Fatmir Halimi: Prej modernes kah postmodernia
| E Premte, 30.12.2016, 11:17 AM |

Shtepia botuese "ProkultPress", Prishtine, dje nxori librin diskursiv ”Prej modernes kah postmodernia” te autorit tashme te deshmuar në fushen e kritikes letrare Mr. Fatmir Halimi.

Libri është rezultat i komunikimit të tij të vazhdueshëm me lexuesin për gati një decenie, duke filluar nga viti 2008 e deri më sot. Në këtë libër janë të përmbledhura idetë dhe studimet e tij shkencore të botuara nëpër revistat kulturore, gazetat tona periodike e ditore si dhe në portalet e ndryshme që dalin sot në trevat tona.

"Prej modernes kah postmodernia" eshte e ndare ne dy pjese modernia dhe pjesa e dyte postmodernia.

Pjesa e pare modernia, lëndë trajtimi ka periudhën moderne, format modelet dhe gjinitë letrare që u zhvilluan, kurse për model ka shkrimtaret Gergj Fishten, Migjenin dhe Lasgush Poradecin e model të shkrimit të tyre ka marrë Lahutën e Malcis, Vargjet e lira dhe vallja e Yjeve. Të gjitha këto të shtjelluara në pjesën e parë, modernia.

Kurse pjesa e dytë, postmodernia trajton mendimet e para rreth këtij diskursi kritik, kohen kur filloi të përdoret për herë të parë termi postmodern, mendimet e kritikeve të huaj dhe të atyre shqiptarë që janë duke u marrë me këtë fushë të re të kritikës së letërsisë. Model të shkrimtarit postmodern tek ne ka marrë për interpretim doajeni e letërsisë sonë Zejnullah Rrahmanin, kurse për trajtim veprën "Sheshi i Unazes", që edhe nga të tjerët është cilësuar si kryevepra e autorit. Po për këtë model të shkrimit postmodern kam trajtuar edhe romanin "Dashuri e Humbur" të autores së re në letrat shqipe Behare Rexhepi. Prandaj sipas autorit keto dy veprar na ofrojnë mundësi të mëdha interpretimi të kategorive stilistike postmoderne.

Libri nga sot gjindet ne te gjitha librarit e kryequtetit me nje çmim te volitshem, i cili do te jete me interes te veçante per studentet dhe studiuesit e letersise.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: