Dedë Preqi: Krimi në Kosovë
| E Enjte, 23.02.2017, 10:50 PM |

A THUA  GJYKATA SPECIALE DO T’A  ZBUSË  SITUATËN DHE KRIMIN NË KOSOSVË

Nga Dedë Preqi

Një Gjykatë e tillë do të ndodh në Kosovë për herë të parë, e cila deri dikund nuk është e qartë se me kënd do të mirret, apo cilët krime do ti gjykojë, kur ende pa filluar në opinion janë përfolur njerëzit e akuzuar, të cilët janë sot udhëheqës të lartë në Institucionet e vendit. Kjo që po përflitet në media pothuaj se akoma nuk sqarohet bazëshmëria logjike e faktike e kësaj Gjykate, por vetëm një dihet se, Kosova është një vend i vetëm ku një Gjykatë e tillë Speciale, do të mirret me krimet e një grupi të Ushtrisë çlirimtare, e cila duhet të ç’vishet nga një përgjegjësi e supozuar, apo e vërtetë, dhe pas kësaj «çveshje», të veshët me një petk të pastër, që do të dallon çlirimtarët nga kriminelët e rastit.

Të gjithë e përjetuam të keqën e luftës, por edhe realitetin» demokratik» , që na erdhi si ndryshim i kësaj gjendje të dhunshme, e cila ndodhi dhe po ndodhë në vazhdimësi nga më të »fortit», apo të dhunshmit. Por mendohet se do të ishte pakëz më ndryshe dhe më parimore, sikur ta kishin të gjithë ndërgjegjën e pastër, së paku kur Kosova përjetoi tmerin e madh dhe jo, kur në kuadër të këtij tmeri pasojnë edhe të tjera, të cilat nuk do të rënkonim prej plagëve që na i shkakëtuan, jo vetëm të huajt, por edhe tanët.

-A ka mundësi që kjo Gjykatë do të ishte e fundit dhe mjeti i vetëm që Kosova dhe populli i saj, do të mësoj sa do pak prej saj dhe ky vend do të jetë në gjendje ta kontrollojë vetëvetën dhe gjetjen e problemeve në vetëqeverisje, dhe kështu të lehtësojë përpjekjet e veta për një zgjidhje të pranueshme dhe pikpamjet e përbashkëta për të gjitha palët që jetojnë në këtë vend, ku baza ligjore e shtetit juridik, të interpretohet nga gjykatat e pavarura të vendit.

Edhe pse kjo gjykatë është miratuar pa vullnetin e shumicës së popullit të Kosovës, ne besojmë se një atmosferë e tillë do të mundësojë që popullsia e vendit të fitoj bindjen nga fuqia e drejtësisë, e cila do ti pushonte valet e krimeve dhe akuzave të tilla në vend, veqanarisht krimëve që janë shkakëtuar pas çlirimit të Kosovës. Krahas guximit të popullit kosovar për besimin që muar ndajë  kësaj gjykate, fitohet përshtypja e tyre se kjo Gjykatë Speciale, nuk do të dështojë, apo më mirë të thëmi, nuk do të anoj sipas asaj që kemi veprimtarinë e kordinuar të Serbisë në gjitha rrymat e mundshme të saj, duke e nxjerrë vetën të pastër dhe konsideruar Kosovën si shkakëtare të të gjitha krimeve dhe akteve kriminale.

Në të vertetë kjo Gjykatë, supozohet se do të tërheq vërejtjen e kriminelëve të vendit, duke u bazuar në përshtypjen se do të bëhët një gjykatë e barabartë dhe nuk do të bëhët selekcionimi i kriminelëve ,duke ditur se në këtë vend të poligoneve kriminale nuk ishin vetëm shqiptarët, por janë shumë kriminel serb, gjatë luftës dhe pas luftës, të cilët shumica e tyre jetojnë të lirë në veri të vendit dhe shumë prej tyre gjinden në teritorin e Serbisë.

Qëndrimi pozitiv i Europës ndaj popullit të Kosovës, do të ishte edhe reagimi sa më i shpejtë i tyre dhe një efekt pozitiv, duke marrë parasysh ndjenjat e këtij populli të dalë nga një shtypje e vrazhdë e robërisë shekullore, dhe krijimi i një atmosfere mirëkuptimi, sidomos me lirimin nga izolimi i këtij populli të vetmit në Ballkanin Perëndimor. Dhe Kosova, nuk duhet të mbetët një problem kyq, i Gjykatave Speciale dhe asaj ndërkombëtare, apo e mbyllur në kuadrin e thashëethëmëve të Serbisë, sëcilës i dihet nami i saj për gjenocidin që i shkakëtojë gjithë popujve tjerë jo serb që jetuan dikur në një ombrellë të përbashkët, por Kosova ka mundësi dhe potencial, që të bëhët një model i lakmuar i gjitha grupeve tjera etnike në Europë dhe botë.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: