Dedë Preqi: Pse trazohet Kosova
| E Marte, 28.02.2017, 06:51 PM |

PSE  KOSOVA TRAZOHET  SOT NË KËTË MOT?

Nga Dedë Preqi

Pse Kosova  konsiderohet si një vend i urrejtjes dhe mbrapambetjes, kur mundemi të trajtohemi ndryshe dhe në sytë e botës duhet të jemi qytetarë të civilizuar, të cilët e meritojmë këtë epitet të qytetërimit sikur kombet tjera dhe i plotësojmë kriterit e një populli të lashtë e historik, i cili gjithmonë rezistoj për liri dhe të drejtat e veta dhe sot do të ishte vendi i vlerave demokratike dhe pasqyra e ndërgjegjës së një shoqërie bashkëkohore.

Pse Kosova konsiderohet si një vend i nënçmimit dhe përbuzjeve, kur është vendi i njerëzve të lirë dhe dallimet nacionale, fetare e ideologjike e humbasin peshën e vet për ta përçarë këtë shoqëri dhe duke ditur se nga gjiri i saj lindën plot njerëz të shquar me renome botërore, të cilët i njohu dhe vlerësoj bota për heroizmin, humanitetin dhe dinjitetin njerëzor.

Pse Kosova konsiderohet si çerdhe e drogës dhe krimëve të organizuara, çerdhe e ekstremizmit fetar dhe djajve të ndryshëm, duke ditur se ky truall në gjënezën e vet nuk kishte tradita të tilla, edhe pse populli shqiptarë jetoi në kushte të thjeshta,  ka qenë një model për të ardhmën e grupeve tjera etnike dhe gjithmonë në harmoni e mirëkuptim me njëri-tjetrin.

Kush  Kosovën po e sjell  në një vend-rrotullim, duke e kthyer mbrapa dhe përpjekjet për ta kthyer nën kthetrat e veta, që po tenton t’ia zhvleftësojë gjitha ato sakrifica të gjerëtanishme dhe të gërryej në thëmelet e shtetit të saj, përmes politikave naive dhe jopaqëdashëse.

Pse Kosova po trazohet sa herë që fryejnë rrymat e lindjes nga vendet e ndryshme të luftave fetare ekstremiste dhe nga acari i Rusisë, të cilat nuk kanë të bëjnë me popullatën e këtij vendi paqëdashës dhe nuk kanë arsye përshkak të përcaktimeve dhe përceptimëve të tyre dogmatike dhe ideologjike, ta fusin edhe Kosovën në trastën e tyre të ndyer dhe të përlyer.

Pse Kosova akoma nuk e gjenë zërin e vet të vërtetë dhe të fuqishëm, por vazhdon të paguaj çmime të pakapërdieshme dhe fatale, kur e tanishmja dhe e ardhmja e saj janë në duart e veta, duke marrë parasysh ndryshimet e saj mbas okupimit deri te shteti i pavarur i saj.

Pse Kosova po zvarritet në integrimet Europiane dhe proceset tjera ndërkombëtare, përmes të cilave mund të avansohet më lehtë dhe të përfaqësojë vetën në shoqëritë e zhvilluara të kombeve përmes zërit të vërtetë të popullit të Kosovës.

Pse Kosova nuk e tregon vizionin e vet të qartë dhe përveq se të tregohet si një vend i lirë e paqësor, përmes dialogjeve përballë Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, ta shfrytëzojë mundësinë dhe rrezistencën e vet kundër atyre që po tentojnë ta zvarrisin në integrimet e mëtutjeshme Europiane dhe Euroatllantike, poashtu edhe njëherë e përgjithmonë ti degradojë aspiratat e nacionalizmit serb, duke e akuzuar Serbinë për gjenocidin që e shkakëtoj ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare.

Pse Kosova nuk po e tregon fuqinë e saj politike dhe demokratike, që të influencojë elementin e vet njerëzor në mënyrë të sinqertë dhe të ndërgjegjshme nëpër Institucionet e veta, sidomos inkuadrimin e gjeneratave të reja me vizione të reja në shtetndërtimin dhe zhvillimin e vendit nga të cilët buron e ardhmja e ndritur e Kosovës.

E gjithë kjo gjendje e brishtë në Kosovë, dhe zhvillimi i ngjarjeve të fundit nga mbeturinat mesjetare të Serbisë, që po e trazojnë Kosovën, nuk nuk mund ti quajmë fryte të shëndosha dhe që lëjnë vend  e shpresa për të ardhmen e këtij vendi, por mbi të gjitha paqa dhe stabiliteti duhet të triumfojnë përmes parimeve demokratike dhe vetëdijës së shëndoshë njerëzore.

Sepse, asnjë demagogji  e njerëzve të pa ndërgjegjëshëm dhe as e atyre që tentojnë cënimin e të drejtave njerëzore, duke përdorë si argument dhunën dhe shtypjen si mjet kryesor të komunikimit ndërnjerëzor, nuk do t’ia dalin, kur synimet e një populli liridashës e paqësor, janë përgjigja më e mirë dhe më e fuqishme, që do të ngadhnjejë herët e vonë, duke krijuar një klimë të re dhe të përshtatshme për njerëzimin, që nuk i largon, por i afron popujt me njëri-tjetrin.

Pjella e shumë të këqijave që po ia zëjnë frymën Kosovës, dhe po e ngulfasin të ardhmën e saj, janë dy faktor kryesor, faktori i brendshëm dhe faktori i jashtëm. Faktori i brendshëm qëndron brenda elementit të vet në qeverisjen e vendit, e dëshmuar nga udhëheqja e dobët dhe me njerëz të korruptuar, që dominon vazhdueshëm në qeverisjen e Kosovës, dhe në përbërjen e vet të qeverisjes ka instaluar edhe njerëz të inkriminuar, të cilët e sjellën sot Kosovën, në një situatë të palakmuar dhe ia dhanë mesazhin jo të mirë, me formimin e Gjykatës Speciale.

Ndërsa faktori i dytë është faktori i jashtëm, apo vetë Serbia, e cila i ka instaluar njerëzit e vet në veriun e Mitrovicës, shumica e tyre kanë edhe doza kriminale, si edhe në Kuvendin e Kosovës, përmes deputetëve serb, të cilët  i përdor sa herë që dëshiron për destabilizimin e këtij vendi.

Dhe Kosova, sa do që, do të mundohet dhe  përpiqet të krijojë kushte të favorshme në rrugën e saj demokratike dhe në integrimet europiane, nuk do të mundet të sigurojë qetësi dhe stabilitet në vendin e vet, nëse  rruga e saj diktohet përmes këtyre dy elementeve nënshtruese dhe dominuese.

Prandaj, Kosova dhe populli i saj duhet të lirohet sa më parë nga kjo barrë dhe kjo gjendje e absurditetit që mbretëron në shtetin e vet demokratik, për faktin se, njëri dhe tjetri faktor mund të gjejnë zgjidhje, kur i pari do të ndëshkohet nga vetë populli i Kosovës, kurse i dyti ka mundësi të ndëshkohet, apo të disiplinohet nga faktori BE-së dhe ndikimet e sinqerta të B.Ndërkombëtare.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: