Zeqir Lushaj: Të lutem mos vdis!
| E Shtune, 04.02.2017, 08:30 AM |

-TE LUTEM, MOS VDIS…!

 

-Portret i vogël, i një shkrimtari të madh-

 

Nga Zeqir Lushaj

 

-Kush është Ai ?

…!

E njihni, të gjithë,

Dritero  Agolli:

-Të lutem, mos vdis !!

 

…!

Po, po,

Ai është.

Kush nuk e njeh At’ Njeri ?

 

Aty,

Rrjedh kroni,

Në livadhin letërsi !

 

Aty, është djepi,

Fjalën e përkund,

Era…, shqiptariii !

 

Aty asht sentenca,

Filozofia, shkrirë,

Në fjalën e urtë,

 

Ai…, na merr ,

Përdore,

Në letrat e kohës,

 

Na cazitë,

Në modernen,

Krijimtarinë e butë !

 

Argat, në Monizëm,

Argat, kah Demokracia,

Pikë loti-krijimtaria.

…!

Nuk mbulohet, dielli me shoshë,

Ai është shkrimtari,

Ai është poeti,

 

Dritero Agolli,

I lindur artist,

Një Idhull…, prej vërteti !

 

*  *  *

Kush është Ai ?

…!

E njihni të gjithë,

Dritero Agolli:

-Të lutem, mos vdis !!

./.

 

(Vjersha është nxjerrë nga libri “Piedestali”, Tiranë 2016)

 

-Per ZemraShqiptare, nga Shqiperia 3 Shkurt 2017-



(Vota: 18 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: