Rrustem Geci: Për Çamërinë
| E Enjte, 09.03.2017, 07:54 PM |

PËR ÇAMËRINË...

Pellazgji, jam mbesa jote e parë

jam në tokën që t´i mua ma le

jam e vogëluar nga fqinjët dhe

aleatët e saj, jam ende në luftë...

Në këtë truall pellazgo - ilir të

atdheut, Shqipëri jam vetëm unë

Mbi qiellin tim ende ka ré të

zeza, bie shi, vetëtin dhe bubullin

Liri, kam ndriçim mendimesh në

mendje, prandaj unë ty të pyes

mbase edhe populli ynë po pyet,

Kur do ta zë liria vendin e vet...

Çamëri, amanet i prindërve kudo

na thërret; zgjohu bir, zgjohu shqiptar

kam dhimbje në kraharor, zgjohu

jam i rënë, as në varre s´jam i lirë

Liri, të dua në vendin tënd, të

dua në Olimp të Bashkështetit

Shqiptar, në Olimp të popullit

aty ku kënga e atdheut nderohet!...

Rrustem Geci - Dortmund, 2017



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: