Gani Mehmetaj: Izolimi i romëve dhe vetizolimi i islamikëve?
| E Merkure, 04.01.2017, 09:24 PM |

IZOLIMI I ROMËVE DHE VETIZOLIMI I ISLAMIKËVE?

Në fëmijërinë time romët pa të drejtë i izoluam dhe i shpërfillëm. Ishin të varfër e të përbuzur. Jetonin në komunitetet e tyre  në periferi të qyteteve; shtëpitë e kasollet i ngritën në mënyrë klandestine; bënin punë nga më të ndryshmet në kufijtë e të lejuarës; policia shpesh i bastiste për vjedhje e vrasje. Me bren edhe sot pyetja: a patëm mundësi të bëjmë më shumë për ta?

SHKRUAN GANI MEHMETAJ

Enklavat e izoluara më rrëqethin edhe tash. Megjithatë enklavave të vjetra ka nis t’u shtohen enklavat e reja. Vendin e romëve të izoluar janë duke e zënë islamikët e sektit vehabi, salafi e vëllazëria myslimane anadollake. Këto komunitete, të sajuara nga shqiptarët skajshmërisht të varfër, janë izoluar nga shoqatat e dyshimta të lidhura më terrorin ndërkombëtar. Mënyra e jetesës sipas modelit primitiv të mesjetës së hershme arabe, i ka bërë që shoqëria t’i përjashtojë gati tërësisht nga jeta urbane. Brenda komuniteteve e organizojnë jetën publike e private, falën në xhamitë ilegale, improvizojnë biznesin në kufijtë e të lejuarës, ngrehin punëtoritë e dyqanet e vogla, ku nuk dihet çka shitet e çka blihet.

Askush (pos shërbimeve sekrete) nuk e di më se jetojë? Si veprojnë? Nga u vijnë të ardhurat? Pak kush e ka idenë se si i edukojnë fëmijët? Më se i frymëzojnë? Sa bien ndesh më jetën laike në shkolla e në rrugë? Fëmijët e tyre shkojnë edhe nëpër shkollat laike, pos atyre që mësojnë nëpër mejtepe. Kur ata fëmijë nisin të shprehin identitetin e ri që bie ndesh më identitetin shqiptar dhe më qytetërimin perëndimor, atëherë i përbuzin, i nënçmojnë, i bëjnë agresivë, sepse i tallin.  Ndryshe i kanë mësuar në familje, ndryshe i mësojnë në shkollë, ndryshe sillën e logjikojnë bashkëmoshatarët e tyre.

Fëmijët e kësaj shtrese të re fetare traumatizohen, nuk integrohen në shkollë, nuk integrohen në çerdhe, nuk arrijnë të bëhen pjesë e  shoqërisë shqiptare, aq më pak të japin kontributin e tyre. Ata do të bëhen barrë e shoqërisë dhe brenga jonë.

Askush nuk dëshiron të jetojë brenda komunitetit të tyre, askush nuk preferon të jetojë në afërsi të tyre. Rrokaqiejt që u ndërtuan në afërsi të komuniteteve islamike e kanë humbur vlerën reale, sepse pos ndonjë hallexhiu, nuk shiten as nuk blihen apartamentet. Zhurma e altoparlantëve nga xhamitë është e tmerrshme, sjellja e komunitarëve islamik shpesh është e çoroditur, madje armiqësore.

“Të zhveshin më sy”, ankohen vajzat e gratë e reja. “Janë të zhurmshëm e të dhunshëm edhe në biseda rrugësh”, tregojnë të tjerët, “Të duken sikur sapo zbriten nga gamilja (deveja)”, tallen të tretët. Ashtu sikurse romët në dasmat e tyre ta qanin timpanin e veshëve me muzikë , ashtu edhe ata nuk e respektojnë fare mjedisin, por i lëshojnë altoparlantët sa të çmendin më zhurmë. Nuk e përfillin asnjë ankesë, sikur të ishin të vetëm në shkretëtirë.

Kjo shtresë të varfërish, u joshen nga paratë e shoqatave të dyshimta islamike, të lidhura me terrorizmin, u indoktrinuan, ua shpërlanë trurin, duke ua treguar karotën e hurmat, i kapen në rrjet. Çdo rekrutim i ri e kishte çmimin: një burrë po e lëshoi mjekrën e tipit vehabist, që falet pesë herë në ditë, merr 250 euro, një grua që e ve shaminë dhe vishet si gratë arabe merr më pak se një burrë, (200 euro), sepse gruaja të ta ka vlerë më të ulët. Ndaj fëmijëve ndiqet një program i veçantë i shpërlarjes së trurit, duke i izoluar nga moshatarët dhe duke i bërë më të vetmuar se sa në shkretëtirë, ku e gjejnë frymëzimin mësuesit e mejtepeve.

Janë dhënë miliona euro në rekrutimin e myslimanëve profesionistë, janë ngritur në mënyrë klandestine qindra xhami të hapura apo të fshehta, të cilët pastaj rekrutojnë mujsharë. Viktima të këtij rekrutimi ishin të varfrit e periferisë së qyteteve të mëdha, por edhe të varfrit e  katundeve , ku dora e pushtetit nuk është ndjerë asnjëherë, në punësim apo në përkujdesje të çfarëdo niveli qoftë.

Dora e pushtetit ndjehet në enklavat islamike vetëm atëherë kur grushti i policisë i godet grupet terroriste. Më herët dikush i shiti të shoqatat islamike për pak para, ndërsa shpenzojmë miliona që t’i kapim grupet terroriste, që e rrezikojnë sigurinë e shtetit dhe sigurinë e kontinentit.

Këta fatkeq pranuan çfarëdo kushtesh që të dilnin nga varfëria, i pranuan diktatet e shteteve që u ndihmuan, duke e ndryshuar për kohë të shkurtër mendësinë, mënyrën e të jetuarat, mënyrën e të vepruarit, deri në përpjekjet të heqin dorë nga traditat kombëtare. Një pjesë e tyre luftojnë për një kauzë të huaj dhe në një shtet po aq të huaj, sepse lakmojnë paratë, mbase edhe ua kanë shpërlarë trurin. Shteti i përbuzi, i shpërfilli, i izoloi. Por një ditë shoqëria jonë, me ose pa shtetarët e korruptuar duhet të  krijojë programe afatgjate për ri integrimin e komunitetit islamikë, në mënyrë që të shërohen nga urrejtja që ua kanë injektuar, të rehabilitohen nga traumat fetare që kanë pësuar, t’i izolojnë të rrezikshmit që i kanë kriminalizuar.

Një pjesë e romëve ikën në Perëndim nga varfëria dhe nga përbuzja.  Romët ishin paqësor, mirëpo, komunitetin e islamikëve Perëndimi nuk do t’i pres mirë, sepse feja e tyre e predikon dhunën. Prandaj ne do të përballemi me ta, prandaj programi i rehabilitimit të fëmijëve të tyre e përpjekja për t’i integruar në shoqërinë e qytetëruar shqiptare është i domosdoshëm. Ata janë si delja e zezë që duhet t’i kthehet kopesë.



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: