Protestë për Ramushin, Colmar, Francë, sot në orën 13:00
| E Shtune, 07.01.2017, 10:27 AM |

Lobit Euro-Atlantik Shqiptar me Qendër në Gjermani

Fton

Të protestojmë  për Ramushin në Colmar të Francës para Gjykatës se apelit me datën 07.01.2017 ora 13:00.

Aty do të mbajmë nje protest paqësore ne shenje Revolte për arrestimin e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Të nderuar qytetarë, të komunitetit shqiptarë, të nderuar mërgimtarë, intelektual, krijues, dhe artdashës të kulturës dhe artit shqiptar, biznesmenë, veprimtar, shoqata, klube dhe organizma të vlerave tona kombëtare, me vendbanim dhe punë të përkohshme, apo të përhershme në shtetin e Gjermanisë,Zvicrës dhe Francës:

-Ju bëjmë thirrje njëzëri që t’i bashkëngjitni thirrjes tonë  për këtë protestë sa madhështor, po edhe kombëtar, humane dhe shumë e nevojshme me sa vijon:

-Ftojmë të gjithë bashkatdhetarët, që të marrin pjesë, me një theks të veçantë ftojmë Ambasadat e Republikës së Kosovës të Shqipërisë në shtete e Evropës  dhe përfaqësues të çdo lloji subjekti apo organizate e media, që të marrin pjesë në protestën  për Lirimin e  Ramush Haradinajn dhe gjykimin e Serbisë pranë faktorëve ndërkombëtar.

Protesta do të jetë paqësore mundësisht  të masivizohet me mbishkrime  parullash si:

“Te lirohet heroi i ynë nga  planet shoviniste  serbe” , ”Evropë  këndellu  në raport me shqiptarët”

“Shqiptarët duan paq dhe jo burgje”” Të anulohet Interpoli serb për shqiptarë me karakter politik”etj.

I lusim të gjithë pjesëmarrësit që të sjelljen në mënyrën paqësore dhe të kulturuar.

Të gjithë i lusim që të vijnë me Flamur Kombëtar dhe ndonjë Flamur shtetëror.

Duke mbrojtur z.Haradinaj, ne e mbrojmë popullin shqiptar,shtetin,dinjitetin dhe UCK-në. Përmes  këtij akti mbrojmë  vlerat e SHBA-ve,popullin mik  dhe  aleatin historik të popullit shqiptar. Përmes këtij takimi përmirësojmë gabimet e Evropës kundër shqiptarëve.

Ju mirëpresim Kryesia e përkohshme e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar e  kryesuar  nga Skenderbeg Klaiqi.

Adresa: 9 AVENUE RAYMOND POINCARÉ. 6800 COLMAR Francë,afër Bazelit të Zvicrës.

Përgatiti Komisioni  informativ  i LEUASH-it me qendër në Gjermani



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: