Fahri Xharra: I kam dy fjalë me Mehmet Krajen
| E Marte, 07.02.2017, 08:45 PM |

I kam dy fjalë me Mehmet Krajen

Shkaktarët e të keqes në Kosovë kanë emër dhe mbiemër dhe dihet se kush janë, pra klasa e tanishme politike dhe hyzmeçarët e tyre të shumtë nga të gjitha shtresat shoqërore. Kjo duhet të thuhet me guxim në mënyrë që keqbërësit të apostrofohen në përputhje me fajin e bërë në vend se me "filozofema joshëse stilistike" dedikuar adoleshencës intelektuale dhe atyre që hanë dushk për gogla, pamoralshëm, të barazohen vrasësit me viktimat e tyre! Në këto rrethana që unë i quaj me qenë ose mos me qenë, krijuesit e përgjegjshëm duhet t’i përdorin “armët” e tyre, që të mbrohet një ideal për të cilin është derdhur aq mund, dije dhe gjak madje gjatë më shumë se një shekulli. (  nga Jusuf Buzhovi )

Ku ishe më herët  Mehmet Kraja ?  “Arsyeja e kësaj pyetje është se mu ky njeri - prapë me gjithë respektin për vlerën në shoqërinë kosovare që i është pranuar, së paku me tituj dhe statuse- ka qenë tërë kohën para dhe pas 1999, para dhe pas 2008, në disa nga pozitat më të besueshme, më të fuqishme dhe më të dëgjueshme në Kosovë, e bile edhe në Shqipëri. Pra ku ishte Kraja kur të gjitha këto ndodhën?” (Ballsor Hoxha   )

Çka ndodhën ? e çka ndodhën , një pyetje shumë e vështirë . Ja që na ndodhën shumë të pa pritura pas kësaj lufte e ti na dole vetëm  me “Letër myslimanëve të Facebook-ut “ . Letër impozante , por me një qëllim pompoz ; minimizimin e të keqes që e kaploi Kosovën . Sikur mos të kisha qenë këto 10 vjetët e fundit , t`isha diku larg duke të lexuar në këtë letër ,kisha menduar e thonë: ” Sa të pamëshirshëm këta armiqtë e Kosovës që po na e shpifen , se ekstremi islam është vetëm “shfrenim “ i disa njerëzve që iu ka dhënë rasti të shkruajnë në facebook . E , mik i nderuar i  asnjë fjalë nuk të doli nga goja për të gjitha ata valavitje që i patëm ( e edhe  i kemi ) duke u ballafaquar me tmerrin botëror. Ata nuk ishin    ( dhe nuk janë edhe sot  )vetëm të facebookut por  i kemi në Universitet , në Akademi , në Qeveri në Parlament , në mediat e të gjitha llojeve… në….

Akademik i nderuar , ti duhet të jesh bukur shpesh në publik , mos të them edhe për ditë që me letra më konkrete të shihet “aroma “  akademike  në çështjen kombëtare .

Unë e mora letrën tënde të fundit : “ Letër askujt “ që aq shumë bëri bujë në shtypin tonë ; të cilën duhet lexuar mirë e mirë se edhe aty i ke futur do miza të kalit që nuk largohen nga burimi  i tyre i jetës. Vetë titulli shumë qesharak : “  Letër askujt” , d.m.th. letër pa vlerë

Ti shkrove :  “Pse t’i zhgënjej njerëzit edhe më shumë me punën e Akademisë, kur edhe ata që e kritikojnë, nuk premtojnë ditë më të mira, përveçse zëvendësimin e një klani me një klan tjetër. Kosova nuk humb as fiton gjë, nëse Akademinë e sundon klani i gjakovarëve, i preshevarëve, i llapjanëve apo i Rexhep Qoses. Çfarë do të ndryshonte, nëse në vend të LDK-së, Akademia të dominohej nga PDK-ja, nga AAK-ja apo nga “Vetëvendosje”? “ Çka mendove me këtë? Akademia qenka pra grumbull njerëzish të dirigjuar nga klanet,.  Ti po e thua  ,sot .Pse nuk e the më herët ?

Të kujtohet ky arsyetim i Akademisë ?   “Me propozim të Kryesisë së ASHAK-ut (11. 09. 2012), dr. Oliver Jens Schmitt, profesor për Historinë e Evropës Lindore në Fakultetin e Shkencave Historike të Universitetit të Vjenës, anëtar i rregullt i Akademisë Austriake të Shkencave, Përgjegjës i Albanien-Institut, u kandidua për anëtar të jashtëm të ASHAK-ut. Kryesia i ngarkoi të nënshkruarit e këtij teksti për të hartuar një raport për punën dhe veprimtarinë e profesor Schmitt-it. Ishim të vetëdijshëm se kishim marrë një barrë tepër të rëndë për ta bërë vlerësimin për këtë kandidat nga se opusi i tij shkencor është shumë i gjerë dhe cilësia shkencore e studimeve të tij shumë e lartë. Mblodhëm të dhëna biografike e bibliografike, vlerësime të shkencëtarëve e historianëve me renome për këtë studiues të njohur jo vetëm për studimet historike shqiptare, të vështruara në kontekst të gjerë të zhvillimeve historike të Evropës. Në vlerësimet e ekspertëve të historisë, veçanërisht të historisë së Evropës JL, gjetëm se vepra e Schmitt-it është shkencore, e hartuar me kompetencë, e argumentuar me të dhëna dhe fakte shkencore dhe e mbështetur në dokumente relevante arkivore.. Kishte shprehur edhe gadishmërinë për përgatitjen e shkencëtarëve të rinj nga Kosova nga fusha e historisë. (http://www.ashak.org/?cid=1,2,365 , 25.12.1912 ) .

Oliver Schmitti u pranua në ASHAK-un tonë dhe me librat e tij  u shërbeu vetëm humbjes se identitetit tonë . Ku ishe ti ?

Tjetra me  “rëndësi “ që e shkrove dhe e tregon një papjekuri tënde të qëllimshme :” Por ka ardhur koha që njerëzit Kosovës të lihen të qetë, të mos ua përzihen rropullitë me punët e historisë. Për LNÇ-në në Kosovë, sekush le të shkojë të lexojë ditarin e Miladin Popoviqit në Arkivin e Shtetit në Tiranë dhe mos na e çajnë më bythën me heronjtë e paqenë të asaj “epopeje”.  Sa e pa menduar mirë ?

E ke menduar mirë që historia shqiptare fillon me vet shqiptarin ? E di që edhe Skenderbeu thirrej në Pirron e Aleksandrin e Madh dhe nuk i jepte të drejtë vetës e të thotë që me te filloi historia shqiptare?

LNÇ -ja në Kosovë i ka vlerat e saja të pa mohuara kurrë , se mos të ishte ajo nuk kishte me pasë më Kosovë  e as luftë të UÇK- s   se nuk do të kishte shqiptar . Kujtoje Çamerinë, kujtoje arsyetimin e grekërve për dëbimin e shqiptarëve  nga aty pas Luftës së Dytë  Botërore .

Fahri Xharra,02.02.17

Gjakovë



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: