Fahri Xharra: Ulëset e qiellit
| E Shtune, 04.02.2017, 08:43 AM |

Ulëset e qiellit

View on Nebeske stolice (Cellestial chairs) archaeological site below Pančićs peak on Kopaonik,Serbia.

“ Ulëset qiellore ‘” aty ku pushonin shpirtrat e të parëve tanë , aty ku vrojtoheshin yjet , aty ku mbrohej nga armiku  (një lartësi 1913 m ( lmd )),  nga aty ku shihet lugina e lumit Ibër dhe aty ku shihet Kosova  janë rrënoja e një qëndreje të lashtë dardane . Aty ishte Dardania .

Dikur jo shumë larg në kohë flitej se në atë maje ishte  edhe Kisha e Shën Prokopit , dhe aty shkohej çdo tetë korrik  për të nderuar të shenjtin e krishterimit i cili u vra nga Diokleciani me 07.o7.3o3 pas Kr.

Në mënyrë eksplozive lindë pyetja ; A nuk është mëkat natyror që këto vende historike dardane dhe para dardane ( pellazge ) i takojnë një pronari të ardhur 400 vjet pas vdekjes së St,Prokopit ?

Celestial chairs ( Ulëset e qiellit ) janë një lokalitet arkeologjik që i takon Antikuitetit të vonë (shek.3-4 ) dhe kohës së hershme të krishterimit. (Nebeske stolice (Celestial chairs) or Crkvina locality is the archaeological site from the Late Antiquity (3rd / 4th century) and the early Christian period (end of the 5th / 6th century), located at an altitude of 1800 meters, just beneath the Pančić peak on Kopaonik Mountain (2017 meters)in central Serbia, at the administrative point with Kosovo- burimet serbe )

Është një fakt arkeologjik që zbulimet e tregojnë se këtu flejnë shtresat shekullore njëra pas tjetrës dhe e tregojnë të vërtetën e kaluar . Por ne nuk e njohim ,nuk kemi mundësi të dimë se çka gjendet e çka nuk tregohet )

Gjatë gërmimeve të cilat kishin filluar në vitin 1998 , arkeologët kishin gjetur mbetjet e strukturave të një Bazilike të hershme të krishterë. U gjetën fragmente mozaikësh në një gjendje të mjerë , me figura zoo-morfike të kohës. Të ju rikujtoj se këto janë malet e Kopaonikut  shumë afër Kosovës.

Me interes të madh  janë gjetjeve të monedhave metalike që e vërtetojnë kohën për të cilën po flasim, 96 sish.

Janë gjetur 16 monedha të shek. të tretë. 17 monedha të kohës së Perandorit Konstantin ((306-337) , 16 të tjera nga koha e Constantius-it  II (337-361),, 17 nga koha e ValentiniatI (364 – 375), 8 monedha nga koha e Gratianit (378-379), 8 të tilla nga koha e pushtimi të Gotëve(378-379) dhe deri në kohën e pushtimit të Hunëve (rreth viteve 441 ) dhe nja 21 monedha të “paidentifikueme” për shkak të gjendjes së tyre të keqe.

Si mundemi të jemi indiferent ndaj zbulimeve që qartas e provojnë  kohën tonë , vendin tonë dhe historinë tonë?

Ishim këndej pari më herët se ç`mendohet , ishim këndej pari dhe jemi dëshmitarët e vetëm trashëgimtar të historisë në fjalë .

Fahri Xharra, 01.02.17

Gjakovë



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: