Gjon Keka: Parimet, virtytet dhe këshillat e Kastriotit
| E Diel, 22.01.2017, 04:00 PM |

Parimet, virtytet dhe këshillat gjatë jetës dhe veprës së Gjergj Kastriotit

Nga Gjon KEKA

Gjergj Kastrioti kishte parime dhe virtyte që i mbante brenda jetës dhe veprave të tij duke i konsideruar madje themeltare. Këtu më poshtë po paraqesë disa parime bazë të cilat i kishte gjatë qeverisjes mbretërore dhe jetës së tij si lider, komandant dhe strateg e vizionar. Dhe këto sigurishtë që janë të përmbledhura nga jeta e tij, vepra dhe testamenti lënë ushtarëve të tij dhe birit të tij:

           adhurimin, kujdesin dhe nderimin me një shprit të pastër e me dashuri në zemër në Zotin e madh e të vërtetë, dhe

           me dashtë dhe me pas gjithmonë para syve atdheun e shtetin, ku secili lind dhe edukohet për ta mbrojtur atë, dhe për ta shpëtuar edhe me gjak.

           nuk e lejoj që vendi të lëshohet në mëri, në grindje dhe në përfitime vetanake,

           ai donte që arbnorët të ishin të lidhur bashkë fortë,

           që arbnorët të mos bien në dhelpëritë, kurthet e pusitë, joshjet e sulltanit barbar, sepse sic thoshte Gjergj Kastrioti tirani gjakatar ka për qëllim t'ju vecoj, , t'ju ndajë, të ju humb fuqinë tuaj dhe ta shemb e ta zhdukë atë që keni ndërtuar dhe secilin prej jush,

           po ashtu ai e dinte se pasi të vdiste sulltani do të vraponte si ndonjë egërsirë e tërbuar, për ta shfryrë gjithë atë urrejtje që kishte për të dhe për arbnorët e pathyeshëm,

           Gjergj Kastrioti nuk jetoj vetëm për veten e vete, por për të gjithë dhe pasardhësit, i mbrojti dhe i ruajti e udhëhoqi me urtësi e vizion,

           Ai thoshte se mua asnjëherë nuk më teproj koha, , isha pa gjumë, pa ngrënë, ai rrinte si ditën si natën vetëm e vetëm ta ruante lirinë, ta mbronte atdheun nga sulltani i egër,

           Ai gjatë qeverisjes ishte njeri që veprat flisni më shumë se fjalët, kishte disciplin dhe ishte shembull për ushtarët dhe popullin,

           Mbretërin e Arbërisë, të tijën dhe të gjitha të mirat ai i kishte të përbashkët me popullin dhe ushtarët trima,

           Besnikëria, mirësia, dashuria asnjëherë nuk i ka munguar, ai cdo herë në beteja dilte vetë i pari dhe i printe ushtrisë në cdo rrezik e luftë kundër armikut,

           Ai mbante miqësi dhe e njihte fuqinë e miqësisë së sinqertë, sepse ai vetë thoshte se për të pausur miqë duhet të ketë besnikëri, sinqeritet dhe mirëbërësi,

           Ai e përbuzte miqësinë dhe shoqërinë me armiqtë, duke mos pranuar as dhurata, as zotimeve të tyre të rrejshme, pasiqë ai e dinte se armiku të cilin e luftonte me tërë qenjen e tij ishte i pabesë, ishte i kombshëm dhe donte që atë dhe vendin ta zhyste në mejrim dhe ta zhdukte nga faqja e dheut,

           Ai nuk shikonte fetë nëse një donte t'ia cenonte vendin, apo ta pengonte në planin e tij kundër armikut, ai luftonte të gjithë ata që pengonin procesin e clirimit të plotë nga pushtuesi osman,

           Ai i urrente njerëzit që punonin prapa shpine të tij, sic ishte rasti i despotit të serbisë i cili e pengoj Gjergj Kastriotin që t'i dilte në ndihmë hungarezëvë që i kishte premtuar më parë, sic dihet ky despot mbante anën e sulltanit dhe i kishte dhënë atij të bijën Katakuzinë për grua,

           Gjymtyrët, trupi dhe mendja e tij ishin gjithëherë në shërbim të atdheut dhe për atdheun të cilin e donte dhe luftoj për të gjerë në vdekje, dhe

           I vetmi ai ishte gjatë tërë historisë së kombit që bëri përpjekje me mish e me shpirt ta bëjë atdheun e tij të fuqishëm, të bashkuar, të lirë dhe faktorë jo vetëm në gadishullin Ilirik, por edhe në kontinentin europian.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: