Dedë Preqi: Demolohet pushteti, modelohet shteti
| E Merkure, 01.03.2017, 08:55 PM |

SIKUR DEMOLOHET PUSHTETI, MODELOHET SHTETI

Nga Dedë Preqi

Kosova ka mundur ta gjejë modelatitetin e vet të shtetndërtimit dhe zhvillimit më të mirë, kur është e rrethuar me modele dhe projekte Europiane, pa marrë parasysh se fqinjësohet me fqinjin e saj Serbinë, e cila në  projektin e saj mesjetar e ka në program Kosovën. Dhe tani si shtet i ri me përspektivën e një Kosove të pavarur dhe paqësore, i ka edhe miqët e vet, që e përkrahin me projekte të reja dhe demokratike, sikur që janë SHBA-të, dhe aleatët nga Europa.

Kosovarët akoma janë të nëpërkëmbur sa i përketë lëvizjes së lirë, duke marrë parasysh lëvizjen e lirë në Europë dhe vende tjera, dhe një izolim i tillë nuk do ti bënte mirë as Europës, pikërisht në situatat sikundër është Kosova, në rrethanat e pasluftës, por aspiratat e qytetarëve të saj, janë të pakontestueshme dhe nuk mund të kufizohen lehtë, sepse e dëshmojmë se jemi njerëz dhe ithtar të paqës dhe stabilitetit në vend e rajon.

Kosova ka mundësi të bëhët një vend model i një demokracie të lakmuar dhe vendi që më së shumti synon ti bashkohet Europës, dhe është ndjenjë e gjithë shqipatrëve, të cilët ushqejnë shpresat e një vendi paqësor, hapi i të cilëve është krijimi i një atmosfere e mirëkuptimi fqinjësor, dhe për një Kosovë demokratike e multietnike.

Mirëpo, shikuar Kosovën pas 17, vitëve të çlirimit të saj, nuk mund të thuhet se nuk na brengos e tanishmja politike dhe ekonomike e zhvillimit të saj, dhe brengosjen e nxisin mbi të gjitha disa fakte që shohim rreth nesh dhe shumë dukuri tjera brenda nesh, të cilat çështje na ushqejnë vetëm me iluzione dhe gënjeshtra, sepse duke pasë parasysh prevojën që e ka sjellë kjo klasë politike dhe pushtetare, po dëshmohet se, për veq korrupsionit të theksuar në këtë qeverisje, në politikë janë futur edhe njerëz të pa aftë për të qeverisë shtetin.

Mandej, shkalla e papunësisë është sfida më e rëndë ekonomike dhe dallon më e ulëta në rajon, e cila rrezullton me papunësinë më të lartë të rinisë në Europë. Arsimi është jo cilësor dhe në kohën e fundit është treguar, si pika më e dobët në rajon, apo duke prodhuar vetëm diploma me rrezulltate të ftohta. Shëndetësia paraqet më shumë një skandal, se një shërbim cilësor, ku përveq mungesës së medikamenteve elementare, këtu bëhët një lloj « pazari » në mes pacientëve, apo kush ka të holla, ai ka edhe shërim. Për të gjitha këto sektore ekzistojnë ligjet dhe politikat zhvëllimore,  por për fat të keq, kapaciteti i dobët administrativ është shkaku kryesor, i cili e pengon implementimin e tyre.

Dhe çështja e përgjegjësisë është e diskutueshme, por e çartë se kush e bartë barrën kryesore për pasojat shumë të mëdha, të cilat rëndojnë ashpër kurrizin e popullit. Shpeshherë kjo qeveri dhe pushteti i saj del dhe jep një pasqyrë të përpjekjeve dhe arritjeve  politike dhe ekonomike të vendit, mirëpo tregon vetë gjendja faktike e reale, që raportohet përmes qendrave vendore dhe raporteve Europiane, të cilat i nxjerrin në shesh të metat dhe mangësitë e menagjimit dhe qeverisjes.

Ndër të tjera, në kuadër të kësaj politike, nuk përjashtohet edhe inkuadrimi i njerëzve të dyshimtë në qeverisjen e vendit, që supozohet se kanë doza të krimit të organizuar, nga të cilët nuk mund të pritet ndonjë surprizë e veqantë dhe e ndryshimit në rrolin e tyre pozitiv. Dhe në këtë pushtet,  veqohen edhe  praktikat e shfrenuara të korrupsionit, të cilat nuk dinë të ngopën me apetitet e tyre, që po i kontriobojnë mbrapësht dhe më të madhe keqësimit të mëtejmë të situatëes në Kosovë.

Një politikë e tillë me një pushtet të demoluar, me një ekonomi të dobët dhe infrastrukturë të ilustruar prej asfalti, nuk mundet të modelohet, apo të krijohet një shtet i qëndrueshëm dhe stabil, i cili dëshirohet dhe reflektohet në opinionin e vet, por edhe atë ndërkombëtar. Fëmijët tanë janë ata që rriten dhe presin të ardhmën e tyre, por nuk mundemi të mos e pyesim vetën se,  kush do t’ua sigurojë, apo do t’ua kthejë ardhmërinë e tyre të lumtur.

Në të vertetë, koha nuk pret dhe natyrisht nuk duhet të gjindemi  me duar në xhepa para situatave që kërkojnë sfida të rëndësishme, apo nacionale, poashtu, të mirren parasysh edhe ndryshimet politike, të cilat paraqesin thëmelet e çdo shqoërie demokratike. Kosova ka njerëz të politikës dhe ka potencial të shkëlqyer të infrastrukturës njerëzore, që dinë të bëjnë politikë më të mirë dhe  të udhëheqin shtetin me dinjitetshëm, duke u bazuar edhe në infrastrukturën e një rinie të mrekullueshme, prandaj nuk duhet ta quajmë  meritën e shtetit tonë « vetëshkatërrim » , në vend të një shteti model dhe të lakmuar në rajon.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: