Fritz Radovani: Dita e Mësuesit Shqiptar
| E Enjte, 02.03.2017, 07:23 PM |

Nga Fritz RADOVANI:

1 DHJETOR  1909

HAPET  SHKOLLA  NORMALE  ELBASAN

KJO  ASHT  DITA  E  MËSUESIT  SHQIPTAR

SHKOLLA SHQIPTARE NORMALE E ELBASANIT U HAP ME 1 DHJETOR 1909.

DREJTORI I PARË I SAJ ASHT KENË ATDHETARI LUIGJ GURAKUQI.

Mbas Kongresit të Manastirit me 14 – 22 Nandor 1908, u mbajt Kongresi i Elbasanit nga data 2 – 8 Shtator 1909, ku u vendos hapja e Shkollës së Parë të Mesme Pedagogjike në Gjuhën Shqipe, e njohun me emnin Normalja e Elbasanit. Kjo shkollë do të luente një rol vendimtarë per mësimin e Gjuhës Shqipe nder Trojet tona, si dhe do të kishte per qellim kryesor piksynimin e paraqitun nga Atdhetari Luigj Gurakuqi, i cili me rasën e hapjes së saj tha: “...Shqipnia u lëkund e tana nga zani i Shkollës Normale; atdhetarët nuk kursyen ndihmat e veta të begata, ndersa djelmët tanë rrodhën nga të gjitha viset e Shqipnisë e u derdhën këtu në Elbasan... Jo vetem nga Toskëria që ka qenë gjithmonë e para nder tregimet kombtare e nder luftat e Gjuhës, por ma fort nga Gegënia e Siperme, nga ajo Kosovë sa fisnike e trimoshe, me përpjekjet e të ndershmit Hasan Prishtina, i cili, na rrnoftë përjetë, na erdhën mjaft nxanës sa mund të thuhet pa frikë lajthimi se nuk ka asnji kand të Shqipnisë që të mos të ketë këtu mbrenda perfaqësuesit e vet.”

Shkolla Normale e Elbasanit tue u rreshtue me Shkollat e njohuna të Shkodres, u ba prita ma e pakapercyeshme nga anmiqtë shekullor të Shqipes së shkrueme: turq e sllav!

E nuk duhet të harrojmë Mësuesit e Nderuem Atdhetarë Shqiptarë, që per kontributin e Tyne në arsimimin e brezave të rijë me Gjuhën Shqipe, dhanë edhe jeten.

Edhe këte Vater të Kulturës sonë kombtare, po punohet me shkatrrue, me e lanë “pa Emen” dhe pa trashigimtarë, si shumë Vatra të tjera... Sikur kjo shkollë të ishte themelue nga një anadollak në pragun e Pavarsisë, dhe të kishte punue per me nxjerrë nga bankat e asaj shkollë mësues turq... A do të quhej “1 Dhjetori Dita e Mësonjësit ?!”

Në se tek Monumenti i Vlonës së 1912 nuk asht vue as Don Nikoll Kaçorri dhe as Luigj Gurakuqi, simbas porosisë së anadollakut Ramiz Alia: “Këta nuk duhet me qenë aty si Katolikë..!”, asht mirë ti botoni këta “amanete”, dhe të hiqni dorë nga genjeshtrat dhe rrenat 75 vjeçare që pasohen me “mirkuptimet e tolerancat fetare”!..


Melbourne, Dhjetor 2016.

(Vota: 6 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: