndërtohet jeta me sharje e mallkime

më këshillonte gjithmonë  nëna ime!!!

 

 

KRISTAL

 

Duhen netë të gjata dimri,

rrugëtime të gjata ndër vite,

me shumë se faqet e një libri,

të shkruash për jetën e Ijes!!!

 

Për Ijen dhe qindra të tjera Ije,

nëpër gjurmet e tyrë gdhendur,

brezat do të gjejnë historinë,

ngritur me aq mund e djersë!!!

 

Mos u trembni prej baltës,

as mos t'ju vijë turp ju të rinjve,

të punoni kopshtin dhe arën,

nëse nuk dini mësoni prej Ijeve!!!

 

Të gjithë sëbashku të hedhim,

mbi faqet e librit nga një fjalë,

duke thënë vetem të vërtetën,

historinë brezave t'ju lemë kristal!!!

 

 

DUART E NËNËS

 

Duart e nënës,

Sa herë u dogjën,

Në prushin e zjarrtë,

Duke pjekur bukën,

...............me çerep e saç.

Sa herë u gjakosën,

Prej majës së gjilpërës,

Kur rrobat na arnonin,

...............duart e nënës.

Duart e ëmbla,

Të nënave tona,

S'u ankuan nga puna e rëndë,

...........................as nga lodhja, Sa herë na ledhatojnë Si me magji lodhjen na e largojnë....

 

 

NË PREHËRIN E NËNËS

 

Sa më ka marrë malli,

Ta mbështes kokën,

Në prehërin e ngrohtë të nënës,

E nëna t'më ledhatojë ballin,

Me dorën e saj të ëmbël.

 

Sa më ka marrë malli,

Për aromën e mirë të nënës,

Për ninullat e ëmbla të sajë.

Për frymëmarrjen e ngrohtë.

Dhe  t'ja dëgjoj tiktaket e zemrës.

 

Ta mbështes kokën,

Në prehërin e ngrohtë te nëna,

Gjumi sytë t'më pushtojë,

Në krahë të më marrin ëndrat,

Ëndra  kurrë t'mos mbarojnë....

 

 

DIALOG ME NËNËN

 

Kur po shkruaja këto vargje për ty,moj nënë, Më thotë një shok që kisha pranë, Kjo poezi do të jetë pa vlerë, Poezi për nënën, Kanë shkruar plot të tjerë.

 

Sikur poetë,

Të ishin të gjithë njerzit,

Në këtë planet,

Poezia për ju nëna,

Kurrë fund s'do të ketë.....

 

 

SYRI DHE ZEMRA E NËNËS.

 

Kur sytë e nënës,

Lotojnë prej gëzimit,

A s'ngjajnë me rrezet e diellit,

E me ujin kristal të burimit?

 

Eh, zemra e nënës,

Det, ngrohtësi!

Dhe rrezet e diellit,

E kanë zili...

 

Eh, nëna,nëna,

E shtrejnta, e mira,

Fjalë-mjalta,

Zemrën-trëndafila.

 

 

NËNË-LOKET E LAGJES TIME

 

Shamibardha si bora majë malit,

zemër-mira si uji kristal i burimit,

të mirat, të ngrohtat e duar artat,

kështu ishin nënë-loket e lagjes time!!!

 

Nënë Vasha më e vjetra prej tyre,

e urtë fjale mençur dhe duar artë,

nënë Filja e palodhur e shakaxhije,

nënë Dava oratore ju printe në ballë...

 

Më e reja  ishte nëna(teja) Fatime,

përkrah me burrat në punë bujqësie,

keto ishin  nënë-loket  e lagjes time,

pranë njera tjetrës në hidhërime e gëzime!!!

 

Ju ndritë shpirti atje ku janë,

kujtimi i tyre gjithmonë i gjallë...

 

 

ARKA E NANËS

 

Me dërrasë lisi marrë në zemër mije,

qendisur me lule nga dora mjeshtrore,

e kujtoj gjithmonë arkën e nënës time,

heshtur qëndronte  në fundin e dhomës.

 

Para se nëna ime të largohej nga kjo botë, nuk heshti asnjë ditë kjo arkë ishte gjallë, i jepte jetë nëna me dorën e saj të ngrohtë, kujtime nusërie, lindje,vdekje brënda saj.

 

 

ELEGJI

 

(Nënave kooperativiste)

 

Rendim pa pushim në kërkim herojsh,

mbushur me bëma mbuluar  me lavdi,

ndodhi gojdhënash faqe hisorie lexojmë,

vargu im nënave heroina që pashë me sy.

 

Oh,dua vargu im të bëhet kalë me shalë,

të rend si maratonomak  me trokun e tij

përmbi shalë ku kapardiseshin gjeneralë, t'kalërojnë nënat që punuan n'kooperativë.

 

Nuk kishin krahë që vërvitnin shpata,

duart s'përkundën vetëm djepe femije,

mbollën e korrën bereqet duart me kallo, nënat madhështore në kohë kooperative.

 

Këto s'janë gojdhëna as lexuara në histori, s'janë fantazi as imagjinata ëndrash rinore, mes këtyre nënave punova në kooperativë pa këto nëna heroina vargjet janë boshe.

 

 

FOTOGRFIA E VJETËR

 

Të lutem me trego pak për kooperativën,

pyet  gjithë kurreshtje mbesa gjyshen.

 

Gjyshja i ledhaton ballin plot me ëmbëlsi të lutem mos ma kujto atë kohë të trishtë.

 

Nga sënduku gjyshja nxjer një foto t'vjetër, kjo foto flet më mirë se unë i tha mbesës.

 

Këtu kam dalë diku në mes të parcelës,

sytë tek yt atë në djep te hija e pemës.

 

Shikoje me kujdes këtë fotografi të vjetër, të tregon vetë gjithçka i tha gjyshja mbesës.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: