Gjon Keka: Nuk ka pushtues të mirë
| E Hene, 30.01.2017, 09:05 PM |

Nuk ka pushtues të mirë, as pushtues çlirues, por vetëm pushtues skllavërues

Nga Gjon KEKA

Gjergj Kastrioti është hero i shqiptarëve të vërtetë ,ai nuk është hero i mbetjeve osmane, edhe pse disa nga ushtarët e sulltanit në atë kohë kur ai vdiq nxorrën eshtrat e tij dhe i varën në qafë duke e adhuruar atë dhe menduar se do t'i jepte forcën e tij atyre.

Gjergj Kastrioti u bë mbrojtës i atdheut të tij ,besimit të tij, kulturës së tij dhe identitetit të arbnorëve i cili rrezikonte të zhdukej nga pushtuesi osman.

Ndërkaq vetëm një mbetje osman ose lloji i haxhiqamilëve e ballabanëve mund të thotë se Perandoria osmane nuk ka qene pushtuese por çliruese. Kur dihet se ajo Perandori famëkeqe jo vetëm që ishte pushtuese e egër, pushtuese barbare dhe bëri gjenocid ndaj popullit arbnor, por në fund kur u shemb i dha si peshqesh e bëri tregëti me trojet e kombit arbnor.

Brenda tërë kohës sa ajo sundoj, ajo u tregua ndaj shqiptarëve si sunduese e egër, që i mohoj atyre jo vetëm shfaqjen e identitetit të tyre si arbnor të lashtë, të kulturës dhe edukimit apo arsimimit,por ajo edhe i ndaloj me dekret ligjor edhe gjuhën, pra që gjuha shqipe të mos flitej në trojet e vetë arbnorëve.

Si mund të jetë një pushtues i mirë, kur ai vjen të të pushtoj, të plaqkitë e shkatërroj tërë atë që kishte ndërtuar populli shqiptarë si një nga popujt e lashtë të kontinentit.

Se Perandoria osmane ka qenë pushtues ky është një fakt historik, i dëshmuar nga kronist, nga rrethanat që edhe sot kur shikojm popullin tonë mund të konkludojm se ky pushtues e bëri këtë vend ferrë ,e futi në mjerim.

Për ta dëshmuar këtë po nënvizoj autorin Louis L.Saint -Samson i cili në veprën e tij të vitit 1794 mbi krimet e kësaj perandorie shkruan edhe për krimet ndaj shqiptarëve:“...pas vdekjes së Skënderbeut vendi u pushtua me egërsi, terrori e dhimbja ndiheshin kudo,populli i Epirit u masakrua, mjerim,vuajtje...“



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: