Keka: Kastrioti një nga figurat më të shkëlqyera
| E Diel, 08.01.2017, 12:03 PM |

Gjergj Kastrioti një nga figurat më të shkëlqyera heroike

Nga Gjon KEKA

Se figura, heroizmi e talenti i Gjergj Kastriotit është parë me syrin e lavdisë së madhe të shkrimtarëve dhe kronistëve europian, këtë e dëshmojnë shumë cilësime që i kanë dhënë ata këtij gjeniu jo vetëm të kombit tonë arbnor europian, por edhe të familjes europiane në përgjithësi. Ky personalitet mbikohor i kombit tonë jetoi dhe veproi si një mbrojtës i madh jo vetëm i lirisë së atdheut të tij, por edhe i vlerave të përbashkëta të familjes sonë europiane. Ai u bë referenca e përjetshme, u bë ylli që shëndriti epokën e tij dhe tani na tregon rrugën se kah duhet të ecim dhe si duhet punuar për të mirën e atdheut tonë europian.

Prandaj edhe madhështinë që shumë autorë e panë tek ai tregon se ai nuk ishte një hero i thjeshtë, as një trim i zakonshëm, por një nga figurat dhe heronjët më të mëdhenj jo vetëm në rangun e heronjëve europian, por edhe atë botëror.

Dhe tani meqë jemi në janarin e largimit fizik të tij, ai është edhe më gjallë në zemrat dhe mendjet e arbnorëve edhe në 548 vjetorin e vdekjes . Ai është i gjallë, ai jeton në venat e arbnorëve të vërtetë dhe Arbënia do të bëhet një ditë sipas vizionit dhe planit të tij, si një Arbëni e fuqishme në kontinentin europian, Arbëni europiane që ruan dhe mbron vlerat e saj dhe të familjes europiane në përgjithësi.

Duke mos e zgjatur më shumë këtu më poshtë po vendos disa cilësime se si e kanë parë dhe vlerësuar disa autorë e kronistë figurën e Gjergj Kastriotit dhe rëndësinë që ai kishte si dje ashtu edhe sot.

           „O, lum atdheu që të nxorri ty, një burrë kaq të madh! O, lum prindërit, që të lindën ty! O, lum paranikët e bashkëluftëtarët që të vinë ty pas dhe të kanë në krye si udhëheqës, drejtonjës prijës dhe kapedan që gëzojnë, që kanë dhe kënaqen me një mbret kaq të madh !... O yll i ndritur dhe i bukur i Arbërisë ! „ - Davidi, shkrimtar raguzinas para senatit tha këto fjalë për Gjergj Kastriotin

           „...o princ i pathyeshëm ,i dërguar nga Zoti dhe i zbritur ,si të thuash nga qielli , me qëllim që të bënje gjithë këto vepra të ndritura dhe të pavdekshme...“

Me këto ti i vetmi në shekullin tonë ,mund të matesh padyshim me tërë lashtësinë.- Mbreti Ferdinand i Napolit për Gjergj Kastriotin

           “Skënderbeu ka qenë një nga heronjtë më të mëdhenj të luftës që historia ka rregjistruar, por ai ishte edhe një trim.“- Karl August Schimmer 1845

           "Gjergj Kastrioti një nga heronjtë e jashtëzakonshëm të Mesjetës."- Karl Tücking, 1858

           „Skënderbeu ishte në kohën e tij një nga figurat më të shkëlqyera heroike, ...“-Die Zeit ,1894

           „Gjergj Kastrioti i njohur si hero i shekullit...“- kronika e vitit 1846



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: