Dedë Preqi: Muri nuk e kupton rezulutën
| E Shtune, 31.12.2016, 10:22 AM |

MURI NUK E KUPTON REZULUTËN, VETËM BULDOZERIN QË IA  HEDH THËMELIN

Nga Dedë Preqi

Është e ditur se, me dhunë asnjë çështje nuk është zgjidhur dhe nuk do të zgjidhet askund në botë, sepse dhuna është detyrim i pavullnetshëm dhe i pa arsyeshëm i njeriut, e cila sa do që vepron me gjuhën e forcës, nuk afron zgjidhje të çëndrueshme dhe efektive në mes palëve kundërshtuese. Flitet dhe shkruhet për shembuj e ngjarje të ndryshme në botë, ku dhuna dominon dhe prek pamëshirshëm  vendet dhe njerëzit e saj, duke konsideruar edhe vendin tonë, një ndër vendet më të prekura në rajon, por ekziston diçka më e rëndësishme dhe më e fuqishme që mund ta mbrojë të ardhmën e çdo gjendjeje ekstreme.

Dikush e ka ditur, sepse e ka planifikuar më herët të ardhmën  dhe pengesat  për ndërtimin dhe sendertimin e Kosovës së pasluftës, por nuk e ka përcaktuar fatin e saj të vërtetë, sepse ky vend e ka zotin e vet, i cili është vetë populli që përkujdeset për trashëgiminë e vet të pa tjetërsueshme. Edhe pse në Kosovën e pasluftës, apo në Kosovën e lirë,  bëhën përpjekje të vazhdueshme të fshehura dhe të hapura të faktorit serb dhe politikës së tij hegjemoniste, për ti penguar proceset e demokracisë në këtë vend, Kosova e ka rrugën e saj të qartë, e cila nuk do të ndalët kurrë, sepse është e drejta e vet sublime, për të mbrojtur tokat e veta, dhe për të vendosë për fatin dhe jetën e vet njerëzore.

Në fakt politika e Beogradit është bërë detyrë, sëcilës nuk mund t’ia kthejmë shpinën, por për këtë është e nevojshme të ballafaqohemi më tërë vuajtjet dhe durimin, që të mbajmë në minimum dobësitë dhe turpin e saj, që po tregon para botës së civilizuar dhe demokratike. Në fakt politika e Beogradit dhe shërbëtorët e tij serb në veriun e Mitrovicës, po barikadojnë ura dhe po ndërtojnë mure ndarëse në këtë vend, ata  e kanë akoma të pa qartë se, asnjë situatë nuk mund të përsëritet dhe çdo situatë e pret një përgjigje tjetër, duke formuar dhe përcaktuar  fatin e sëcilit, që është e dobishme për atë njeri, që ta shfrytëzojë mundësinë dhe të kuptojë vlerat e jetës pa i cënuar të drejtat e tjetrit.

Muri që është formuar këto ditë të fundit në Mitrovicë, si një simbolikë e ndarjes së veriut nga pjesa tjetër jugore e vendit, paraqet një provokim dhe shfrytëzim të situatës, e cila nuk do rezulutë boshe me flalë e rënkime, por do vendim dhe veprime, duke ditur se ky mur ndarës është i gabuar, thëmelet e të cilit i ka në Mitrovicë, ndërsa planin dhe projektin e ka të hartuar në Beograd.

Është e kuptueshme se reflektimet dhe reagimet nga ana e popullatës shqiptare janë ndjenja të cilat marrin jehonë gjithëpërfshirëse të pakënaqësisë, por janë të pa kuptueshme  reagimet e përfaqësuesve europian, kur thuhet se ky projekt  nuk është mur, por shkallë, që simbolizojnë lëvizjen e qytetare të këtij vendi, përmes të cilave realizohet qëllimi i bashkimit  dhe harmonizimi në mes popujve, duke e anashkaluar realitetin se, ky mur paraqet qëllimisht përshkallëzimin e marrëdhënieve në mes shqiptarëve dhe serbëve, të cilët ginden në Kosovën e përbashkët.

Kujna duhet besuar, qeveritarëve të Kosovës, që thojnë se ky projekt nuk është i yni, apo duhet besuar Beogradit, i cili tani me siguri pas këtij projekti mund të projektojnë edhe ndonjë një kurthë tjetër për Kosovën, apo duhet besuar përfaqësuesve europian, të cilët e arsytojnë projektin e shkallëve, duke e bërë Kosovën, si një arenë të një vendi eksperimentesh, që nuk tregojnë mënyrën e një bashkëjetese normale dhe njerëzore në mes këtyre dy popujve, dhe në anën tjetër, nuk është një « diçka », që po punohet fshehurazi, të cilën nuk e dinë populli. Nuk është kjo një ëndërr të cilën nuk e beson populli i Kosovës, duke ditur se, shumë shpesh ishte i mashtruar nga këto ëndërra, por duke i përshëndetur edhe miqtë tanë, të cilët na ndihmuan në çaste të vështira, nuk do të na lënë në rrugë edhe kësaj here…

Për keqardhje,  qeveria aktuale është akoma në koma, apo e përgjumur, të cilën situatë po e shfrytëzon mjaftë mirë politika e Beogradit, por eksperienca, të cilën po e përjeton popullata kosovare edhe pse nuk e ka të lehtë për t’a tejkaluar këtë situatë, mund të zbulohen shumë karaktere të njeriut, të cilat ka mundësi të përballohen, sepse vetë ata që po mundohen të përcaktojnë vija kufitare dhe mure ndarëse pa vullnetin e shumicës së popullit, mund ta përjetojnë zhgënjimin brenda teritoreve të veta, aty ku vullkanet e pakënaqëve njerëzore vërshojnë dhe shpërthejnë përditë, duke kërkuar të drejtat e veta.

Kosova e sotme nuk duhet të jetë faktor dhune dhe destabilizimi në rajon e gjetiu, apo një vend që duhet ti kthejë sytë edhe njëherë bota dhe të vëhët në shënjestër të saj, sepse ndajë një politke të tillë është investuar mjaftë, si me gjakun që kanë derdhur shqiptarët, poashtu edhe fuqia e madhe e NATO-s, me investimet e veta miliardëshe, por përgjegjësia me e madhe përveq shtetit të Serbisë, i takon edhe BE-së, e cila duhet ta kuptojë rrolin e vet ndërkombëtar, që mos të pjellin dhe përsëriten konflikte të reja në këtë rajon që mund të shkakëtojnë edhe konflikte tjera, kur është e mundur, që ato të parandalohen më herët.

Dhe ajo që është shumë e ndieshme, Serbia dhe regjimi i saj, ishte shteti që shkakëtoj disa luftëra në Ballkanin përëndimor pas Luftës së Dytë botërore, duke shkakëtuar gjenocide dhe gjakderdhje të mëdha ndajë popujve të pafajshëm, e një ndër këto vende që pësoi shumë keq, ishte edhe Kosova. Prandaj, BE-ja, duhet të jetë më shumë e kujdesshme në politikbërje me Serbinë, duke e përafruar në gjirin e saj, e cila ndonjëherë përgëdhelet pa nevojë, për faktin se, fare pak e ka ndryshuar kursin e saj nga e kaluara, jo vetëm me Kosovën, por edhe me rajonin.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: