Dedë Preqi: Opozitë, bëhuni bashkë
| E Diel, 26.02.2017, 06:37 PM |

OPOZITË BËHUNI BASHKË, POZITA TË MBETËT JASHTË!

Nga Dedë Preqi

Kualicioni i fundit nëmes PDK-LDK, nuk ka dhënë rrezulltate të duhura dhe as për së afërmi nuk i ka realizuar premtimet të cilat i ka dhënë gjatë elektoratit të vet, por për sëcilin votues dita vjen… Duke shikuar gjendjen kaotike e politike  në vend dhe duke shikuar varfërinë e skajshme që mbretëron në gjitha këndet e Kosovës, ndërsa në anën tjetër,  njerëzit e pushtetit, apo qeveritarët e korruptuar e zgjerojnë  ditë përditë e më shumë kapitalin e tyre të pafund, zhgënjimi i këtij poplli është i madh dhe për një popull në këto kushte e ka  vështirë të përballojë, dhe lind pyetja, si të punohet dhe veprohet për një të ardhme më të mirë.

PDK, si partia më e madhe në qeverisje, pothuaj se vetëm i shtriu duart e veta të gjata për të përvetësuar pushtetin e saj dhe pasojat do të ishin edhe më të mëdha kur e përvetësoj edhe LDK, për të udhëhequr së bashku , që rrezullati i tyre dëshmon, duke e lutur zotin, që një kualicion i tillë mos të ndodh më në Kosovë. Jo që LDK, ka pasë një elektorat të dobët, por kjo parti, e cila dikur në kohën e presidentit Rugova, ishte lokomativë e gjitha partive tjera, sot nuk është e tillë dhe prej asaj dite që u bë bisht me PDK, e humbi rrolin e saj si parti rugoviane, të cilat së bashku nuk e lënë përshtypjen e një kualicioni të suksesëshëm, por ky kualicion ishte vetëm një marrëveshje e «zorit» për pushtet dhe për të mbuluar të zezat e njërit, apo tjetrit.

Qeveria e Kosovës dhe pozita e saj në pushtet, nuk duhet ta bjerrë kohën e vet të rëndësishme, duke e humbur pjesën e madhe të kohës me kundërshtimet e opozitës, me të cilat po ballafaqohet me muaj dhe vite, duke mos mundur të gjejë një zgjidhje të përbashkët. Punët dhe detyrat nuk presin, apo të na i kryejnë të tjerët, dhe përgjegjësit, që e mbajnë rrolin e pushtetit duhet të japin llogari dhe shpjegime në vendime të rëndësishme të shtetit, duke bashkëpunuar dhe bashkërënditur veprimet dhe detyrat me opozitën.

Shembulli i sjelljes së opozitës në Kosovë, nuk është shembull i sjelljes efektive, që e ka burimin e një demokracie të mirëfilltë qytetare dhe parlamentare, nëse në Parlament bëhët mjegull dhe tym përmes gaznave dhe veprimeve tjera të kundërligjshme, duke ditur se për këtë Parlament njerëzit tanë derdhën gjak dhe mundi për të ardhë deri te hapja e dyerve të tij, por nëse kthehemi në anën tjetër, e cila ka të bëjë me gjendjen dhe situatën që e kanë sjellë veprimet dhe marrëveshjet e pushtetit, gjegjësisht opozita e vendit, pa miratimin e Kuvendit, është e kuptueshme se nuk pritet gjithçka pozitive, e cila i prinë edhe gjendjes ekstreme, që ndikimi i menjëhershëm i sjelljeve, është gjithmonë më efektiv se ndikimi i fjalëve.

Mirëpo, në mes këtyre shembujve shembulli i drejtë është dhe më efektiv ai i cili e favorizon, jo vetëm poezitën dhe opozitën në pushtet, por që favorizojnë popullin, dhe ajo që është më unike dhe që dallon e jep kuptimin e përgjithshëm të ekzistencës njerëzore në një vend demokratik. Pa marrë parasysh pozitë, apo opozitë, që të dyja duhet ta favorizojnë dhe menagjojnë shtetin në mënyrë të pa anëshme, pranda të vetëdijshëm për atë që u aka besuar populli, duhet edhe përgjegjësitë ti ndajnë së bashku.

Por, jo edhe në vendin tonë në Kosovë, një gjë e tillë nuk po ndodh, vetëm e vetëm po luhet një lojë politike, e cila nuk na qon më largë me hapa se duke qaluar mbrapa. Deri kur Kosova dhe populli i saj duhet të pret të ardhmën e vet, apo populli duhet të pret deri atëherë, kur pozita dhe opozita e saj të gjejë rrugën e pajtimit të tyre, të cilën do ta shpjegonte edhe një qytetar i thjeshtë për tendencat  dhe përpjekjet e tyre për të fituar sa më shumë pushtet.

Në fakt, asnjëra dhe tjetra, pozitë dhe opozitë nuk e ndjejnë mënyrën dhe nuk vuajnë në vend të popullit, i cili pothuaj se çdo ditë i paraqet pamjet e veta skamnore në ekranet e mediumeve kosovare, por kurgjë nuk dëshmojnë para ekraneve, çka mëshihet mbrapa tyre, të cilat na rrënqethin dhe zhgënjejnë në këtë vend të quajtur, shtet demokratik, që parasheh përmes Kushtetëtutës së saj, të mbrojë dhe sigurojë qytetarët e vet pa dallim etnie dhe religjioni.

Sado që flitet se opozita e shtetit të Kosovës, nuk duhet ta kundërshtojë marrëveshjen e krerëve të vendit për Demarkacionin e kufirit me Malin  e Zi, dhe Asosacionin e komunave serbe në veriun e vendit, të cilat nuk i ka miratuar Kuvendi i Kosovës në tërësi, nuk duhet ta quajmë absurditet, sepse sido që të jetë dhe mendohet se opozita e ka për interesa pushtetare, në fund të fundet, opsioni dhe qëllimi  i opozitës lidhet me mbrojtjen e teritorit të vendit dhe mos ndarjen e vendit në banovina, apo krahina brenda teritorit të vet dhe shikuar në parim, sido që të jetë nuk mundet të gjejë arsye asnjë njeri për të demantuar të drejtën e këtij qëllimi.

Karakteristika më e veqantë e një shoqërie njerëzore është ajo që të jetojë dhe shpresojë duke shikuar të ardhmën e saj, apo sipas «sub specie aeternitatis», që do të thotë se është shpëtimi në momentet më të vështira të ekzistencës edhe pse nganjëherë përjetimet dhe dhëmbjet janë të paduerueshme. Prandaj, duke mos u pajtuar me rrugën dhe menagjimin e pozitës dhe qeverisjes së saj si pushtetare e zhgënjyer, ekzistojnë forma dhe rrugë të tjera, pse jo, të bëhën zgjedhje të reja komunale dhe qëndrore, të cilat mund të parashohin dhe veprojnë diçka më pozitive në kët vend.

Përndryshe, në një kuptim dhe kontekst tjetër, zhvlerësimi i krejtësishëm i realitetit sikur përputhët me ndryshimin dhe krijimin e një klime të re dhe të fuqishme opozitare, që të bashkohet dhe formohet në një fuqi e ndryshimëve të kësaj gjendjeje, dhe në këto rrethana  të gjejnë synymet e përbashkëta për një shoqëri të shëndoshë kosovare në gjitha aspektet e natyrës dhe zhvillimit të saj. Pse jo, të bashkohet e gjithë opozita kosovare pa dallim dhe të bëhën bashkë për një qeverisje më të mirë dhe kualicioni aktual PDK-LDK, të mbetët JASHTË, në mënyrë që ky vend mos të abuzohet më tutje, por të ndalet njëherë e përgjithmonë përbuzja e këtij populli.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: