Kalosh Çeliku: Për 'hajër' qeveria me 'besë'
| E Enjte, 02.03.2017, 07:56 PM |

PËR”HAJËR” QEVERIA ME “BESË”

NGA KALOSH ÇELIKU

-Kryeministri i tollumbave Partiake

Amani, mos më thuani më se ka besë në politikë. Përmëtepër, Parti Politike dhe Qeveri me “besë”. Shkaku, se: në Ditën e sotshme do t’i vjellë edhe zorrët në këtë shkrim publicistik. Dudumi me shokë (“trim mbi trima”) korri “fitore”, që nuk lanë parti politike pa iu ngjitur si rriqër për rraçesh (herdheve), duke filluar nga Partia Komuniste Jugosllave që i lindi pas gardhit Partitë Politike “Demokratike” - Neokomuniste: LSDM, VMRO-DPMNE, PPD, PDSH, BDI e deri tek kjo e fundit “Rilndja me Besë”. Që, kohën e fundit, ndonjëri e pa veten ëndërr edhe në postin e “Kryemistrit” Shqiptar (Muki), në Qeverinë e Tollumbave “Shqiptaro - maqedonase”. Guximshëm dalin edhe si deputetë “shqiptar”, që kësaj radhe i ka hipur në shpinë gomarit Nastradineca. Nastradini para e tërheq për kërpeshi nëpër Bit-Pazar. Rrugën mos e gabojë për tek Pazari Grave, duke i premtuar para kamerave televizive, se: Edhe, koshat e vetë me kunguj do t’ia japë për fuqi qeveritare, vetëm e vetëm që gomarit të mos i hipë Xha Deralla i Kërçovës. Donkishotët politik në ballë të popullit, përmbrapa me nga një Sanço Panço shqiptar, i dalldisin shokët e arratisur gjithë ditën e gjatë me protesta “paqësore" në rrugë, çajtore me një kafe mbi tavolinë ose ndonjë çaj rusi, si atë pulën e arratisur qafërjepur të poetit për fëmijë tek vjersha e Rexhep Hoxhës në Librin e këndimit duke kakarrisur tra më tra, që e  ka bërë një ve, dhe e çuditë gjithë  “dynjanë” se, e ka bërë një ve. “Kryevepër historike”, ë?! E, tjetër hiç më, për Katundin. E,  përsëris,  vetëm nje  ve e tjretër,  hiç?!...

Rrufjanët, i rrenë mendja se, duke ndejtur kokë më kokë me shqiptarët me “besë”  në xhami nëpër lokalet e Çarshisë të Shkupit me çaj rusi dhe qebapë “Destani”, dhe me “vëllezërit” në Qeveri, më në fund do t’ia mbushin mendjen Ali Ahmetit, që gjithë jetën politike t’ua japë “probatimave” sa herë që do të jenë në krizë për të formuar Qeveri nga një kryeminisër teknefes. Herë Partisë Vojvodave e herë asaj Neokomuniste. “Vëllezër”, që sa herë kur do ta humbin pushtetin, do t’i shajnë shqiptarët më zi se shoqi dhe t’u fusin çotek sa herë ta ngrejnë para komunave flamurin shqiptar e kërkojnë shkolla e gjuhë shqipe. Identike me atë thënien e popullit: E kapërceva zallin, ta shkërdhevsha kalin! Dhe, përçudi, shqiptarëve nuk u përsëritet vetëm historia, po sot edhe politika “madhore” me koalicione partiake qeveritare me partitë politike “maqedonase”.

Nuk u mjaftuan shpërblimet e djeshme komuniste e nekomuniste duke i shëtitur “vëllezërit” nëpër ministri, kabinete e redaksi me poste politike, banesa të shtetit, e as këto të  fundit: Çmime shtetërore të “vëllezërim-bashkimit” me pagëzime të personaliteteve joshqiptar në arsim e letërsi për ta ringjallur “vëllazërim bashkimin” me nderime në histori, e kurora të luleve si “heronjë pas lufte për liri” në varrezat e “dëshmorëve të vëllezërve” të Njerkës. Kurorëzojnë, trusaktët me përkrenaret e Sanço Panços shqiptar në vend të Kungullit Stambollit, një “hero” me kokën dhe trutë në legen, kur shumica e shkrimtarëve shqiptar ikën nga kjo botë në heshtje edhe për bukën e gojës.

Malli, siç duket  i ka marrë mjeranët politik besnik deri në varr të zvarriten në thesin komunist jugosllav me arna plot zarzavate partiake nëpër Bit - Pazar, në rolin e lypsit tek Ura e Gurit me pajtonin e Nënës Parti. Përsëri, nëpër kabinete, redaksi e poste politike të stolisur me lule - lale partizane dhe të shtyhen me bërryla deri në vdekje si dikur në kohën e “artë” komuniste,  se, kush është i pari i fisit shqiptar.

Burri i botës, sot është “tru” i zgjedhur shqiptar?! Prandaj, edhe merr guximin t’i tregojë Ali Ahmetit dhe BDI -së, se: ministrat i ka të dobët dhe në Qevrinë Neokomuniste duhet sa më parë ta marrë  në “vijën e zjarrit” këtë farë “yrneku - tollumbë turke” me shokë që ta shpëtojë Partinë e tij “kriminele” nga “Përmbytja e madhe politike”. Dhiare e tyre partiake “strategjike-historike”, shteg ku politikani lindur nuk mund të hyj me trutë e tyre në Bit - Pazar. Pavetëdije se, ky “burrë mejdani” pa brekë është me qindra kilometra larg, nën nivelin moral e patriotik të kryengritësve shqiptar nëpër shekuj. Halldupë politik e shkencor, që gjithë jetën deri në vdekje e mbanin për dore DoktorZiun e “Akademikun” Ose, siç them unë shpeshëherë nëpër  shkrimet e mia publicistike, Kakademikun e shëtitur gati nëpër të gjitha ambasadat jugosllave nëpër botë. E, sot me shokë, i strukur në strofullat e partive shqiptaro -“maqedonase” - Neokomuniste.

Përmëtepër, sot Dudumi merret edhe me parashikimet e Motit Madh të Shqiptarëve për Ditën e Nesërme, sipas fallxheshafve të kafesë nëpër Bit - Pazar. Veç, që nuk e ka shpallur veten edhe si “profet”, fallxhori fundit i shqiptarëve në YouTube në Bit-Pazar, tejkalojë Azreti Muhamedin a. s. si profeti i fundit i shqiptarëve në profetizëm me “Allahu Akber” në minare të xhamive turko-arabe.

Eshtërat e qenëve të cofur  nëpër Bit - Pazar t’i përziejnë në një enë me ujë duke shuajtur thëngjinjtë e ndezur para pacientëve shqiptar me xhinde. E dikur, sulmi strategjik, tretja e plumbit në enë, në mesin e eshtrave. Hajmalinë, të  na e varin përqafe. Trusakatët, që nuk e dinë se pas Verës, vjen Vjeshta me brymë dhe Dimri Madh. Bora e mbulon këmbekokë Katundin. Çatitë vështirë e mbajnë barrën me borë mbi shpinë mes këtij Dimri të Madh, që përditë na i hanë rrënjët (themelet) krimbat dhe stinët e vitit. Oxhakët mezi e përcjellin tymin mbi çati përmes reve në qiell.

Shkurt, ky soj dudumi me shokë e shoqe nëpër Bit-Pazar të Shkupit i shetë mend Ali Ahmetit, edhe popullit shqiptar: që, e ka djegur tambëli, dhe tashti i fryen edhe kosit?! Përpiqet, fatkeqësisht me metoda neokomuniste me afate të skaduar përdorimi politik t’i afrojë “kuadro të aftë shkencorë - artistik”, nivelit të tij intelektual - kryengritës se, këta të tanishmit: Nastradini me shokë e shoqe nuk mund t’i dalin zot postit partiak të dhënë nga populli në Qeveri, po Nastradinica.

2. -“Bagazhi politik - kulturor”

në Shtëpinë Publike

Edhe, në vend të gurëve të Mullirit Arapit, kjo politikë “maqedonase” bluan krunde nateditë matanë Zallit me ujin e Lumit të Zajazit, rrëzë Çukës në fushën e Cërvicës. Që, nuk e pijnë dot më sot, as lopët e Koperativës Bujqësore të Katundit Kërçovës. E, ku më shqiptarët e sotshëm me dy-tri universitete.

Komunistët e Katundit, mos them dudumët e sotshëm, që “ngjiten” rrugës malore me gomarë për në Baba Tomor, e rrejnë mendjen me këtë “bagazh politik - kulturor” në Shtëpinë Publike, se: Përsëri, halldupët do të fitojnë ndonjë post politik ose një torbë taxhi në Qeverinë e “vëllazërim - baskimit”?! Ndonjëri: në redaksinë neokomuniste qafë për qafe me “vëllezërit” e Njerkës. Ose, ndonjë çmim letrar nga “probatimat” për shkarravina patetike teknefese “artistike”. E rrejnë veten se, ndonjërin, nga partizanët e Ali Ahmetit do ta marrin nën sjetulla si këshilltar partie (kungull Stambolli), që ta mbjellë në të ardhemen nëpër Çarshi sojin e tij në ndonjë arë pjellore, park gjelbërimi qyteti, rrëzë Kalasë Dardane për farë meleze me rrëfangën në tokë e lënjët në degë, “përhava”. Nateditë, me këmbët dhe trutë në legen. Ose, do ta mbajnë gjallë edhe në këtë ditë rreziku me pak shpirt Njerkën e Babait. Trusakatët, që mezi i lëvizin këmbët dhe bythët e breshkës në shoqërinë shqiptare, fusin kotnasikoti përditë si ferrë rrënjët e pykës shelgut. Pavetëdije se, shkaku i tyre duke u arratisur dje nëpër poste të Partisë Komuniste e Neokomuniste (sotpërsot  nëpër parti “demokratike me besë”), ne shqiptarët edhe sot e kësaj dite nuk mund të çojmë krye nga bërllogu shqiptar, dalim në “selamet”, siç thonë “vëllezërit muslimanë” në xhami para këmbëve të Hoxhës Allahut.

Rrufjanët, që gjatë ndryshimeve demokratike kanë gëlltitur fonde të shteteve ndërkombëtare turko-arabe, botërore të “pavarura humanitare”, e  mësojnë Ali Ahmetin se ku duhet të ikë për ta shpëtuar veten dhe shqiptarët, te Zaevi apo te Gruevski?! Burrin e Zajazit,  kryengritësin që zbriti nga malet me shokë në Shkup me automatik në krah e jo nga nëntoka antishqiptare me thesin e parave të pista “hallall” në shpinë për t’i dalë zot, sot IRJ të Maqedonisë “demokratike”?!...

Moti e kam thënë nëpër shkrimet e mia publicistike si shkrimtar, se: i keni përzierë përgjumshëm lëmsh e li profesionet. Nuk e dimë, a jeni politikanë, apo “artistë”.  Rezultati, shihet që në start (fillim): O shqiptarë, zgjohuni nga gjumi shekullor dimëror me klimë polare! Lesh Arapi i keni bërë profesionet politike - artistike. Edhe, “politikën madhore”. Fenë e Allahut (Zotit). Ditën, që ju do derdhni djersë në profesionin tuaj jetësor, dobi do të ketë edhe kombi edhe Shteti Shqiptar. Partia e Ali Ahmetit (BDI), patjetër kësaj radhe duhet të bëjë luftë edhe për një ministri në Qeverinë e “Vëllazërim - bashkimit”: Ministrinë e Tollumbave (bombave) të Zaevit. Post partiak, nga i cili nuk kemi ndonjë ‘hajër” politik, zanatin e vjetër me të cilin, moti kohë shqiptarët dikur e pushtuan Jugosllavinë. Punë tjetër është ajo se, në Ditën e sotshme shqiptarët nuk kanë nevojë për këtë Qeveri të tollumbave. Qeveri të “bakllavave turko” - sllave. Përmëtepër, kënaqin ëndërrat dhe aspiratat e tyre të partizanëve neokoministë të asaj kohe të pangopur me poste politike Qeveritare, deri më sot në emër të popullit shqiptar.

Eh, sa trima të arratisur kishim pasur ne shqiptarët nëpër institucionet e dikurshme komuniste e sot neokoministe, dhe nuk kishim ditur gjë për “vuajtjet dhe heroizmat” e tyre për zgjidhjen e Çështjes Shqiptare?! “Flijimet e tyre artistike” nëpër Qeveri Komunsite e sot Neokominite, nëpër kabinete e redaksi komuniste të “vëllazërim - bashkimit” (Klubit të tollumbave). Përçudi, sot pas lufte (2001), të gjithë na dolën “komandantë patriotë” me vetëm një “Asker”, tollumba turko-arabe, qafë për qafe në sipërfaqe nëpër institucionet e Shtetit të Ri Neokominst, duke e “vrarë armikun” me tollumba turko-arabe mu në lule të ballit për Atdheun e “përbashët”.

Mëshirë, ju lutem në emër të Krishtit dhe Muhamedit a. s. edhe kësaj radhe ia jepni një post politik për “flijime artistike” këtij të arratisuri “komunsit”, atë të halesë pas shtëpie që ta mbyllë gojën si Kryeministër i Tollumbave në Qeveri! I ka marrë të gjitha shpërblimet e “vëllezërve” të Njerkës për së gjalli, le ta marrë edhe këtë post të parafundit para vdekjes, Nuk e besoj se do t’i marrë edhe pas vdekjes në varr. Kryeministrit të Tollumbave në Qevrinë trusakate - neokomuniste të partive politike shqiptare - “maqedonase”, krahëpërkarahu në pushtetin e  “vëllazërim - bashkimit”.

Përfundimi, i “flijimit artistik”: dihet, na pret këmbëkryq pas dere: “Vëllazërim - Bashkimi”. Dhashtë Zoti, një ditë ia shihni hajrin në botën tjetër me lule në  Xhehnet?!  Unë si shkrimtar shqiptar, deri më sot nuk ia pash hajrin dhe për inatë bëjë Luftë të hyj në Xhehnem! Hë për hë, i kam të mbyllura edhe dyertë e Xhehnemit. Kutadi unë, ndoshta, nesër hepen krah më krah. Prognozat politike të “analitistëve” të Klubit të tollumbave dhe hoxhallarëve të rrejshëm me kësulë - lecka për kohën e varreve pasvdekjes, heroizma patriotike t’i hudhë këmbekrye në hale. Shkaku, se: Moti e kam paraparë prognozën klimatike për Ditën e Nesërme. A, do të jetë me diell mbi Çelëvjollcë, mjegulla, shi, breshër e borë, apo do të kemi “pranverë arabe”?!

Edhe, përçudi shpejt kaloi Dimëri Madh me acarin e shkurtit, siç thotë populli shqiptar. Plakat e marsit i presim te pragu i derës. Dhashtë Zoti nuk ua ngri mes maleve kusitë e tambëlit me gjithë dhenë nëpër stane! Dielli zbresë maleve. Pranvera Shqiptare...

Vera, nesër  vjen  me vapë pas porte. Ftoi i Gjyshit mbi bunar, i mbjellur në Kopësht për Ditën e Nesërme, shpërtheu me degë e lule ftoi.  Shkollarët me çantat në krah e lapsat në brez u turrën drejtë shkollës, rrëzë Çukës. Dimëri Madh, përsëri na erdhi në prag. Ose, siç thotë në një këngë legjendare, ai këngëtari popullor kërçovar: Librat nën sjetull, çantën në dorë... Shkaku, se: tekstet shkollore, Lektyrat shkollore i kanë marrë t’i “lexojnë” dorë më dorë jo nxënësit, por partizanët e Nënës Parti të arratisur në Ministrinë e Arsimit. E, nuk i kanë pasur në çantë, mbi banka në klasë. Përgëzime!

Athua, edhe në Ditën e sotshme “demokratike”, kërkojnë “armiqë nacionalistë dhe irredentisë” të zbulojnë mes atyre faqeve të librave të këndimit artistik të Rilindasëve tanë shqiptarë?! Ndodhë, ku ta di unë autori i këtij shkrimi publicistik?!...

Dhe, Nesër përsëri vjen Dimri Madh me borë e stuhi. Furtunë. Përplas me forcë derën e madhe pas porte. Baxhën me gjithë oxhakë mbi çati,  na e ngri me akull mbi Shtëpi. Stuhi dhe furtunë. Përplasje e dyerve, pasmesnate nga era. Nuk e di, o burra shqiptar: a, keni dru për zjarr, a jeni përgaditur për Dimër?!…

3. -Malli më ka marrë në Shkup

për kësulën e Bajram Currit

Dhe, kohën e lirë si zakonisht e kaloj para këmbëve të Olimbisë tek Ura e Gurit, në Bit- Pazar. Hë për hë, kalon edhe Hojdodolja: leckat përmbi leckat e zeza hedhur krahëve. Shajkaçat, shamizezat, ferexhetë turko - arabe dorë për dore… Vetëm, moti nuk e do Zoti ta shoh si dikur një grua azgane me veshje kombëtare shqiptare. Bajram Currin e Ri me kësulën e bardhë në kokë. Vetëmevete, them: O Imzot, ku humbën shqiptarët, kaçakët e maleve në këto anë: Dervish Cara me kryengritësit shqiptar, që e çliruan Shkupin?! Kaçakët e Ditës sotshme historike të Dervish Carës?! Kaçaku i maleve, Emin Xhambazi (Çeliku), krahu djathtë i  Dervish Carës në Betejën e Katllanovës?!

Papritmas, dikur kalon matanë Urës Gurit  edhe Hoxha i Allahut me kësulë - leckën e tij turko-arabe e mjekrën e cjapit. Mjekër, që nuk e kanë pasur gjatë gjithë jetës nëpër beteja luftarake kundër turkut Dervish Cara e as Dervish Emin Kaçaku - Çeliku (Xhambazi). Dudumi, që nateditë lutet në xhami. E ngre zërin “artistik” luftarak: Çarshinë e Shkupit Shqiptare, ua kanë lënë në duar bashibozukëve me tespihe kuqezi. Hoxhallarëve të rrejshëm dhe matrapazëve partiak me gotat e çajit të rusit mbi tavolinë duke bërë “politikë madhore” për “shqiptari” në Qeverinë me “besë”?!

Fatkeqësisht, Shkupi të lë përshtypje, se: në këtë Qytet historik si dikur brez pas brezi jetojnë të gjithë kombet dhe kombësitë, por jo edhe shqiptarët si popull shumicë në Shtetin e “përbashkët”. Popull, që sot meriton ta ketë në dorë dhe udhëheqjen me Shtetin e “përbashkët maqedonas”. Ose, sipas deklaratave teknefese të Kryeminstrit shqiptar, Edi Rama në takimin e tij me Kryetarin Ivanov kur deklaroi:  por edhe si shprehje të një fakti të thjeshtë, që ne nuk u kërkojmë të tjerëve atë që ne vetë nuk jemi në gjendje ta plotësojmë për të tjerët”. Haptas para syve të botës bëri krahasimin e shumicës shqiptare për të drejta të barabarta kombëtare me pakicën bullgare që jeton në Shqipëri?! Gojën ua hapi partizanëve partiak “maqedonas”, sot të çirren rrugëve dhe para kamerave televizie se, populli nuk votoi për platformë politike të importuar nga Shqipëria?! Platformë e përbashkët e partive politike shqiptare, që në IRJ të Maqedonisë do të ndezë zjarrin mes shqiptarëve dhe maqedonasve me përgjigjen përmes Facebook të Kryeministrit Shqipërisë, Edi Rama që ka reaguar pas konferencës së Presidentit maqedonas, Ivanov, i cili tha se nuk do ta mandatonte Zaevin për kryeministër, për shkak të platformës mbi gjuhën shqipe e cila është hartuar në një shtet tjetër fqinj: “Zoti Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!”.

Vallë, kush nuk e do Shkupin Shqiptar?! Qytetin e shqiptarëve, që historikisht nëpër shekuj ka qenë shqiptar, që nga koha Ilire: e Dervish Carës dhe krahut djathtë të tij luftarak, Emin Çeliku (Xhambazi)?! Përveçëse, halldupëve. Pakashumë, ka kjo rëndësi në Ditën e sotshme historike. Nateditë çirren nëpër minare të xhamive me flamurin turko - arab, kur e gjithë bota e di, se: Shkupi ka qenë, është dhe do të jetë patjetër një ditë këmbekrye shqiptar! “Vilajet” dikur i Perandorisë osmane, sot Qytet shqiptar i Drevish Carës dhe Emin Çlikut (Xhambazi). Dhe, shumë shpejtë do të vijë Dita, kur në minare të xhamive shqiptare do të valojë një ditë flamuri kombëtar kuqezi shqiptar me shqiponjën dykrenare. Ezani do të thirret në gjuhën shqipe. Gojën plot e  them: vetë shqiptarët e dalldisur e arratisur  nëpër parti politike me “besë” (ku ka besë në politikë) e çerdhe fetare të sorrave turko -  arabe duke përkujtuar thënien e Faik Konicës, sot jam bindur se, Armiku më i madh i shqiptarëve, janë vetë shqiptarët”.

Tashti, jam ballë për ballë me ju si lexuesë besnik i ulur këmbëkryq në Sofrën Shqiptare dhe mjetet e informacionit. Po, nuk më pëlqen pasqyra historike që e keni vënë si politikanë të dalldisur mbi Urën e Gurit, në Shkup. Debatet e juaja “politike”, kotnasikoti në mjetete e infromacionit me theshetheme. Nuk e di pse, kur e pyes në pasqyrë Veten, kush është më i bukuri në këtë botë?!

E ajo, më përgjigjet: Sot, Zaevi. Nesër, Gruevski?! E. unë, i arratisuri mes librave në bibliotekë, pres me  ditë, javë, muaj, vite e shekuj të më përgjigjet: Kryeministri Shqiptar. Kryeminstri i Shtetit të “përbashkët” të “vëllazërim - bashkimit”. Ose, Ali Ahmeti. Pse, jo edhe Menduh Thaçi?! Realitet, që sot nuk e përtyp dot lapsi im kryengritës, që e ka shaluar atin moti kohë me të katra nëpër Bit-Pazar. Pasqyrë, fundekrye e rrejshme: Nateditë, që na trumbeton me vite një gjysëm Teatri Shqiptar. Dhe, një Teatër të fëmijëve, në të cilën mund ta gjejsh “vëllazërim - bashkimin”, po jo edhe ndonjë shfaqje të autorëve shqiptar. Institucione arsimore e kulturore në të cilën e përurojnë veten trusakatët, eksponentët skelet të “vëllazërim-bashkimit” me pak shpirt dhe vlera të “arrira kulturore” kombëtare. Zhurmë e dalldisur arsimore dhe kulturore në Shkup, që lakmi sot do t’ia kishte edhe Partia e dikurshme Komuniste.

Dhe, në fund: Për”hajër” Qeveria me “besë”

Klubi i tollumbave me skenografi turoko-arabe-skllave, gati të gjithë shqiptarët e dinë anë e mbanë Atdheut, se: ka prodhuar me shumicë e pakicë me thasë, “artistë” të partive politike në Qevrinë me “besë”: spiunë, politikanë të arratisur, deputetë të popullit e ministra me këmbët dhe trutë në legen.

Pse, të mos prodhojë sot, edhe një Qeveri me “besë” të tollumbave?! Duartrokitje, Qeveri me “besë” të tollumbave.?! Gazetarë, hoxhallarë dhe analistë politik, që sot për sot i kanë me bollëk shqiptarët (me përjashtim të një pakice të cilët numrohen në gishta). Hë për hë, që nuk mund të zënë vende pune as në hale, pas shtëpie mbuluar me hithëra, dhe non-stop marrin guximin të dërdëllisin jerm me orë të tëra mbi gotat e çajit të rusit mbi tavolinë me këmbët dhe trurit në legen.  Dudumë shqiptarë teknefesë, që e “duan” këtë Qeveri “demokratike” të “Vëllazërim - bashkimit”. Vite me radhë humbin kohë për “Shkupin 2014”. E, në realitet kurrë nuk e peysin veten si “gazetarë e analistë” shqiptarë: Çka kanë bërë ato për një Ditë të Nesërme?!

Tekefundit, nëpër çajtore e mjetet e informacionit kokë më kokë, kur i “analizojnë” këto tema të “nxehta” politike me “vëllezërit” në emër të politkës, arsimit dhe kulturës shqiptare, që Rilindasit shqiptar dje e zbritën në fushë me penë e pushkë nga malet, sot këto dudumë me “besë” e shtijnë të gjallë në varr. Fundifundit, së paku sot në këtë kohë Rreziku të paguajnë një kafe për shqiptarët.

Dudumë me “besë”, për të njëmijtën herë e them, dhe e përsëris në shkrimet e mia publicistike: Përpara se të pastroni oborrin e “vëllezërve” të Njerkës, pastroni oborrin tuaj te pragu i derës Shtëpisë. Pragun,  që me vite e ka mbuluar këmbekokë bërlloku shqiptar! Rreziku, që na troket pas porte!

Pajtohem: Gomarit, i zbriti Nastradini me 50 kg. mbi shpinë, sot me ndihmën e Partive Politike Shqiptare  t’i hipi Nastradinica me 120 kg. mbi samarë. Nuk e di, për të satën herë duhet ta përsërisë anekdotën antologjike të popullit: Nastradinin, që i ka hipur gomarit dhe e tërheq për kërpeshi Nastradineca me ferexhenë hedhur krahëve për në pazarin e Kërçovës. Rrugës e takojnë kalimtarët e rastit dhe e përshëndesin pazarxhiun e lumtur mbi gomar: O, Nastradin, zbriti pak gomarit, le t’i hipë edhe Nastradineca! Tjetri, pas disa kilomtrave rruge: o Nastardin, a nuk e sheh se e cofe gomarin?!  O burrë, zbriti më nga shpina, le t’i hipë pak edhe Nastradineca!

Dhe, rrugës pas Çuke përmes fushës, (dhiare që im Atë gjithë jetën nateditë e kalonte me armë në brez e dorë), një tjetër pazarxhi po me të njëjtën porosi e ndalë në rrugë Nstardin Hoxhën: O, Nstaradin, zbriti gomarit! Nastradin Hoxhës, më që  i vjen shpirti tek hunda, nga këto pyetje banale, i përgjigjet pazarxhiut: O burrë, nuk e cofë unë gomarin me 50 kg. mbi shpinë, po nëse i hipë Nastradineca me 120 kg. mbi samarë do ta cofë, fusi në varr me gjithë samarë.

Aktuale, edhe sot në politikën “madhore”: për”hajër” Qeverinë me “besë”!...



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: