Kalosh Çeliku: Bomba politike e Abazit
| E Shtune, 04.02.2017, 07:57 AM |

“BOMBA” POLITIKE E “ABAZIT”

NË DUART E IVANOVIT

NGA KALOSH ÇELIKU

Përderisa, Ali Ahmeti në You Tube e këndon këngën e tij popullore me çifteli e fyellin e Bariut të Malit, në Drenovë: U kënaqëm tue këndue bre djal  (këngë kërçovare), “kënaqësisë” së tij historike, unë si autor i këtij shkrimi publistikik pasi të vjellë, nxjerrë jashtë edhe zorrët nga barku do t’ia shtoja edhe vargjet antologjike të një Poeti Rebel, vetë autorit të këtij shkrimi publicistik - historik: U kënaqëm duke shkruar ilahi/ e lëvdua njëri-tjetrin nëpër Çarshi./. Nateditë, duke u lutur në xhami/ para këmbëve të Hoxhës Allahut me ilahi./ Flamuj të huaj e “Allahu Akber” përmidis Shkupit./ Shkaun duke e vrarë me këngë dhe çifteli. Kryqat politik, kur në mes të Ditës Madhe na mbijnë si këpurdhat pas shiut përpara Shtëpisë.

Ose, me poezinë e librit “Vjellja e zorrëve” (1996):

 

Vjellja e zorrëve

 

Poetesha s’ka cigare

ia piu Rrospia Mashkull.

Ministri me Ambasadorin

ulen të hanë drekën

që ua paguan spiuni.

 

Përshëndeti, më thotë Piktori

sytë s’ti heqin nga malli!

Kush ua shalon Nënën Parti

palaçove në mizanskenë

vetëm në një shfaqje.

Unë jam gjithmonë në Teatër

publikisht u shpall dashuri.

 

Spiuni Kurvë lëpi buzët

Kukulla Femër ua mbanë gunat.

O Imzot, do t’i vjell edhe zorrët...

 

Alamet shkrimtarë të Oborrit partiak, u kënaqën duke shkruar libra “bestseller” e menduar “NDRYSHE”, dhe lëvduar njëri-tjetrin në gazetat e “pavarura” e mjetet e informacionit. Përurimet duke i përsëritur, titujtë dhe autorët të njëjtë gati për çdo javë e muaj gjatë gjithë vitit në “instisucionet e përbashkëta” shtetërore: Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi e IRJ të Maqedonisë. Ndonjëri, edhe me reklama të paguara televizive, pispiloset me tru Lope shterpë mes lajmeve. “Analistë” politik nëpër debate para kamerave televizive duke u mbytur si qentë e tërbuar në Lëmë (secili më i mençur se shoku) për një asht të hedhur pas porte, mes rruge nga partitë e dalldisura dhe hazdisura politike.

Mendimi im, i shkrimtarit: “analistët” politik që i keni ju nateditë me pare e pa pare në mjetet e informacionit, ua ruajtë Zoti! Edhepse, Unë nuk i besoj shumë Zotit.?! U besoj Rilindasësve Shqiptar. Nga ana ime si autor i këtij shkrimi publistik për Nesër, ua bëj me dije, se: i keni të gjitha shkrimet e mia publistike e artistike nëpër libra e mjetetet e informacionit pa pare.  Shkaku, se: Unë  për vete, halldupët nuk i shes me pare, nuk dua t’i kem si fis shqiptar as në Hale, dudumët e fesë “muslimane shqiptare” me këmbët dhe trutë në legen. Punë tjetër është ajo sesa, ju ndoshta do të përfitoni nga këto shkrime publicistike duke u ulur këmbëkryq tek pragu i derës, përpara Shtëpisë.

Edhe, pse kënga historike e Ali Ahmetit është ironike-satirike-politike?! “Bombën” e tij politike, nuk e hudhi në opinion (mjetet e informacionit) siç veproi “shpëtimtari” i shqiptarëve Zaevi, por ia “dorëzoi” Kryetarit të Shtetit të “përbashkët”, Ivanovit. “Abazi” i Malit dhe Aliu i fushës, para kamerave televizive edhe deklaroi, se: tashti e tutje, “nuk do të punojë me zemër, por me tru.” Dhashtë Zoti, edhe Kryetarit të Shtetit të “përbashkët” Ivanovit, kjo “bombë” politike i pëlcet në dorë, ashtu siç i pëlciti Zaevit para do kohe për të ardhur në pushtet me dhunë: me protesta “paqësore” përpara Qeverisë e me Shoqata “laramane”, në rrugë! Ditë historike, kurr Kënga e këtyre patriotëve të vonuar shqiptar e “maqedonas”, është tragjike-komike. Përmëtepër, kur bien “heronj” demokracie për zgjidhjen e Çështejs Shqiptare në fushën e betejës, sesi: i ka “përndjekur” hap pas hapi sistemi komunist duke i shpërblyer me vende pune nëpër institucionet shtetërore: Universitare, kabinete e redaksi të “vëllazërim-bashkimit”, me shtëpi, banesa “sociale” e Çmime të merituara shtetërore. Çmime letrare, që nuk i kanë marrë për së gjalli jo se jo, por as edhe pas vdekjes patriotët e dëshmuar shqiptar: Sadudin Gjura, Mehmedali Hoxha, Abdylazis Islami, Nexhat Pustina, Mustafa Laçi, Fadil Bekteshi, Shaqir Sadiku e Daut Gurra. Përkarshi, “vlerave artistike” të këtyre  halldupëve të arratisur unikat - partiak arave e livadheve mes Kopeve politike me jargët për poste politike e brekët dhe trutë nëpër këmbë.

Sëmundja kancerioze, nuk e ka përfshirë vetëm IRJ të Maqedonisë, por edhe Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi e Diasporën Shqiptare. Vetëmse, IRJ e Maqedonisë e ka arritur kulminacionin historik. Këmbonën e Dashit ka varë përqafe. Herdhet e dashit përmejdani duke ia rrëfyer Dhelprës Dinake se, do t’i bien udhës. Profesorë universitar me diploma të blera në Universitetet Shqiptare e “Evropiane”: Prishtinë, Shkup, Tetovë, Bullgari e Qafë-Thanë, sot përpilojnë lista të shkrimtarëve shqiptarë, mu si dje po me ato metoda të njëjta komuniste me porosi nga Policia Letrare. Përditë, ende vazhdojnë të na shpallin nacionalistë, irredentistë dhe armiqë të Shtetit. Shqiptarë të “ndershëm” dhe “tradhtarë”. Pavetëdije se, listat e tyre policore, përfundojnë si sulme antishqiptare: partiake, klanore, miqësore e familjare ndaj Trungut Shqiptar. Njeri të gjallë nuk gjen sot, me faculetë t’ua fshi lotët e derdhur të krokodilit nga “përndjekjet e egra” në sistemin komunist, që deri dje Shteti jugosllav i blente lirë (pa pare) me një torbë taxhi përqafe, dhe i shëtiste si shqiptarë të përshtatshëm nëpër redaksi: gazetarë, redaktorë e shkrimtarë të Oborrit nëpër institucionet kulturore e komisone policore “kulturore” për ta sakatuar Letërsinë Shqiptare. Ndonjërin, e dërgonte për “specializime” edhe në Amerikë (Trudëkaçin), sot që merret me vlerësimin e shkrimtarëve shqiptar në IRJ të Maqedonisë. Tjetrin, si anëtar komisioni në përpilimin e plan-programeve, lektyrave e teksteve shkollore. Anëtar komisioni për ndarjen e Çmimeve Shtetërore e sakatimin e veprimatrisë botuese shqiptare, në Ministrinë e Kulturës.  O Imzot, sa shumë paskan vuajtur këto kalorës të arratisur?! Edhe mua, përpak më “shpëtuan” lotët.

Sot, në vend që t’u dalë gjumi thellë dimëror i Arushës Polare flasin jerm, sesi: paskan qenë të “përndjekur” nga sistemi komunist nëpër gazetat e “pavarura”, radio-televizione qeveritare e private dhe portale elektronike. Vende pune, askund nuk mund të zënë, shkaku “nacionalistëve dhe irredentistëve shqiptar” të strukur nëpër parti politike shqiptare e “maqedonase” me pretendime për t’ua rrëmbyer Shtetin?!

Përgjigja ime si shkrimtar: Gjithë jetën e kaluat burrë më burrë si prostitutka  shqiptare e “maqedonase” me pare e pa pare në Shtëpinë Publike. Edhe pse, prostitutkave u ka hije, por jo edhe juve si kalorës të arratisur e dalldisur nëpër Parti Politike Shqiptare e “maqedonase”, fondacione “humanitare”. Herë si këshilltarë partiak e herë si “revolucionarë” duke themeluar organizata “joqeveritare e humanitare”, këshilla mbipartiak, gazeta të “pavarura” e portale elektronike. Nuk latë vend e skutë pa e futur kokën e bythën, mu si strucat në zall me palarenë për mejdani në “hava”, përkarshi Diellit me rreze që lindë në malin “Vodno”, në jug të Shkupit.

Dhe përçudi, kur u përzuri Ali Ahmeti nga strofullat e juaja të dashura të interesit politik, biznesit personal, familjar, klanor e partiak, u tërbuat: gurë e dru mbi “miqtë’ e juaj “strategjik”, Partitë Politike Shqiptare. Që, deri dje nëpër Bit-Pazar me flamuj të huaj, parulla fetare e “Allahu Akber” trumbetonit, se jeni: Partitë e vetme Politike Shqiptare  me “besë” e pa besë, “Din e Iman” që këtë popull shqiptar, Nesër do ta “nxjerrni” nga bataku historik shekullor.

Rrufjanët e djeshëm, “disidentë” të sotshëm, që në sistemin komunist për një vend pune, një shtëpi, një banesë, një libër të botuar e honorare, çoheshin me shkrime në gazetën e tyre të “vëllazërim - bashkimit”, Shtëpive Botuese “humanitare edhe kundër shkrimtarit me famë botërore Ismail Kadare. Çajupin e shpallët idiot.

“Disidentët” e sotshëm, rrufjanët e djeshëm, sot marrin guximin edhe përpilojnë lista të reja të shkrimtarëve me Sanço Pançot e tyre shqiptar partiak pa asnjëfarë bagazhi letrar e kulturor mbi shpinë. Jerm, i publikojnë librat e tyre si botime Qeveritare e në emër të një Shtëpie botuese fetare. Plagjiatorë e arnues të letrave shqipe, që nuk i njeh jo vetëm nëna e tyre, po as edhe Katundi Madh. Edhe, kush?! Pazarxhinjtë dhe blerësit e diplomave, titujve të tyre shkencorë universitar në Prishtinë, Shkup, Tetovë, Qafë - Thanë e Bullgari, për ta “situr” më zi se dje në sistemim neokomunist, edhe sot Letësrinë Shqiptare në plan-programet neokomuniste shkollore, tekstet shkollore e lektyrat shkollore me gërshërë, dje komuniste, sot neokomuniste.

Trusakatët letrar, që me këmbëngulje edhe sot duan t’i shesin “veprat e tyre “patriotike” tek partitë e tyre politike me afate të skaduar përdorimi si mallëra me “vlera të arrira artistike - patriotike” të Koperativave bujqësore, në Bit-Pazar.

Kohë kjo, kur sot prodhimet e tyre të krimbura dhe kalbura nëpër kontejnierët e bërllokut komunist e neokomunist, nuk i blen më populli shqiptar edhe pa pare...

Nga Libri:  LUFTA VAZHDON ME PENË (publicistikë letrare),

që së shpejti pritet të dalë në dritë.

Cun Geli (Adem Kastrati)




(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: