Lush Palokaj: Patrioti Kol Bib Mirakaj
| E Enjte, 09.03.2017, 09:03 PM |

GJURMEVE TE NJE PATRIOTI - KOL BIB MIRAKAJ

Nga Lush Palokaj

Në "Revistën Drini" pata lexuar një shkrim kushtuar Kol Bib Mirakës por mendim i marrë nga Faik Quku që është vetem i një kendveshtrimi kurse edhe Frank Shkreli është i mangët në shkrimin e tij bazuar në Qukun. Por më shumë me iteresoj për të dhënat CIA-s amerikan, dy video e çfaqura nga gazeta Exppress. Historianëve u dalin gënjeshtrat  në shesh në marëdhenjët nderfetare dhe kuptohet kush e ka bartë patriotizmin. Më se miri Kola i tregon ato ngjarje, vet deshmitar dhe pjesmarrës  në veprën që e ka lënë të shkruar,"VETVRASJA E NJE KOMBI" rrefime të ngjashme me CIA-n. Është promovuar vitin që shkoj këtu në New York dhe kam qenë pjesmarres në atë promovim e organizuar nga "Vatra" organizatë patriotike atë botë më e famshmja kur Noli kishte qenë kryetar i saj. Por kronologjia e ngjarjeve e paraqitur anasjelltas komunizmi në fillim, kurse okupimin e paraqet në kapitujt e fundit.

Mësues në Iballe Kola aty ku kishte lindë e ka një meritë të madhe. Patriot që rrallë ja gjejmë shoqin në trojet shqiptare I flakët për arsim në detyrën e mesuesit. I angazhaur për ti shkolluar ata nxenës, bimën e re të racës tonë me prind të pashkolluar në misionin e mesuesit deri me 1917. Kurse me 1923 merrët me politikë dhe i interesuar për një sistem shoqëror të mirefillët për mirëqenjën e asaj popullate. E jo për komunizmin, murtajë, zi e tmerr për atë popull. Dhe qellimi i tij për bashkimin trojeve prej Çmerie e deri në Rozhajë i premtuar nga Viktor Emanueli dhe Benito Muselinin. Kjo është arsyeja që e ka perqafuar fashizmin. Vepra e tij është një kronologji ngjarjesh nga viti 1942 deri në nentor të vitit 1944. I ndarë ne 15 pjesë, liber 251 faqesh. I gjejmë këtu patriotët e medhenjë dhe të vegjel, për interesa shtetrore dhe personale.

1.Komunizmi si sitem shoqëror politik e ekonomik fort i poshtër në Shqiperi. Por nuk pajtohem me mendimin e Kolës kur në përgjithësi e merr si të tillë. Por jo gabim aq i madh sepse ka qenë fillimi i tij me 1944. Tmerrin dhunën dhe vrasjët i paraqët edhe ky por më së miri e paraqët At Zef Pllumi dhe nuk jam i deshirës as t'i qasëm asaj ane, në shpirt for shqetesues. Por ai thot se janë pretendimet grabitqare imperialiste që Greqija reklamon në dëm të Shqiperisë. Pretendime pa asnjë bazë drejtesije, realitet as historie. Satrapet e Tiranës komunist që të paraqitën si mbrojtës të integritetit toksor të Atdheut, mbrojtje që vjen nga mbeshtetja e Bashkimit Sovjetik përsa i perket kufunjëve të jugut. Në shpirtë i brengasur për lojna të ndyta në dëm të teritorit të atdheut. Si në jug ashtu edhe në veri, lindje e perendim. Për fatin e tyre të perbashkët -  komunizmin dhe per atë ideologji i falen trojet shtetëve tjera. Shqiperija coptohët e të gjitha shtetet tjera jo shqiptare në kufi zgjerohën.

2. Veprmtarija e partive në mergim ka qenë synim i tij që të veprojnë nën një ambrellë pas ikjës së tyre në drejtim shtetesh të ndryshme. Krerët e Ballit kombëtar dhe të Legalitetit pos Abaz Kupit

arrijnë në Bari, më barkë që ua dhanë gjermanët. Megjithse "aleat" kur dolën në Itali filluan edhe grindjët fanatike në mes tyre. Organizata e quajtur "Grupi Inependent" ku bënte pjesë Kola me shokë bashk me Ernes Koliqin shumica nga veriu dhe një numër nga Shqiperia e Mesme. Shumica ishin ballistë dhe legalistë, të gjithë edhe këta në Vjenë. Jasht atdheut synimi i tyre që të veprojnë si një trup duke u bazuar në unitetin e Iljaz Pashe Dibres, Abdyl Frasherit, Ali Pashe Gucise, Preng Bib Dodës e të tjerë me 1878. Me Ismail Qemal beu, Luigj Gurakuqit, Dom Nikollë Kaçorrit, Isa Boletinit e të tjere me 1912. Të gjithë këta në diasporë të shkojnë gjurmëve të tyre. Ankesa me e madhe bie mbi supet e Mitat Frasheri element turbullues në shtetin shqiptar. Gjykim për Te nuk e jap unë thot Kol Bib Mirakaj por faktët e pamohueshme. Lojna të ndyta për interesa përsonale që në ballë gjithmonë të jetë Ai.

Me 12 Gusht 1948 në hotelin Nicols St. Stefano në Aleksandri me iniciativën e Ernest Koliqit u formua "Beslidhjen" në mes grupeve shqiptare në emrogacion. Legaliteti (Abaz Kupi),Balli Kombetar(Koço Muka), Blloku Independent (Ernest Koliqi) dhe grupi Kosovar(XhaferDeva)dhe protokolin e nënshkruan udheheqesit. Më shum të ndarë se sa bashkuar, me synim të një sistemi tjeter por shpresa e mban njeriun. Arrijnë në Itali me ndasi të medha. Por kohë e humbur për tu marrë më mosmarrveshjët e tyre sepse siç dihet sistemin komunist nuk qenë në gjendja ta ndryshojnë derisa e leshoj shpirti Enverin, gjakpirsin e shqiptareve.

3.  Pjesa e tretë e titilluar "NE E TE TJERET (1939 - 1944)" eshte interesante. Dallohet Kol Bib Mirakaj dhe Ernest Koliqi në gjendje që të lidhet me dreqi e të birin  vetem për t'i ndihmuar racës së vet që pjesët e humbura toksore t'i kthehën atdheut. Ishte koha kur boshti filloj të zbehej në frontët e luftës dhe thoshte se duhet marrë vendim kah do t'ja mbajnë. Ishte pra ky viti 1939 kur Italia ju turr Shqiperisë dhe mbreti Zog mori ikën dhe pos Ohrit qe ja kishte falë Jugosllavisë, më plot thasë me ari  humbi e s'u duk më. E Shqiperia e shkretë në duar të Italisë. Tani i vetmi shpetim për t'u lidhë me Italinë fashiste. Nderhynë Ernest Koliqi për marveshjën dhe kushtet: 1. Se pavaresia e Shqiperisë do të respektohej. 2. Së, porsa të kalojshin kohët e veshtira, një princ i Shqiperisë Savoia, do të vinte Mëkambës i Mbretit në Shqiperi.(1) 3. Se ushtria italiane do të terhiqej nga Shqipnia porsa të stabilizohët gjendja ndërkombëtare. Dhe në atë audiencë, Konti Ciano i autorizuem prej Duçes dha premtimin solemn për të realizuar aspiratën më të medha të shenjtë "SHQIPNINE E MADHE NDER KUFIJTE ETNIKE". Koliqi u kthye nga Roma dhe në Shkoder mbajti një fjalim të fuqishëm. U kthye prap në Itali për të marrë në dorëzim statutin që do t' jepej nga mbreti. Koliqi mori vesh së në statut ishte caktue si gjuhë zyrtare shqipja dhe italishtja. Dhe tani fati më i mirë për tokën e lirueme Kosovën ku dergohën 200 arsimtarë dhe për të parën herë flitet dhe shkruhët shqip në shkolla në terë trojët e liruara shqiptare. Barrën më të rëndë e barti Ernest Koliqi dhe pergaditi tekstët shkollore për shkollën fillore dhe të mesmen por i paknaqun që italishja të mbetët gjuhë e dytë zyrtare. Krejt shpenzimët e

tekstëve shkollore i nxori nga shteti Italian që sipas meje ndër sukseset ma të vlefshme për atë rini të pashkolluar si në Shqiperi ashtu edhe në Kosovë. E kishte projektin me fonde të gatshme të institucioneve shkollore në secilin qytet nga një, e diku edhe dy, dhe fillimin e punimeve të normalës së Elbasanit. Rrol të randesishem luante edhe Mustafa Kruja. Dy kolos të randësishëm ishin bashk me Koliqin.

4. Fakte Hisorike , Italia e madhe sulmon Shqiperinë e vogël me 7 Prill 1939 dhe çdo pëllëmbë toke e pushtuar. Shqiperia i bëri apel botës për ta ndaluar sulmuesin por askush në ndihmë. I vetmi shpetim si shtet pa ushtri ishte bashkpunimi me Italinë. Nga të gjitha anët e Shqiperisë ishin ftuar dhe kishin ardhur në Tiranë përfaqsues nga të gjitha krahinat. Vetem Shkodra mungonte e cila ashpër e kundershtonte okupimin. Por pas tre ditesh bien në ujdi dhe Gjon Markagjoni me Anton Harapin arrijnë në Tiranë me program të perfunduar. Në pallatin Legatës Italjane perfaqësuesit e krahinave tjera ishin mbledhë në Parlament dhe e kishin pranuar bashkimin me Italinë. Perfaqësues nga Shkodra ishte ngkarkuar Kapedani i Mirditës  që t'i paraqesin kontit Ciano ndersa si perktyhyes e këshillues u ngarkuar At Anton Harapi dhe bashkbisedimi zgjati një ore dhe vendosën "mos me e pranue bashkimin e kunorave" dhe bisedimi u nderpre duke menduar së At Anton Harapi nuk ishte duke përkthyer ashtu siç flitej. Ishin ato fjalë mjaft të egra në mes të Antonit dhe komandatorit Giovani Giro sepse frati nuk leshonte pe jashkombtare. Dhe Antoni dhe Kapedoni Gjon Makagjoni i drejtuan Cianos  që të kërkonte falje Giovani sepse At Antoni saktësisht kishte përkthyer ashtu siç ishte folur. Të tjerët perfaqësues e kishin pranue bashkimin e kunorave atëhere edhe këta e pranuan  mareveshjën dhe kerkoi falje komandatori italian. Komisioni ishte formuar në gjiun e delegacionit të Shkodrës dhe e kishin përpilue deklaratën që u lexua nga Ndoc Pistulli në Asamble. Komisioni i përbërë nga At Gjergj Fishta, Ndoc Pistulli, At Anton Harapi, Zenel Broja, Mark Gjomarkaj dhe Kol Mirakaj deklaratën e nenshkruan të gjithë delegatët dhe e kishte ketë domethanje: "Të shtyem nga nevoja e faktit të kryem të pushtimit t"Atdheut ushtarakisht nga Italia fashiste, Përfaqesia e Shkodrës aderon në Bashkim Personal me Italinë me kusht që Shqipnisë t'i respektohët dhe sigurohët integriteti toksor. Gjuha zyrtare shqipe, shkolla Shqipe dhe gjithshka që i përket sovranitetit të një kombi independent, në kuadrin Bashkimit Personal të popujve, me bashkimin e kunorave që i mban një Mbret i përbashket". Dhe u formua Asambleja Kombëtare në krye me Shefqet Varlecin. Po në atë mbledhje u zgjodh perfaqesija nga katerdhijet vetash në krye me Shefqet Varlecin që të shkonin në Romë për të kryer formalitetin e ofrimit të Kunorës së Viktor Emanuelit të III-të si  Mbret i Shqipnisë. Shqiperia ra në duar të Italisë dhe tani një siguri nga okupimet tjera toksore të saj dhe ato që ishin okupuar më parë të ktheheshin në gjiun e saj. Vertetë Shqiperia shpetoj nga një katastrofë e madhe e coptimit të saj, ishte bindja e të gjithe delegatëve në parlament. U formua Shqiperia e madhe më të gjitha tekstet shkollore në gjuhën shqipe por Viktor Emanueli mbret. Viktor Emanueli i III, mbret i Italisë dhe i Shqiperisë (në formulën e re) e Perandor i Etiopisë aprovoi vendimin e Asamblesë të mandatit që i kishte dorëzuar Shefqet Varleci. Duke hyrë dergata shqiptare në Pallatin mbretnor mbi pyrgun e QUIRINALES ngrihej flamuri i Shqiperisë pranë flamurit të Italisë në shenjë Bashkimi Personal të dy popujve, me një mbret të perbashkët. Në paragrafet tjera statuti siguronte kuptimin e një Shteti sovran me autonom se sa Statuti, që rregullonte dikur bashkimin e Hungarisë më Austrinë nën dinastinë e Habsburgëve:

a .Shteti Shqiptar drejtohet prej një qeverie monarkike.

b. Flamuri Shqiptar ishte i kuq me shqiponjën dykrenare në mes, dhe shenjën e Liktorit (mbretit).

Ndonëse okupim por kënaqesi në trojët shqiptare. Valonte flamuri shqiptare me shqiponjën dykrenare anë e mbanë Shqiperisë Etnike. Shkollat u dyfishuan dhe u botuan të gjitha tekstët shkollore fillore e të mesme. Punime madheshtore në hapjën e rrugëve, kanalizimeve dhe ujesjëlles. Ngritje urash dhe një masë të ndjeshme niveli ekonomik.  Permes doganave rritet buxheti i shtetit. Ishte Partia fashiste kjo në krye me Tefik Mborja Ministër Sekretar, Vangjel Koça dhe Kol Bib Mirakaj nënsekretare. Qazim Nekiu, Miftar Vrioni, Dr. Nush Bushati dhe disa të tjerë antarë të Drejtoratit. Kështu bëhëj edhe funkcionimi i Forcave të Armatosura perveq policisë dhe Milicisë Fashiste Shqiptare që u krijua më vonë. Të gjitha këto forca udhhiqeshin nga italianët e kjo për mungesë të buxhetit në Shtetin Shqipar, jo në gjendje për t'i mbajtur.Me 10 Korrik 1940 fillon një fazë e re perspektivash për Shqiperine. LIRIMI I TOKAVE IREDENTE, KTHIIMI I KOSOVES E ÇAMERISE dhe tjerat krahina në gjiun e NANES SHQIPNI dhe kjo u realizue me 1941. a)Pos kësaj programi ishte pergaditë që forcat kombëtare të ruheshin të pademtuara me gjithë pasurinë e vendit. b) Gatishmerinë në përballimin e sulmit nga fqinjët nese Forcat e Boshtit terhiqën nga Ballkani të pavarur nga ndihma e aleatëve. 3) Në gjendje që të shuhët levizja komuniste në sherbim të armiqëve të Shqiperisë.

Musolini kishte deklaruar disa here së Italia nuk do të ketë kurrë qellim në shkombtarizimin dhe kolonizimin e Shqiperisë. Kryeministri Mustafa Kruja filloj veprimin e skjarimit të Shqiperisë në suaza të Unionit. U shkeput nga varesia e Karabinjerisë. Milicia Fashiste Shqiptare kaloi në varesi të Qeverisë Shqiptare. Batalonjët e pakta të ushtrisë u permbmlodhen në katër regjimente të perziera, duke u dallue me helmetën e Skenderbeut në qafore të xhaketës. U hoqen nga Dhoma Legjislative të gjithë italianët që ishin me funksjon këshilltarësh e organizatorësh. U vendos që diplomatët shqiptarë të ngarkohën pranë konsullatave italiane kudo që Shqiperia të kishte interes. Dhe Dr.Prof Ernest Koliqi emrohët Minister Fuqiplotë i Shqiperisë pran Qeverisë Italiane.Takimin që ka pasë Ministri Kol Bib Miraka me Duçen me 23 Prill 1943  ankohët në disa gabime të politikës italianë, sjelljët e pakuptimeta të disa italianëve fashist që kishin falimentue në Shqiperi dhe të gjitha gabimët tjera. Pasojat që do ta percjellin Shqiperinë në rast së Blloku e humb luftën. E permend planin e Mihajlloviqit dhe ndonjë greku me qellim të grabitjëve të tokave të atdheut. E permend edhe pushimin i funksjonimit të fashizmit në Shqiperi dhe zavendesimit të tij me "Levizjën e Birëve të Shqipnise."

5. Flet Mussolini - U ka premtue Shqiperinë Etnike dhe ajo  realizohët. Ju jep autorizim që Partia fashiste të shkembehet me "Levizjën e Biëreve të Shqipnise". Ju jep fjalën që Ushtrija Shqiptare nuk ka për t;u dergue në luftë jasht kufinjëve të Shqiperisë. Ushtria Shqiptare e riorganizuar do të ketë në krye Flamurin e Skenderbeut i shtuem vetem fjoku i kaltërt, simbol i mbretit. Ju premton ndihmën e pakursyeshme për zhvillim ekonomik.

6. ÇKa është Politika? Kol Bib Mirakaj politikën e merr si art të mundësisi për arritjën e qellimeve të një kombi. Nën okupimin italian qendrimi i elitës se asaj kohe në krye me Shefqet Varlecin ka qenë plotësisht i arsyeshme. Jo së ishin italianofila apo gjermanofila, asnjëri nuk e ka dashtë okupimin, madje Shkodra fretnore në krye me Anton Harapin ka qenë me e zëshmja kundër okupimit italian. Nuk ka qenë meçuri t'i kthehet pushka italianit e as gjermanit në një shtet pa ushtri dhe shum të varfur. Okupimi italian e garantoi Shqiperinë etnike dhe mos coptimin e tokave shqiptare. Kola me Ernestin dhe Mustafa Kruajen me një bindje të thellë për moslejimin e komunizmit në tokën shqiptare. Por Kol Bib Mirakaj kishte qenë kundërshtar i ashperedhe  i Zogun që nga viti 1923 e deri ne mergim dhe të gjithë e kanë pase të njohur. Bisedojnë me partitë tjera për moslejimin e komunizmit por shum të ndarë vetem për interesa përsonale. Ushtrinë nuk mund ta formojshin ashtu sic duhet por vetem grupe të vogla. Në anën tjetër komunistët në krye me Mehmet Shehun filluan bisedimet me jugosllavët për formimin e partisë komuniste dhe keta me brigadat e tyre i ndihmuan atyre dhe qellimisht Sanxhakun dhe Kosovën e lanë andej kufirit. Që në fillim Abaz Kupi i Legalitetit që një kohë kishte qendruar në Jugosllavi, ndonëse dhënë "besën burrash" Koles" por e tradhton. Mashtrohet nga komunistët dhe me 25 korrik 1943 sulmon Burrelin me Mat e më komunistët sëbashku pushtoi qendrën e Burrelit nga italianet por nuk qe në gjendje t'a mbajë dhe per rrjedhim u kthye Abazi me dymijë vetë në Burrel e pas tre ditesh shkaktio djegien e krejt Matit deri në Macukull. Një gje ëshë me randësi të ceket së disa ballista kishin thënë se Mit'hat frasheri e kishte themeluar Ballin Kombëtar që në prill të vitit 1939, por kjo nuk është e vertetë dhe këtë e thot një broshurë e Halim Begës. Ketu duhet theksuar se ai i cili ja humbi vleren Legalitetit qe Abaz Kupi i cili e harroj kthimin e mrbetit duke bashkpunuar me komunistët por edhe Balli Kombetar e luajti të njejtën lojë të ndytë. Keto dy parti bashk me komunistët e organizuam  mbledhjën e Pezës me 15 shtator 1942. Balli dhe Zogista bashkpunuan me komunistët deri në mbledhjën Mukjës me 1 e 2 gusht 1943 deri mbas ramjës se Musolinit dhe Abaz Kupi me cilësi "antar i Komitetit-Çlirimtar" nuk u shkeput nga komunistët deri në Konferencën e Labinotit tetor 1943. Anglezet e sollen komunizmin në tokat shqiptare duke i ndihmuar komunistët me arme e të holla në krye me Milladin Popoviqi e Dushan Mugosha kryesorë të Partisë komuniste të Shqiperisë dhe në ndihmë u vinin Svetozar Vukmanoviq-Tempo, kolonel Veljo Stojniq, Bllazha Jovanoviq e disa të tjerë, emisarë të Titos. Tentimi kundër fitorës së komunizmit ishte i kotë. Me ndihmën e agjentëve jugosllavë komunistët dolën fitues.

7. "Plani i Mihajloviqit". Ne verë te vitit 1942 një malazezi të vrarë nga milicija shqiptare ju gjet në trupin e tij një dokument që pëcaktonte masakrimin e shqiptarëve të Kosovës dhe okupimin e Shkodrës. Dokumenti kisht udhëzime e urdhëra të komandantit të pëgjitheshëm të çetnikëve Drazha Mihajlloviq, ministër lufte i Pjetrit të II-të me qendër në Londër. Në Librin e I-arë dokumenti nr. 3 i tmerrshëm dhe synimet e tij zhdukjën e të gjithë shqiparëve në bashkveprim me Malin e Zi. Krijimin e Jugosllavisë së Madhe, Hercegovinë, Srem, Banat e Baçkë e në anën tjetër Shqiperinë e veriut me Shkodrën. Shfarosjën e muslimanëve të Sanxhakut dhe të Bosnjës si dhe popullin kroat në teritorin serb. Me  25 korrik 1943 Musolini u arrestua nga Viktor Emanueli në Villa Savoia  dhe në Shqiperi shteti ra në duar të Ballit Kombëtare me ndihmën e gjermanëve. Si Balli ashtu edhe Legaliteti të papercaktuar, me italianët e kundër italianëve, me gjermanët e kundër gjermanëve, me komunistët e kundër komunistëve dhe me Grupin Independent dhe kunder tyre dhe shum shpejt e humbën pushtetin. Kola me Mustafa Krujën kategorik kundër kominizmit kurse ana tjetër qellimin e kishin Italinë t'a debojnë duke menduar së Kola me mirditasit qelimisht e përkrahnin një shtet katolik që fare shpirti nuk ua donte dhe nga frika që Kola me Gjon Markagjonin do të jenë elitë e një shteti të ri që fare nuk i pekiste të vertetës. Kola heshtë duke ju friguar vëllavrasjës - "maloku don të na shtyjë në vëllavrasje për të kursyer Italinë"!!. Madje vite më pare me 1906 kur para Kolës mesues i parë ka qeneëKolë Zezaj dhe Ipeshkvi i Sapës nga i cili varej fetarisht të Shtatë Bajrakët e Pukës, Imzot Lazër Mjeda kishte ngritë një ndertesë moderne tetë dhomash, për shkollë e banesë mesuesi. Kishte tre muaj që kishin filluar mësimët. Mesuesi për nevojat e tija kishte zbritë ne Shkoder bashk me zonjën e tij dhe e kishin lënë shkollën të mbyllur me çels. Në këte ndërkohë dy iballas; Haxhi Ibrahimi e Lim Sokoli i kishin dhënë zjarrin ndertesës natën. Mbas do kohe kur u zbuluan morën denimin e kanunit; djegëje shtepije e konfiskim bagëtije. Ata kishin deklaruar se e kishin djegë shkollën sepse ajo do të sillte "kaurrin". Nuk u qel me shkolla aty deri me 1917. E ç'ti themi kësaj? Ndasi e madhe fetare ashtu siç e paraqet Eqrem bej Vlora në kujtimët e tij.

8. Grusht Shteti në Tirane . Italianët fillojnë të terhiqen dhe gjermanët depertojnë në Shqiperi por duke e pranue në terësi sovranitetin e Shtetit Shqiptar por kishin ardhë të shternguar nga një situate e krijuar me tradhtinë e Italisë për të mbrojtë frontin e Adriatikut gjatë luftës. Kishin marre Xhafer Deven me vete si keshilltarë  dhe e shkeputen maredhenjën me Italinë. Por partitë jo në shtet synonin grusht shtet, rrezimin e qeverisë. Kola nguli këmbë dhe sipas meje patrioti më i pastër në mesin e të gjitheve. Nuk donte gjakderdhje dhe vëllavrasje. Kishte funksionin e Ministrit të Puneve të Brendshme. Ndonëse gjermani pjesmarrës në mbledhje - asesi në menyrë jo të ligjshme nuk lejoj të merret pushteti ose një tentim i tillë dikush e merr pelumbin në ball pëgjigjët Kola. Dhe ashtu siç propozoj u miratue vendimi. Balli Kombëtar me Legalitetin i kishin filluar këto lojna të ndyta.

9 - 1o -11-12 -13 -14-15. Ramja e Misolinit dhe kapitullimi i Italisë shkatrroi gjithshka dhe mbas largimit të gjermanëve  gjasat e medha për coptimin e Shqiperisë Etnike. Në kapitullin e meparshëm donin grushtshtetin dhe kesaj radhe Xhafer Deva fajtor i shoqeruar nga gjermanët sepse nuk e njifte intrigat e partive dhe situatën në Shqiperi. Grupi Independent Sylço beg Bushati dhe Gjon Markagjoni organizuan "Beslidhjën e Shkodrës" me Legalitetin dhe Ballin Kombëtar. U dhanë nëshkrimët dhe donin të organizonin qeta ushtarake në luftë më komunistët. Dhe tani fytyra me e poshtër e Mitat Frasherit. Nga frika se Sylqo beg Bushati dhe Gjon Markagjoni do të organizonin ushtri të madhe dhe Malesija do ta merr pushtetin ose ndryshe thënë katolikët.  Mitat Frasheri nuk donte që të mblidheshin forcat e Malesisë dhe sabotoi Beslidhjën në gusht me 1944. Dhe tani as gjasat më të vogla për fitorën kundër komunistëve. Me gjithë mundin për të ndalun depertimin e komunizmit Kol Bib Mirakaj doli jo vetem humbës por edhe me te meta fizike në këmbën e tij nga plumbat që kishte marrë në luftë me malazezët për të shpetuar Shkodrën me 13 prill 1941. Kishte shkuar në vendlindje për të pushuar. Ne iballe për të cilën e lidhte rinia, kujtimët e ëmbla dhe të idhta. Që lidhte virtyti fisnik i evendasve me ate bese e burreri që asnjë racë tjetër nuk e kishte. Të gjitha perpjekjët e tij për një luftë të perbashkët kundër komunuzmi në vendlidje nuk patën sukses. Por tani bisedime me malazëz e çetnik kundër komunizmit si në Jugosllavi ashtu edhe ne Shqiperi me disa grupe antikomuniste. Ish ministri Mark Gjomarkaj bisedon me Komandën e Çetnikeve andej kufirit për një front të perbashkët antikomunist. Nga frika për tradhti plagosët Pavle Gjurishiqi në percjellje të Markut kendej kufirit nga malsorët. Po më vone një delegacion malazez arrijnë në Shkodër në krye me Luba Vuksanoviq. Në bisedë me Tahir Kolgjinin dhe u nënshkrue protokoli që kufijtë të respektohën dhe një front i pëbashkët çetniko sjqiptarë kunder komunizmit që përsonalisht për herë te parë e mësova. Andej kufirit komandant Gjurishiqi kurse kendej kufirit në luftë me komunistët komandant Mark Gjonmarkaj. Por çetnikët marrin drejtimin drejt Bosnjës dhe komunistët në përparsi në Shqiperi . Kola dhe shum të tjere kryetarë partish me shokë të gjithë në shtetetët e huaja. Në diasporë të organizuar në parti por pasukses në ndonjë ndryshim të sistemit në Shiperi.


Bronx 06-03-2017

(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: