Klubi i Intelektualëve Rugovas: Proklamatë
| E Diel, 29.01.2017, 10:43 AM |

KLUBI  I INTELEKTUALËVE   RUGOVAS

KIRUG

Prishtinë, 23  janar 2017

Kryesia   e Klubit të Intelektualëve Rugovas “ KIRUG”, në takimin e punës të mbajtur në Prishtinë në datën 23  janar 2017, filluar nga ora 13:00, në përbërje  nga Prof dr Riza Smaka, Prof dr Mujë Rugova, Prof dr Ali B. Muriqi, Prof dr Zymer Neziri,  Prof dr Shemsedin Dreshaj,Prof dr Hysen Lajqi, Prof dr Jeton Kelmendi , Prof dr Azem Lajqi, pas  diskutimit, njëzerit miratoi këtë:

PROKLAMATË

Klubi   i Intelektualëve Rugovas ( KIRUG), e  mbështet fuqishëm  dhe e vlerëson të drejtë, konsistent dhe konsekuent   qendrimin    parimor  të Forumit të  Intelektualëve Rugovas ( FIR) tok me përfaqësuesë të subjekteve politike   dhe    qytetarëve të Rekës,  Rugovës dhe Pogurit ,të  miratuar  në takimin e datës 22 janar 2017, të mbajtur në Pejë  , me të cilin, është refuzuar me indinjatë marrja  pjesë  edhe e  përfaqësuesve të  qytetarëve të Rekës, Rugovës dhe Pogurit në Komisionin Qeveritar  për Matjen e Sipërfaqes së Kosovës!

FIR-i , edhe sipas   vlerësimit të KIRUG-ut ,  ka konkluduar drejtë se ,

temë aktuale dhe akute kontestuese  është  via kufitare ndërmjet Kosovës dhe  Malit të Zi,  por, jo edhe  matja   e sipërfaqes së vendit tonë , ndryshe, e planifikuar për të lehtësuar   procesin e ratifikimit të Marrëveshjes  për Demarkacionin e  Kufirit  të Kosovës dhe Malit të Zi,

matja e territorit të vendit , nuk do të duhej as  nuk do të mund të bëhej   drejtë as realisht  para se të   demarkohej kufiri  ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi    përputhje me delimitacionin   e të njëjtit nga  viti 1945 , sipas të cilit, linja kufitare , nga atëherë ( Acqiured Right)  ka konsistuar  nga Qafa e Çakorrit – Mokrat- Hajla- Kulla !,

çfarë do rezultati nga matja e tashme  e  sipërfaqes së Kosovës , kurrsesi  nuk do të mund të shërbente si pretekst justifikues për  ratifikimin e  Marrëveshjes për  Demarkacionin e Kufirit Kosovar – Malazez ,  paradoksalisht të sponsoruar fuqishëm nga Qeveria e Kosovës , me të cilën, propozohet  devijim negativ  dhe i dëmshëm  i vijes kufitare të  fituar historikisht (Acquired Right) e të njohur me  dokumentet kushtetutare ligjore   dhe zyrtare të Kosovës, Sërbisë, Malit të Zi, YU II si dhe me dokumente  juridike ndërkombëtare!,

Qeveria e   Kosovës ,duke e  shpërfillur  kufirin kosovar – malazez   historik  , sipas së drejtës së fituar  , të  delimituar e të  sanksionuar nga viti 1945 në linjen Qafë e Çakorrit -  Mokra- Hajle- Kullë, deri tani asnjëherë të  modifikuar në procedurë legale, nga shkaqe që vetëm ajo  mund t’i  dijë ( sic) ,  gjithnjë, makijavelisht dhe  paskrupulla shtetërore, synon  të ratifikojë  Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit Kosovar – Malazez  edhe pse është në dëmin e integritetit territorial të vendit për hiq më pak se 82 km2  ndaj ,

kundershtohet  fuqishëm dhe  me indinjatë,  matja  aktuale e territorit të  Kosovës para fiksimit  përfundimtar dhe  të drejtë të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi të bazuar (jo vetëm në të dhënat kadastrale sekondare e suplementare ) në faktorët gjeografikë, ekonomikë, historikë, etnikë , në dokumentet zyrtare të Kosovës, Malit të Zi, Sërbisë dhe  YU II si dhe në aktet ndërkombëtare me të cilat  kufinjët administrativë ndërmjet njësife federative të YU II, janë pranuar për    linja kufitare ndërshtetërore pra edhe kufiri i  Kosovës dhe Malit të ZI  në linjën Qafë e Çakorrit – Mokra – Hajlë – Kullë!

Aktualisht ,Qeveria e Kosovës , në këto ditë , ka formuar Komisionin Qeveritar për Matjen e Sipërfaqes së Kosovës ,në  të cilin do të emëroheshin  edhe përfaqësues të zonave kufitare kosovare – malazeze të Rekës, Rugovës dhe Pogurit! Pikërisht ,Qeveria   e Kosovës, edhe në  këtë mënyrë, paradoksalisht ,orvatet për të krijuar pretekste inkonsistente  për ratifikimin  imediat të  Marrëveshjes për Demarkacionin  e Kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi, edhe pse, e njëjta  është  tërësisht  e gabuar dhe  e dëmshme për integritetin territorial të   vendit tonë, për hiq më pak se, 82 km 2!

Ndryshe, çështja   kontestuese ndërmjet  Qeverisë së Kosovës ,në një anë dhe, opozitës parlamentare, sëpakut 210 000 qytetartëve peticionistë kundërshtues të Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi , të shumë intelektualëve kundershtarë të   demarkacionit     fjalë ,të  manifestuar   nëpërmjet një numrit evident të  eseve, analizave kritike , artikujve  profesionalë , studimeve shkencore dhe , sëpakut ,dy librave të recensionuara e të publikuara  si dhe të  disa   tubimeve gjithëpopullore protestuese, në anën tjetër, nuk i referohet sipërfaqes së vendit, por , linjës kufitare   deviante , të gabuar, të dëmshme e të bazuar vetëm në  të dhëna sekondare , suplementare kadastrale problematike të propozuar nga Komisioni Shtetëror i  Kosovës për Demarkacionin  e Kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi, të  cilen , iracionalisht dhe  paradoksalisht e  mbështet Qeveria e Kosovës!

Komisioni Shtetëror i Republikës së Kosovës për Demarkacionin e Kufirit të Kosëvës me Malin e Zi , gjatë  negociatave me  Komisionin për Demarkacionin e Malit të ZI, ka  bërë dështime qenësore në  disfavorin  e integritetit territorial të   Republikës së Kosovës , nga se,

një ,

në vend të  negocimit bilateral kosovar - malazez  të mbeshtetur në  valorizimin  e  faktorëve  primarë    natyrorë (të determinuar nga  konfiguracioni   i  terrenit  ,siç janë   majat,  kreshtat, qafat,  ujëndarjet e ujërëniet, vargmalet ), gjeografikë,   gjeostrategjikë, historikë,  etnikë të balansuar,   ekonomikë, pronësorë , ka praktikuar vetëm kadastrin ( sic) ,ndryshe,  komponentën e karakterit sekondar, subsidiar  si dhe,

dy ,

në vend të  demarkacionit  kufitar kosovar- malazez sipas  delimitacionit të bërë në shkurtin e vitit 1945, të pandryshuar asnjëherë , Komisioni  Shtetëror për Demarkacionin e Kufirit Kosovar – Malazez,  jashtë mandatit të caktuar nga Kuvendi, ka aplikuar  ridelimitacion madje    gabuar, të  emërtuar “demarkacion” e ,për të qenë edhe më keq, panevojshem e me asgjë të justifikuar  të dëmshëm për integritetin territorial të  vendit tonë  ( Sikundër dihet e me asgjë nuk  mohohet,  Komisioni për Demarkacionin ishte i autorizuar  për   ridelimitacion kufitar   kosovar- malazez, por, përkundrazi , nga Kuvendi i RK-së, ishte i mandatuar  qe , në bazë delimitacionit  egzistues nga  viti 1945 ,     aplikojë  demarkacionin nëpërmjet rektifikacioneve të balansuara  në terren!

 

Seandejmi , KIRUG-u   kërkon nga Qeveria e Kosovës që ,  në vend të aplikimit të matjes “sa për matje”    sipërfaqes së Kosovës  para fiksimit  përfundimtar e të drejtë të kufinjëve shtetëror  ,  të ndryshojë  qendrimin e deritashëm për ratifikimin e pakusht të Marrëveshjes për Demarkacionin, ashtu që , vendoshmërisht     angazhohet për  demarkacionin  kufitar të vendit tonë konform me delimitacionin e  kufinjëve administrativë të njësive federative të   ex YU II ( 1945- 92)   përkatësisht të   kufirit të Kosovës dhe Malit të   Zi ( Qafë e Çakorrit -  Mokra – Hajle – Kullë)  ,i cili  nga viti 1945 nuk ka ndryshuar asnjëherë dhe si i tillë  është i  konfirmuar  me dokumente kushtetutare të  YU II, Kosovës, Sërbisë, Malit të Zi si dhe me akte relevante   politike dhe  juridike ndërkombëtare!

KIRUG-u edhe në këtë rast  prononcohet për  demarkacion ndërkufitar të vendit tonë me Malin e Zi por  të bazuar në delimitacionin e vitit 1945 ( të cilin, koincidentalisht, kryesisht , e kanë   disajnuar vetë malazezët  në krye me Millovan Gjillasin, Milladin Popoviqin,  Svetozar Vukmanoviq Tempo-n ...), i cili, si i tillë, figuron edhe në hartat zyrtare të   Kosovës ,Malit të Zi, Sërbisë, YU II si dhe në  në tekstet dhe publikimet  shkollore, universitare dhe  shkencore , në enciklopeditë bashkëkohore të shteteve në fjalë si dhe të shteteve tjera.

Ndryshe,  KIRG-u , për shtetin Mali Zi , edhe  këtu shprehë mirënjohje  për pranimin e vendit tonë për shtet të pavaruar e  sovran   dhe , është i  përcaktuar   fuqishëm për  krijim dhe kultivim të marrëdhënieve fqinjësore të mira e të qendrueshme ndërmjet tij dhe vendit tonë!

KIRG-u , nga shkaqe politike e pragmatike , duke e abstraktuar dimensionin e faktorin historik   para vitit 1945,   angazhohet dhe thekson se :

kufiri Kosovar - Malazez duhet të demarkohet dhe të sanksionohet konform me delimitacionin e të njëjtit në  vitin 1945 ,në linjen  Qafë e Çakorrit- Mokra – Hajlë - Kullë,

kufiri i tillë do të mbetej  i pakontestuar dhe si i tillë i qendrueshëm dhe

do të krijonte  parakushte të volitshme për  kultivim të raporteve  shoqërore, ekonomike, politike, kulturore, shkencore reciproke të  dobishme ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi dhe se

matja eventuale e sipërfaqes  para  fiksimit të drejtë dhe përfundimtar të kufirit , në këtë rast, ndërmjet  Kosovës dhe malit të Zi, do t’ishte iracionale, e panevosjme dhe e dëmshme për aq sa do të  shfrytëzohej  si pretekst  lehtësues pro ratifikimit të  demarkacionit të versionit qeveritar të dëmshëm për  integritetin territorial të vendit tonë!

Kryetari i KIRUG-ut                                      SEKRETARI I KIRUG-ut

Prof dr Riza SMAKA                                               Prof dr Jeton KELEMENDI



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: