Tahir Bezhani: Smolicë, 240 libra për bibliotekën
| E Diel, 05.03.2017, 11:18 AM |

PËR BIBLIOTEKEN E SHKOLLËS SË SMOLICËS  240 LIBRA

Krijuesit nga Gjakova,anëtarë të Klubit letrarë “Gjon NIkoll Kazazi”dhe asociacioneve tjera letrare të këtij qyteti, Muharrem Kurti, Migena  Arllati, Mevlyde Mezini-Saraqi,Tahir Bezhani si dhe poeti e krijuesi i mirënjohur nga Peja,z. Sejdi Berisha,këto ditë ,e begatuan  bibliotekën e shkollës  nëntëvjeçare,”Sylejman Vokshi” në Smolicë të Gjakovës, Rekë e Keqe.

Krijuesit gjakovarë para një kohe kishin shprehur dëshirën që me një angazhim të përbashkët,ta pasurojnë  bibliotekën e kësaj shkolle me një fond librash nga krijimtaria e tyre dhe “tepricave” tjera në fondin bibliotekave personale, për t’iu ofruar literaturë  nxënësve dhe mundësi leximi. Kjo ide e krijuesve gjakovarë ishte si respekti  ndaj banorëve të këtij fshati,të cilët, në luftën e fundit dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e vendit tonë. Nuk është hera e parë që krijuesit gjakovarë angazhohen për shpërndarjen e librit gjithandej shkollave  fillore të komunës. Në disa raste ,një veprim të tillë, e kanë përsëritur edhe në Tropojë, e vende tjera.

Nga kjo sferë humane,poeti Sejdi Berisha,është njëri nga krijuesit më të njohur, i cili ka shpërnda libra  (gati) në të gjitha shkollat e Malësisë së Gjakovës ,por edhe  në Lezhë, Kukës etj. Për këtë veprim human, dëshmojnë edhe shumë mirënjohje, dhënë nga drejtoritë e shkollave  ku  ka dhuruar librin.

Me rastin e dhurimit të librave në shkollës “Sylejman Vokshi” në Smolicë të Gjakovës,drejtori i kësaj shkolle,Xajë Nuza, krijuesve nga qyteti i Gjakovës dhe z.Sejdi Berishës nga Peja,u shprehi falënderime,duke  thënë :” unë,bashkë me nxënësit dhe kolektivin e shkollës,u jemi mirënjohës për këtë veprim human e të dinjitetshëm. Krijuesit janë largpamësia e popullit. Populli pa inteligjencën krijuese është i verbër”- tha drejtori Xajë  Nuza.

Xajë Nuza,drejtori i shkollës “Sylejman Vokshi” në Smolicë,duke marë librat,dhuratë e krijuesve nga Gjakova.

Poeti Muharrem Kurti me Xajë Nuzen duke bartë librat në bibliotekë të shkollës “Sylejman Vokshi” në Smolicë

Fondi i librave të dhuruara shkollës së Smolicës.

Tahir Bezhani

Gjakovë

29.shkurt,2017



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: