Dedë Preqi: Mesazhet e zonjës Mogherini
| E Merkure, 08.03.2017, 08:55 PM |

MESAZHET E ZONJËS MOGHERINI TË ËMBLA APO TË IDHËTA SI PELINI

Nga Dedë Preqi

Mesazhet e përfaqësueses së lartë të BE-së, zonjës Mogherini, do ti quanim të nevojshme, por dukeshin pak sa të idhëta për politikën kosovare, nga ana tjetër, të gjitha këto rrëmuja të brendshme, apo të jashtme të politikës kosovare nuk janë të rastësishme, por dëshmojnë se  janë shkaqe të cilat prodhojnë defekte të njëpasnjëshme në qeverinë e Kosovës dhe që vazhdojnë me aktin e tyre,  pikërisht në kohën më të duhur, kur Kosova ka nevojë më së shumti të avansohet në projekte të reja per një të ardhme më të mirë dhe në integrimet e Europiane.

Janë disa çështje shumë madhore, por janë ngulfatur nga politika e brishtë kosovare, sidomos në kohën e fundit, të cilat do ti quanim tranzite, sikur do të kishin pasë një jehonë të përbashkët në mes pozitës dhe opozitës, që të përfundonin pa ndonjë defekt, mirëpo çështja e Demarkacionit me Malin  e Zi, dhe Asosacioni i komunave serbe në veriun e Mitrovicës, po shkakëtojnë një rrëmujë të pa qartë, e cila nuk sinjalizon për ndonjë optimizëm, bile në disa raste ky insistim na duket si një konstrukt i porositur, i cili po luan një rrol të shumëfishtë në dëm të Kosovës dhe popullit të saj.

Nëse i huazojmë vetëm dy fjalë për formimin e Asosacionit të komunave serbe në veriun e Mitrovicës, dhe pothuaj se ky plan tani më është i fiksuar dhe i dizajnuar nga Beogradi, poashtu edhe në marrëveshje me BE. Mirëpo, kush mundet të garantoj se një plan i tillë nuk ka prapavija dhe qëllime politike, të cilat qojnë në modulet e Bosnjes, edhe për Kosovën, paraqet një përshkallëzim të konfliktit, apo ndarje teritoriale të vendit.

Ndërsa, nëse i huazojmë edhe dy fjalë të tjera dhe flasim për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, të cilën marrëveshje e ka nënshkruar qeveria e Kosovës, por nuk është miratuar akoma në Kuvend, që sipas banorëve të këtij rrethi dhe opozitës së vendit po kundërshtohet, me arsyen se Kosova po humb teritor të vetin, në fakt njëra dhe tjetra paraqesin dy nyje të rëndësishme, që lidhen me trungun e shtetit dhe gjeografinë e saj teritoriale.

Prandaj, përveq tjerash politika e qeverisë së Kosovës, ka rënë nën nivelin e duhur të përgjegjësisë dhe populli ka mundur ta humbë durimin dhe besimin, sepse përveq shumë mangësive që ka në qeverisje, kjo qeveri nuk përputhët me realitetin e nevojave dhe nuk i ka plotësuar as kushtet minimale që ia ka premtuar këtij populli, e cila në një kualicion të përbashkët në mes dy partive të mëdha, do të cilësohej si fabrika më e madhe e krizave në vend.

Të theksojmë edhe tjetrën, në Kosovë është bërë një shprehi jo e mirë, kur për sëcilin vendim të rëndësishëm, që i përketë Kosovës, duhet të pyetën, apo të marrin vendime të tjerët, sepse politika e Kosovës, po dëshmohet se ende është  e pa pjekur, e cila nuk është e aftë ti kryej detyrat e  veta, që në realitet nuk do duhej të ishte ashtu, por në politikë janë futur njerëz që nuk kanë erë në politikëbërje dhe as që pritet prej tyre ndonjë vizion optimist, nëse nuk bëhën ndryshime.

Poashtu, edhe qëllimet e BE-së, janë ato, të cilat duken në shesh dhe ne vetë ua shtrojmë në sofër, edhe pse nuk përputhen me realitetin tonë kosovar, gjegjësisht me popullatën shqiptare si shumicë, ata marrin dhe provojnë metodat e tyre, duke bërë « përputhjen harmonike »  barazimin e shumicës shqiptare me pakicën serbe, e cila e ka vështirë të realizohet në këtë mënyrë, nëse e përdorim  logjikën e shëndoshë, sepse një llogari e tillë vetëm do të prodhojë pasoja, duke ditur se shqiptarët janë shumicë dhe  kemi të bëjmë edhe me minoritete të tjera.

Pikërisht këto forma dhe metoda nuk sjellin një përfundim të një mirëkuptimi dhe pajtimi në mes shqiptarëve dhe serbëve, nëse serbëve u jepen privilegje të tepruara dhe të caktuara, sikur në Kuvend, poashtu edhe në rrafshet tjera politike e strategjike, të cilat  lojëra po vazhdojnë dhe po përsëriten, sidomos edhe me heqjen e murit provokues në mes veriut dhe jugut, duke vendosur forma të tjera provokuese, duke i ndarë përsëri lëvizjet e njerëzve, në veqanti të qytetarëve shqiptarë, që një formë e tillë ka prapavija politike, i cili model parapëlqehët edhe nga BE-ja.

Ndoshta, mesazhet e zonjës Mogherini duken pak sa të ëmbëla, por edhe pak sa të idhëta sikur pelini, kur thotë, të ratifikohet Demarkacioni, por edhe Asosacioni, duke i këshilluar kosovarët në këtë formë, përndryshe me një fjalë, lëvizja e tyre mbetët ajo që është, apo të vetmit në këtë pjesë të rajonit të izoluar. Mirëpo, zonja Mogherini, kishte bërë mirë, që ti këshillojë edhe serbët e veriut, poashtu edhe Beogradin, si gjenerator i gjitha burimeve të kqija, që po i ndodhin Kosovës.

Ose, me fjalë të tjera, është e ditur se çfarë krimi dhe gjenocidi kanë bërë kriminelët serb në Kosovë, nga të cilët shumica e tyre janë me duar të lira, sikur të mos kishte ndodhur asgjë në këtë vend, ndërsa nënat kosovare dhe familjarët e tyre akoma presin me vite të dashurit e vet, që po këta kriminel i masakruan dhei  vjedhën kufomat e tyre, duke i fshehur nëpër Serbi.

Ndoshta, mesazhet e zonjës Mogherini, pak sa të ëmbëla dhe pak sa të idhëta sikur pelini, duke ditur  se pelini është një lloj bari shërues, i cili i mjekon disa sëmundje, por Kosova dhe populli i saj nuk është i sëmuar, që vuan nga ndonjë sëmundje e theksuar, përveq atyre që kanë mbetë akoma me trauma të luftës. Por, kjo Kosovë vuan ende nga plagët e marrra nga krimi i Serbisë, për të cilat plagë do të ishte vështirë të gjindet ndonjë barë shërues dhe për ti shëruar të gjitha ato plagë që i shkakëtojë po kjo Serbi, e cila po tenton t’i ripërtërijë edhe njëherë, duke e përsëritë historinë e saj të kobshme.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: