Fahri Xharra: Kujt iu desh seriali Skanderbeg?
| E Marte, 17.01.2017, 08:14 PM |

Kujt iu desh seriali “Skanderbeg'' ?

(Jam shumë i shqetësuar që mu sot me 17 janar , në ditën e 549 vjetorit të vdekjes së  Skënderbeut te shkruaj për “ guximin “ shqiptar , të përqeshjes me vet vetën )

Nga Fahri Xharra

“I cilësuar si një prej serialeve më serioze dhe unikë të prodhuar ndonjëherë në Ballkan, e kjo sipas kompanisë së distribucionit “Mercury Films”, e cila tashmë ka marrë përsipër edhe distribucionin ndërkombëtar. Seriali “Skandërbeg” nuk është risi vetëm në tregun e Ballkanit, por edhe në atë ndërkombëtar – pasi pothuajse nuk ekziston ndonjë serial televiziv i cili trajton këtë periudhë të Mesjetës “ kështu shkruan  me krenari  prodhuesi i këtij maskara filmi.

Pra” Seriali do të jetë një komedi e bazuar mbi karakteret dhe situatat, një komedi me të qeshura artificiale, sipas standardit të trendëve bashkëkohore të prodhimit të serialeve. Duke i ditur të gjitha këto, bashkëpunimin e tyre dhe ekipin realizues, s’ka si të mos ketë ky serial një tematikë të veçantë.”

Ngjarja zhvillohet në mesjetën e hershme, në shekullin 15, një periudhë e trajtuar pak ose thuajse aspak në seriale televizive.

Sa jemi të sinqertë me historinë tonë ?

Edhe sikur turqit ta kishin realizuar një “hagare “ të tillë e të pa fije krype , as serbët që pretendojnë që Skenderbeu “ është “ i tyre ( sipas Fatos Lubonjes, Oliver Schmittit  dhe shqiptarëve të tjerë që iu është mërzitur e kaluara) nuk do ta shfaqnin në ekranet e tyre televizive. Së paku , serbët i qëndrojnë besnik fjalës së tyre të shkruar ( edhe nëse është rrenë ) ; e turqit nuk harxhojnë para për të qeshur me historinë e tyre.

Kujt i shkoi ndërmend të befason botën me një serial të tillë ?

Po nuk është ore  figura e Skënderbeut për nivelin e portokallive. !

Ta kishin serbët një Skenderbe , bota do të ishte mahitur me realizimet e tyre  filmike serioze !

E pamundur të kuptohet mendësia shqiptare , paraja e tepërt dhe vrazhdësia e paraqitjes historike në mënyrë të tillë. Ndoshta jemi shumë të varfër nga mendja dhe në mungesë të vetëdijes krijojmë diçka që e përdhosë të tërë mundin historik .  Ndoshta...

Të mendojmë ,cili nga popujt e Europës kishte harxhuar para të majme të fusin një hero të tyre kombëtar  në rrjetin e humorit më banal që ekziston në mediumet vizive

Te mendojmë si duhet :  …”.menjëherë pas masakrës, gjenocidit që bënë serbët mbi popullin martir shqiptar të Kosovës, Ismail Kadare bën thirrje shqiptarëve shkrimtarë, intelektualëve të dy shteteve, shqiptar e kosovar, të bëjnë të gjitha përpjekjet të dëshmojnë mbi krimin serb ndaj shqiptarëve. Reagimi i intelektualëve shqiptarë erdhi me qeshje, si për të thënë, këtë herë s’na the gjë o Zoti Kadare. Dëshmimi i krimit serb mbi shqiptarët është detyrë shpie e vogël për ne të mëdhenjtë, do thoshin ata, prandaj nuk është kjo detyra jonë të merremi me këto  punë të vogla, me fjalë të tjera nuk ndienin më për atë gjëmë.”

( Në një intervistë për shekullin, tetor 2000 Kadare është shprehur … Në kujtimet e amerikanit Xhejs Rubin, botuar në “ Financial Times“, përmendet episodi kur presidenti i Serbisë, Milutinoviç që kryesonte delegacionin serb në Rambuje, duke mos kuptuar asgjë nga ajo që po ndodhte, u thotë amerikanëve:  Përse shqetësoheni për shqiptarët? Na e lini ne këtë punë  dhe ne  e mbarojmë për një javë“ )

Me të vërtetë të lehtë jemi !


Gjakovë, 17.01.17

(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: