Fahri Xharra: Sikur t`ishe gjallë Faik Konica?
| E Merkure, 15.02.2017, 09:38 PM |

Sikur t`ishe gjallë Faik Konica?

Sa e kisha dashur një njeri të mençur që rrezaton dituri si Faik Konica ? Po ,po  sot . Sot kur populli shqiptar është në gjendje të njëjtë si në kohën e Faik Konicës  , edhe sot kur ” Komi shqyptaar âsht, por nuk din me thânë ‘‘jam” . Në kohën kur ai shkruante , ishim 90 e më shumë % analfabet, po  sot  ?

Me qenë se idealisht përputhen kohërat dhe qëndrimet e popullit shqiptar si në kohën e  Konicës me këtë që po e kalojmë tani dhe në mungesë të një dekani të madh siç ishte ai , atëherë po bisedoj me mendimet e tija të shkruara dhe fatbardhësisht të ruajtura , në mënyrë që edhe unë si ai të shprehi revolten ndaj asaj  kohe të përsëritur në ditët e sotit.

Ishte viti 1913 kur ai e shkroi : Andrra e nji Shqypniës s’ lire po vertetohet. Kush e kish paâ ket ânderr t’bukur ? Nji pakicë shum e vogel prej nesh, idealist të përqeshun a t’ pakuptuemun prej vulgut, të cillt mâa teper se pêsëmdhetë vjet me radhe kemi paâ rrezikun, kemi dishrue shelbimin, kemi diftue mjetin e shelbimit. Koha, mikneshë e kadaltë por e shigurtë e mêndimtarve, provoj plotnisht se kishim arrsye : Rrênimi i Mbretniës Otomane e shpuri kombin t’ onë ne buzë të vorrit e gadi e shtyni mrêndë , por Shqypnia u njallë, edhè u njallë vetem prejë asajë dore t’cillen na e kishim kasnecue si shelbojse.”

Sot  “ Endrra e një Kosove t`lirë u bë realitet. Kush e kishte menduar një realitet kaq të bukur. As që kishte  guxuar dikush t`a mendonte një krijesë të tillë ; edhe  “ një idealist i përqeshun  e t’ pakuptuemun prej vulgut “  ; kishte me iu frigue një ëndërre të tillë.

Por , si atëherë ashtu edhe sot  “është koha te mlidhen gjith forcët intelektuale t’ktii komit edhè t’i vîhen punës, atherë âsht uzdajë për dhe Kosovën . Se vetem njerz të kulturës e t’ mêndjes kan me ken t’ zot me paâ se problemêt mâa t’randat e dhe të Kosovës, jâne problemë morale, edhè mâa i pari i t’gjithve mundet me u shkurtue në ktà fjalë: âsht nevoja me i dhanë ktii komi nji shpiirt. “

Por si t`i japim shpirt këtyre vendeve tona ?

- “Koha, mikneshë e kadaltë por e shigurtë e mêndimtarve, provoj plotnisht se kishim arrsye : Rrênimi i Mbretniës Sllave e shpuri kombin t’ onë ne buzë të vorrit e gadi e shtyni mrêndë , por Kosova u njallë, edhè u njallë vetem prejë asajë dore t’cillen na e kishim kasnecue si shelbojse 

Historia na kallzon se, n’ ndryshime politike e sociale qi jânë bâa n’ bote, kan dale gjithmonë gjind pratiket t’ jashtme t’ cillt kan grabitë frytin e mundimit të pionierve. Pse t’ presim mâa mire ne  Kosovën — edhè ne kjoftë se me të vertete jemi idealist a nuk mjafton per nee qi te dijme për vedi edhé nê zemer t’ oné” se kemi vûu nji guur  n’themel t’perlindjes shqyptare ? Edhè aj mâa i bukuri pallac i kaa të mshehun ne tokë gurt, mii te cillt u pshtet e u rrit. “  Sa për çudi , e thoshte  Faiku për Shqipërinë e 1913-tës e unë me fjalët e tija po e them për Kosovën e 2017-tës.

Shikoni , Faik Konica vizionari më i madh shqiptar i shekullit të kaluar , a kishte mundur të imagjinojë një Kosovë të lire si kjo e sotit ? Sikur t`ishte gjallë ç`kishte për të na këshilluar ?

-

“Le t’ mos rrêhemi me kot. Veprat fisnike, fitimin edhè rekompensen e kan n’vedi , e kan n’ knaqsië te naltë qe t’ nep zhdriviliimi edhè perparimi i tyne. Me pritë mirnjofje âsht marre. “   . “ Vulgu – edhè nga kjo fjale mârrin vesht gjith anmiqt e kultures: pashallare, bejlerë, agallarë, kreen, bujqe, milionarë, bakaj, salepçi, etj. — vulgu âsht anmik i leem i mendirmtarve. Instinkti i tii âsht i tani kundra ktyne nierzve t’ cillt as mundet as dishron me i kuptue. “ Drejt !

“Kuur tham qi komi shqiptaâr  i Kosovës s’ kaâ edhè nji shpiirt, nuk due me thânë qi i mungon krejt jeta. Komi i jonë , i kjofshim falë Zotit, po livron me jetë edhè me forcë. Por jeta e tii âsht nji farë gjallsiet e verbtê e cila nuk e njef vedin. Komi shqyptaar i Kosovë âsht, por nuk din me thânë ‘‘jam”; forca e tii, inkoherente e e pashtrueme, s’ kaa as free, as qillim “ - po mirë kishte me e thane Konica .

Kur ne Kosova do ta kuptojmë : “ Por per fat t’zii t’ndollunt e vet  afër n’ breg t’Adriatikut e shtîni tash dy-mîi vjet në nji rrezik prej t’cillit edhè nuk kaa pshtue. Ky rrezik âsht invazioni i komeve qi duen me u shtrîi deri n’detë t’onë edhè t’cillt, në nji mdyrë a n’ tjetren, komi i jonë i kaâ ndalë kurdoheret tuj mos kursye mundin edhè gjakun.

“U bâ Kosova, thotë dikush tani duhen bërë Shqipëtarët e Kosovë. Ka më shumë kupëtim kjo fjalë, pas mendimit e ati që e thotë.  Disa prej atyne që u hyn në zemër të bërit e Kosovës më vethe, kujtojnë se shteti mâ i ri i Balkanit àsht nji krijesë politike e rreme, nji kriesë së cillës i mungojnë elementat themelorë, ato gjëra që duhen të gjenden doemos në themel të një shteti. “       Pastaj  “sendi ï paré, i domosdoshëm per t’ i dhanë emënin shtetnë togu me njeréz, asht që, këta njerëz, në mendimet e tyne politike, të kenë një a më shumë qellime t’afërme.”

Si do që të jetë, këtë gjë Kosova  mund t’a ketë të paktë, të mbirë në shpirtin e ‘tij por nuk mund të forcohet veçse me shkollë. Por dihet se, veç mësimit q’ ep nana foshnjes, shkolla e vogël, shkolla e parë ka rândësie mà të madhe në jetë të një kombi, sepse në të mësohet dituni e parë, themeli i dituniës. Mbi këtë themel ndërtohet e mbështetet e tërë shkenca që fiton njeriu ma vonë. Qysh mund të jetë i shëndoshë arësimi i ati njeriu që e ka të kalbur themelin e mësimit të tij. Në mund a s’mund të quhet kështu mësimi filluar, në ka a s’ ka aq rëndësie sa themi ne, kjo asht një çashtje teper e biseduar, mjaft e provuar dhe e vërtetë, prandaj kujtojme se nuk asht nevojë të shtojmë edhe ndonje fjalë per këtë punë.”

U bâ Kosova, tani duhen bërë Shqipëtarët e Kosovës !

Fahri Xharra, 09.02.17 Gjakovë



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: