Shoqata Çamëria: Komunikatë
| E Marte, 10.01.2017, 10:29 AM |

SHOQATA DEMOKRATIKE SHQIPTARE “ÇAMËRIA”, HAGË-HOLANDË

DEGA - PRISHTINË - KOSOVË

K O M U N I K A T E

Prishtinë, më 04/01/2017

- Shoqata Demokratike Shqiptare "Çamëria" Hagë-Holandë, dega në Prishtinë-Kosovë  me kryetarin e saj  për Kosovë, z.Dibran Fyllin, nënkryetarin, z.Asllan Qyqalla, sekretarin Jakup Ismaili dhe zëndhënësin për media dhe informim me publiku, z. Fatmir Halimi, sot rreth orës 15.00 priten një delegacion shumë të zgjeruar, ku përfaqsoheshin gati të gjitha trojet tona etnike. Delegacionit i priu z. Dritan Lluka- shefi i kabinetit të Qeverise së Republikës së Çamerisë, Shpend Bisheva- nënkryetar i shoqatës Çameria për Qytetin e Tropojes dhe anëtar i kryesisë së përgjithshme në Holandë, Zimri Sulejmani nga Shkupi me vendbanim në Gjermani- anëtar i kryesisë në Holandë, Rexhep Abazi- përfaqësues i shoqatës Çamëria  për Luginën e Preshevës, Muhamet Omari- përfaqësues nga Vlora dhe Ali Sylaj- anëtar i kryesisë së përgjithshme. Gjatë këtij takimi u bisedua për punën e deritashme të SHDSH”Çamëria” dega në Kosovë, ku të arriturat e saj i prezentoi kryetari z. Dibran Fylli.

Më pas fjalën e mori z.Dritan Lluka, i cili para kryesise sonë shpalosi planin dhe agjendën  për Manifestimin dhe pritjen që shqiptarët e të gjitha trojeve tona do t’i bëjnë “Ambasadorit të çështjes shqiptare” z. Wiliam Wokerit më 13 janar, në sheshin e Pavaësisë në Vlorë. Kurse Dibran Fylli u zotua se për të qenë manifestim shumë dijnitoz do të organizojë dy autobusë me anëtarë dhe me simpatizantë të çështjes çame drejt Vlorës më 13 janar.

Po në këtë takim telegram urimi dhe përkrahje dega e SHDSH “Çamëria” në Kosovë mori edhe nga Kryeministri i Republikës së Çamërisë z. Festim Lato.  Shoqata "Çamëria", dega në Prishtinë – Kosovë nuk ka të ndalur me aktivitete dhe me takime të ndryshme gati me të gjitha organizatat dhe institucionet në Kosovë për ndihmë dhe për senzibilizimin e qështjes çame deri në realizimin e plotë të të drejtave të tyre në shtetin e Greqisë.

Ma. Fatmir Halimi

Zëdhënës për media dhe informim

Prishtinë



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: