Demir Krasniqi: Dita e mësuesit dhe e shkollës shqipe
| E Hene, 06.03.2017, 09:19 PM |

DITA E MËSUESIT DHE E SHKOLLËS SHQIPE

 

Lum për ne që patëm Korçën –

Për kulturë s’e kishte shoqen !

Për kulturë , traditë kombëtare –

Hapi shkollën e parë shqiptare !

 

Më 1887 ,

Në muajin Mars , më datën 7 ,

T’ gjitha kushtet ishin përshtatë –

Për t’ hapë shkollë për jetë të gjatë !

 

N’ gjuhën shqipe , n’ shkollë të parë ,

Drejtor  dhe mësues i parë –

Ishte Pandeli Sotiri ,

Për atdhe  dijen  e shkriri !

 

Mbi  gjithë trojet arbërore –

Kjo shkollë ishte një fitore !

Me  te mbarë populli  shqiptarë –

Kudo ndihej ngadhënjimtarë !

 

Mu në Korçë të Shqipërisë –

Shkrepen rrezet e diturisë !

Aguan ditët plot gëzim –

Mësohej shqip shkrim e lexim !

 

Për mësuesin Thanas Sina –

Ndjeu Tirana , Shkupi e Prishtina !...

Poshtë zaptuesi , poshtë harami –

Thoshte mësuesi Thoma Avrami !

 

Armikun me punë e plasi –

Petro Nini Luarasi !

Me mësim nxënësit i kënaqi –

Mësuesi i dashur Nuçi Naçi !

 

Mendjendritur shkrepte xixa –

Mësuesi i dashur Janko Minxha !

Për mësuesin Kristaq Vaja –

Këndonin nxënësit nga sevdaja !...

 

Gjilan, më 05.03.2017.       Demir KRASNIQI



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: