Ilir Çumani: Luksi dhe vrafëria shfaq tragjikomiken
| E Diel, 08.01.2017, 01:00 PM |

KUR LUKSI DHE VARFËRIA SHFAQ

TRAGJIKOMIKEN NË TË PËRITSHMEN TONË...!

NGA ILIR ÇUMANI

Kjo është njëra prej shumë godinave shtetërore ku qeveria e rilindjes ka investuar plot 1.8 milion dollarë për restaurimin e saj. Janë me dhjetra godina të tilla, përfshi dhe selinë e kryeministrisë, që i janë nënshtruar rikonstruksionit dhe modernizimit në një superluks të tepruar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. 30 % e buxhetit të shteti vitin që shkoi, i'u dedikua prejektit për modernizimin dhe luksin e administratës së qeverisjes qëndrore duke përfshirë edhe mobilimin dhe rehatimin e qeverisë luksokrakte. Bërja bublike e këtij fakti, u justifikua nga qeveria se e gjitha kjo ka të bëjë me ringritjen e institucioneve dhe me dinjitetin e shtetit. Deri këtu, nuk ka asgjë të keqe nëse kjo prezanton imazhin e shtetit faqe botës. Mirëpo e gjitha kjo ka një kontrast të madh me realitetin që kalon vendi. Është tepri dhe luks i madh të shpenzohen kaq shumë para, për komoditetin dhe ngrohjen e të ndenjurave të zyrtarëve tanë të superpaguar, kur aktualisht, të gjitha shkollat dhe kopshtet e fëmijëve tanë, sot po vuajnë mungesën e ngrohjes në këtë dimër të acartë, ndërsa qeveria, në prag të kësaj epidemie është vënë në dilemë që ti mbyllë ato për ca ditë, sepse nuk ka qenë e aftë të zgjidhte këtë problem kaq social dhe human njëkohësisht. Ashtu si në një familje, kur vëmendja parësore përqëndrohet tek mirëqënia e fëmijëve, duke u siguruar atyre kushtet elementare të domosdoshme të jetës normale, ashtu edhe një qeveri e përgjegjshme, duhej që vëmendjen e këtyre investimeve ta kishte përqëndruar tek problemi i ngrohjes së këtyre onstitucioneve të dijes, pikërisht aty ku përgatitet dhe edukohet gjenerata e një brezi të ri. Është e papranueshme dhe papërgjegjësi totale, kur në të gjithe vendin është ulur këmbëkryq varfëria, kur e gjithë Shqipëria është përfshirë nga rrjeti i prodhimit dhe i shitjes së kanabisit, kur 110.000 familje të varfëra figurojnë sot jashtë skemës së ndihmës ekonomike, kur 31.000 fëmijë jetim sot janë jashtë vëmendjes së shtetit dhe në luftë me mbijetesën, kur ende shteti shqiptar nuk ka kurajon të deklaroj zyrtarisht shkallën e minimumit jetik të varfërisë, kur politikat sociale dhe mbrojtëse të shtetit ndaj grupeve të dizavantazhuara të shoqërisë janë ironikisht qesharake dhe tallëse, kur papunësia dhe varfëria është ulur këmbëkryq edhe pse kryeministri ynë deklaron se punë ka, por nuk ka profesionistë, kur në spitalet tona edhe kur je i siguruar mjeku nuk të prek me dorë nëse nuk paguan nën dorë, kur avokatë sekser e gjobëvënës dhe gjykatës të korruptuar, të mohojnë të drejtën se nuk ke paguar para, kur të rijnve tanë i'u janë vrarë shpresat dhe ëndrrat për të ardhmen duke menduar si ta braktisin një orë e më parë vendin e tyre, etj, etj, si mundet që qeveria dhe kryeministri ynë luksokrat 30 % të buxhetit të shtetit, nga paratë e qytetarëve shqiptarë, t'ia dedikoj superluksit të zyrave dhe modernizimit të ambjenteve ku punojnë aparatçikët militantë fanatikë të cilët nuk jetojnë me realitetin, por janë të shkëputur në mënyrë të çuditshme nga ky realitet...!? Një Lider apo udhëheqës, një qeveri, ligjvënës ose një pushtetar, është i përgjegjshëm dhe e meriton pushtetin e votes së lirë vetëm atëherë kur ata ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve të zakonshëm. Ky është i vetmi test që tregon suksesin ose mossuksesin. Tjetër tregues nuk ka. Kur luksi dhe varfëria masive shfaqin tragjikomiken në të përditshme tonë, sejcilit prej nesh, natyrshëm i lind pyetja: a e ka justifikuar kryeministri ynë dhe qeveria e tij e "rilindjes" besimin e votuesve shqiptarë...!?



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: