Kalosh Çeliku: Popull i lindur me këmishë
| E Enjte, 09.03.2017, 08:03 PM |

POPULL QË E KA LINDUR NANA ME KËMISHË

NGA KALOSH ÇELIKU

Dervish Emin Çeliku (Xhambazi), krahu djathtë i Dervish Carës, në vitin 1844 me kryengritësit shqiptar e çliruan Shkupin nga ushtria osmane. Dhe, luftë të ashpër kanë zhvilluar me turqit në Shkup dhe Katllanovë për çlirimin e Trojeve Etnike Shqiptare.

         Omer Pasha - Latasi me topa, e kryengritësit shqiptar me thika, pushkë e me dorë fyt për fyti me “hasmin” shekullor turk deri në fishekun e fundit u rrokën fytas me thika e topa për Liri. I dolën zot Shkupit shqiptar. Beteja të ashpëra, u zhvilluan në Shkup, Katllanovë, Dibër e Kaçanik, ku këngëtari popullor ato luftëra të përgjakshme i përjetësoi me çifteli në këngë historike:

... Kaçanikut, i raftë pika

Nantë sahat u therë me thika...

         Këngë popullore shqiptare, ku do t’i japi zjarr  më vonë pas Betejës Katllanovës, asaj në Grykën e Radikës (Dibër). Përsëri, këngëtari popullor, po me ato vargje historike do ta vazhdojë Luftën heroike të kaçakëve krynegritës shqiptar:

Hajredin Pasha, ku ma le ushtrinë?!

Në Dibër t’Madhe m’i kanë gri.

Jo ma pak se, dymbëdhjetë mijë...

        Shkupi, historikisht si Kryeqytet Shqiptar, sot ka rënë nën këmbë e duar të vojvodëve, neokomunistëve dhe Partive Politike Shqiptare me “besë” e pa besë?! Edhe, sot, i pret me ditë, muaj, vite e shekuj ato kaçakë të maleve, burra të pushkës e penës të zgjohen nga varri. Edhe atë, në Ditën e Sotshme Historike, kur vojvodët, neokomunistët dhe janiçerët shqiptar e kanë pushtuar veç më Shkupin, jo me pushkë e topa si dikur Kryeqytetin Shqiptar në perandorinë ossmane, por me politikën “madhore” të “vëllazërim-bashkimit” me “besë” e pa besë, në Qeveri me “Din e Iman”, në xhami e kishë me kryqin e Isu Krishtit. Gjysmëhënën e Muhamedit a. s. pa flamurin shqiptar,  pa Shqiponjën dykrenare në minare të xhamive shqiptare.

         Im atë, mbi kalë me shalë: “hanxharin” dhe “nagantin” në brez me dy molla të kuqe, siç i kishte pagëzuar ai në jetën e tij patriotike për Atdheun:  Bomba italjani, dhe një dardhë serbe në xhepat e strukes, nën hatulla, kështu e thirrte ai si kaçak mali “kashikarën”, dhe mauzerrin e fshehur gjithë jetën nën hatulla të çatisë me gjithë fishekë nga pushteti jugosllav, gratë e fëmijët. Shpeshëherë, Netëve të Dimrit Madh, ma përsëriste edhe një thënie të popullit shqiptar: Mos bën hooop, para se ta kapërcesh përronin (Gardhin). Hooop, bëhet pasi ta kërcesh Gardhin. Kufirin. Fshehtësi, që unë plasa ta zbuloj edhe sot e kësaj dite. Sipas tij, Porosia e Madhe:  Livadhi i Shtëpisë, rrethuar me ferra e thupëra shelgu.

      Gjaku, më tha: derdhet deri në gju, po e kapërceve Pragun e Shtëpisë pa lejen e Kryeplakut. Kafshët e tyre shtëpiake për dore të zgjedhës me një krah bar ose torbë taxhi në grazhd, kurrë nuk kanë mundur ta shkelin Livadhin! Punë tjetër është ajo sot, se: Partitë tona Politike Shqiptare me “besë” e pa besë, nuk kanë gardh Shtëpie në Oborr. Prandaj, sot edhe kërcen matanë gardhit kujt t’i teket me Lopët e Katundit.

        “Kashikarat” e serbit, unë pas një kohe do t’i mbajë gati gjithë jetën në çantë, jo me barot, por përplot me raki rrushi me të cilat Dexhallit Arapit në Bit - Pazar ia kam ngritur moti kohë këmbët në “hava”. Edhe, Nesër do të dalë nëpër Çarshi, i armatosur me dy “kashikara” raki rrushi. Kohë kjo, kur dudumët shqiptar, sot  i dalin zot “Vatanit” me “Allahu Akber” e “Din e Iman”. Edhe, më vënë pusi, dalin në rrugë me armët e tyre shkatrraçe pa fishekë, duke u thirrur mu si politikanët  e sotshëm në emër të popullit. siç thirret sot Pratia Politike Shqiptare Rilindje me “besë”, në “pejgamberin” e fundit, pas Muhamedit a. s.:  Ali Ahmetin, krahëpërkrahu me pertinë Politike me “besë”...

       Rrufjani dihet, si partizan i Partisë Komuniste këmba - këmbës, i shëtitur si misionar politik e “kulturor” në IR Jugosllave Komuniste, IRJ të Maqedonisënisë Neokomuniste, Kosovë e Shqipëri duke i ndjekur hap pas hapi shkrimet e mia publicistike dhe Librat e mi të “rrezikshëm”, edhe sot turret me gjithë arsenalin policor e politik letrar. Këlyshët e tyre me zgjebe, edhe pa shkolla të mesme, por me tituj shkencor si profesorë universitar duke i prognozuar tek “vëllezërit” e Njerkës, shkrimet e mia letrare e publicistike si shkrime “nacionaliste dhe irredentiste”, i kanë hedhur përjashta plan - programeve e Lektyrave shkollore. Libra, që janë të “rrezikshëm” për “vëllazërim-bashkimin” dhe Shtetin e “përbashkët”?!

        Thënie popullore e shpeshtë e t’im Ati, që ishte edhe ajo historike, se: Besë ki, por besë mos i zi as këmishës tënde në trup! Burri i botës, ma thoshte këtë haptas si trashigimtar i familjes pa asnjëfarë frike me të cilën i kishte kaluar netët e gjata Dimërore mes dy Luftërave Botërore. Nateditë, me miqtë e tij të pushkës e penës nëpër vite e shekuj krynengritës. Librat e Këndimit të Ernest Koliqit, si Ministër i Arsimit Shqiptar asaj kohe: Mahmut Dumanit, Hamdi Demës e Imer Lumës me burra shqiptar, që Nana i kishte lindur me këmishë.

      Ditët në fushë me pllug në Arën pjellore Shqiptare me drapër në dorë, rrëzë Çukës e netët me ato burra të Atdheut të Asaj kohe, kur e mbollën Arsimin Shqiptar në këto troje Shqiptare etnike. Thënien antoligjike të Imer Lumës: Mos u bën morr, por bëhu plesht! (Fjalën e kishte: Kërce në jetë)! Thënie historike: të cilën unë pas ikjes së tim Ati në atë botë do ta kuptoj shumë vonë si porosi trashëgimtare familjare shqiptare. Edhe, atë: shpeshëherë, kur ma thoshte përditë e përnatë pranë Oxhakut të Shtëpisë, zjarrit  me flakë, edhe ma përsëriste pranë Dramaxhakut tradicional shqiptar të Shtëpisë me kokë gjarpëri. Zjarrit: Porosinë e Madhe Mistike të Rilindasëve Shqiptar. Kohën më të vështirë të jetës sime si shkrimtar shqiptar, në IRJ të Mqedobisë, gjatë këtyre viteve “demokratike”: Dje, në (kohën e Partisë Komuniste), kur më ndiqnin e sulmonin si shkrimtar disident nga të katër anët, kundërshtarët e mi të penës teknefesë me ndihmën e partive politike shqiptare, dje si djalë Ballisti e sot në “demokraci”, më sulmojnë po me të njëjtat metoda neokomuniste,  si djalë komunisti?!

      Vërtetë, mjaftë aktuale në Ditën e Sotshme, kur Partitë Politike Shqiptare me ”besë” e pa besë, guximshëm hyjnë ballëhapur në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit” me “besë” e pa besë. Mos e them, ndonjëra edhe me Fe e “Din e Iman”. Gjoja, për ta shpëtuar IRJ të Maqedonisë nga Rreziku i Madh, që i troket me vite pas porte. Përditë, duke u pëpjekur ta shpëtojnë IRJ të Maqedonisë, e në anën tjetër me vite përpiqen ta varrosin popullin shqiptar. Popull, të  cilin e ka lindur Nana me këmishë.

        Mendja, ma thotë se, këto Parti Politike “maqedonase” e Shqiptare, që thirren sot me “besë” e pa besë, vetë nuk kanë besë e as Fe. Përmëtepër, edhe as., “Din e Iman”. Përçudi, si u zënë besë partive politike të “vëllezërve” të Njerkës?! I dhanë nënshkrimet e deputetëve të popullit shqiptar për formimin e Qeverisë, sikur të ishin dardha turke të kalbura ose krimbura duke u shitur nëpër tezga, në Bit - Pazar?! Edhe atë, vetëm me një kusht: “platforma shqiptare”?! Kërkesë e kahmotshme shqiptare e tjerrur me vite fije - fije në furkën e “vëllazërim-bashkimit”, që këto kalorës të arratisur politik, krah për krahu me “vëllezërit” e zvarrisin rrugëve “demokratike-politike” që nga koha e Partisë Komuniste Jugosllave, sot Neokomuniste “maqedonase”. Tekefundit, së paku le të ishin “kashikarat” e mia në çantë përplot me raki rrushi. Qindpëpërqind, më paqësore në kafene para këmbëve të Olimbisë me fëmij në bark, gji e prehër, sesa: ato të bombahedhësit Zaevit (Boshko Buha), para kamerave televizive të hudhura nga istikamet partiake politike neokomuniste, përmes kamerave televizxive në Sheshin e Shkupit, para këmbëve të Kalit të Aleksandrit Madh të Maqedonisë.

      Përçudi, si nuk i hudhi përpara këmbëve të Olimbisë me fëmij në bark, gji e prehër, ku unë autori i këtij shkrimi publicistik historik, shtambat e rakisë rrushit i ngrej dolli, në mes të Bit-Pazarit. Betejë historike, që në Ditën e sotshme, kur ju si “patriotë” partiak maqedono - “shqiptar”, na e veshni pa mëngë një struke, gunën shoveniste “sllavomaqedonase”. E përbaltni Skenderbeun, Rilindasët Shqiptar, flamurin kombëtar me shqiponjën dykrenare në Histori, që shkaku juaj si “vëllezër” të Njerkës, edhe sot zvarrittet  me vite rrugëve të Bit-Pazarit e nëpër varre.

     I bindur jam, se Baba Tomori, një ditë do të pushtohet me armë poetike (vargje) e Dy shtamba me verë. Edhe atë, një Ditëmadhe do t’u hyjmë si kaçakë shqiptar, jo për baxhe, por për  oxhaku, si poetë shqiptar  Dhunti kaçake për të hipur në Baba  Tomor (Olimpin Shqiptar). Tyrben, ku pihet me ibrikë rakia e rrushit, përkrah Dy shtambave me verë. Majën malore, ku lindë poezia patriotike, poezia erotike. Dhe, bëhet dashuri...

      Ditë kjo historike, sot kur i jeni vërsulur edhe Besës Shqiptare. Shkaku se, gjatë këtyre viteve “demokratike”, e kishit nëpërkambur brez pas brezi gati të gjithë pasurinë politike, arsimore e kulturore të trashëgimisë tradicionale shqiptare, dhe u kishte mbetur pa e përbaltur vetëm edhe Besën Shqiptare, fusni si “armë” luftarake në politkën e juaj “madhore antishqiptare - maqedonase”.

         “Fitore e madhe” e Partive Politike Shqiptare me “besë” e pa besë! Kalorësit e arratisur, që turren me të katra pas posteve politike partiake edhe sot e kësaj dite. Fatkeqësisht, nuk e shpëtoni dot IRJ të Maqedonisë. Mëkot, përpiqeni t’i shptoni edhe postet partiake, kolltuket, tenderët e pista dhe pasurinë “haram” të fituar gjatë këtyre viteve “demokratike” me këmbët dhe trutë në legen... Qeveri...



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: