Neshat Mehmedi: Hoxhë Ramadan Sejfullahu
| E Premte, 30.12.2016, 05:28 PM |

HOXHË RAMADAN RUSHAN SEJFULLAHU – BOZOVCA

Nga Neshat MEHMEDI

Historinë po ta nënçmon dhe e për buzë ajo të kundërvihet e të hakmerret pamëshirshëm. Malësia e Sharrit të Tetovës ka lënë gjurmë të forta në histori.Rrudhosjet në fytyrat e pleqëve e të plakave flasin shumë, kanë shumë fshehtësi të jashtëzakonshme e aq me vlera për rezistencën, vuajt-jet, sakrificat, lemeritë që përjetuan e dëgjuan nga okupatorët e shumtë që u ngulën në tokat shqiptare. Të gjithë okupatorët kishin të nje-jtin qëllim ndaj shqiptarëve: shfrytëzimin, përçarjen ndërmjet veti, shfarosjen, dëbimin, asimilimin e tyre. A është e shkruar plotësishtë historia e popullit? Lirisht mund të themi se jo. Çdo katund i Malësisë ka histori në vete. Po të shpalos çdo rrudhë të çdo plaku e plake të çdo katundi e qyteti nxjerr në spërfaqe shumë bëma të armiqëve ndaj shqiptarëve nën okupi-min e tyre; Vuajtjet, saktificën, trimërinë, ven-dosmërinë, bujarinë, guximinë, urtësinë...

Rrëfimet e tyre janë aq emocionuse, aq trishtuese sa krijojnë histori në vete zinxhirore drejtë rrënjëve të trungut. është për çudikur e pyet një plak apo plakë sa vjet ke, ata të thonë përgjigje të çuditëshme, kun ë bazë të ngjarjeve që tregojnë ata, duket sikur ti kenë treqind vjet... Për të na mbushur mendjen na sqarojnë në mënyrë konkrete; “Biri axhës, unë kam tetëdhjete vite, sa kemi pa, sa kemi hek, si leshi e lini. Baba im ka jetuar nëtëdhjetë vjetë, sa nëna, këta sa kanë parë e sa kanë dëgjuar, të gjithë hekat na i kanë treguar, po gjyshi e gjyshja sa kanë vuajtur e sa kanë dëgjuar nga të parët e tyre,... e kur ti bëjmë bashkë vitet e mia, plus vitet që kam dëgjuar nga baba e nëna e gjyshi e gjyshja,... po ata sa kanë dëgjuar nga të tjerët, i kalojnë treq-ind vite“ e ne përsëri s’bindemi, kujt t’ia lam inatin, e sa inat kemi të gjithë e dimë, ama për veten tonë se pranojmë kurrë se jemi inatçorë?! Inat ma të madh thonë se ka gomari e mushka. Gomari si ti ngul këmbët, e në lloç s’futet, e për fat të keq të gjithë rrugët i kemi patur me lloç, e të gjithë punët i kemi bërë me gomar, mendoni sa vështirë e kemi patur, ndërsa mushka si të thotë se s’ndrroj këmbët të ec përpara dhe nuk ec, tërhiqe sa të duash me të gjithë forcën që e ke, ajo vazhdon të të tërheq mbrapa”!Përkundër kësaj, falë të parëve tanë; stërgjyshërve, gjyshërve e prindërve sot krenohemi me historinë, kulturën ,traditat, bujarinë, zakonet, ritet,... që na i lanë trashigim brez pas brezi, sepse ata u kaliten në vazhdimësi në grykë të pushkës e zjarrit. Një thënie që përdoret në popull është shumë kuptimplote e domethe-nëse: “Llafet e plakut dhe ara me plehërim kurrë s’të gënjejnë”. Çdo herë Malësia e Sharrit ka patur njerëz trima e guximtarë e bujar, ata që dinin shkrim e lexim ishin në numër shumë të pakt, ama lirisht mund të themi se ishin përparimtar e të besës, që krenohemi me veprat e tyre. Ata kurrë skanë heshtur, duke e ngritur kokën lartë. E njëri ndër ta është Molla Ramadan Rushan Bozovca.

Hoxhë Ramadani është i lindur 1891, në katundin Bozovcë komuna e Tetovës (pra në kohën e Perandorisë Osmane). Rrjedh nga një familje bujare dhe patriotike që janë njohur anë e mbanë trojeve shqiptare si në Lumë, Opojë e Gorë, Prizren e Shkup, në rrethinë të Tetovës, Gostivarit e Dibrës.Mulla Ramadani shkollimin e ka kryer në Edrene të Turqisë. Gati në përfundim të studimeve për shkaqe familjare detyrohet të kthehet në vendlindjen e tij, tashmë tëndarë në mënyrë të padrejtë nga fuqitë e mëdha që ia dhuruan mbretërisë Serbe – kroate - sllovene. Duke parë gjendjen e rëndë nën këtë okupim vendosi të mos kthehet në Turqi dhe filloi të punoj si hoxhë në katundin e tij të lindjes. Tre vite punoi pa pagesë. Pushtuesi i ri ishte i pamëshirshëm ndaj katundarëve të Malësisë së Sharrit, gjente sebep për dhunë e maltretime më ç’njerzore për të nënshtruar malsorët. Nëse i ke hipur kalit, të ka thënë pse i ke hipur kalit, e bom (shkep në dajak ), nëse si ke hipur kalit, të ka thënë, pse si ke hipur kalit, e prap dajak. Me i thënë mirëmëngjesi, pse më përshëndet e – dajak, mos me e përshëndet, të thotë pse s’më përshëndet-e prap dajak... Pra edhe sot e përdorin katundarët mos u bënë si kokeci; “Hipi kalit t’vrava, zdrajpi kalit t’vrava”. Pra sebep – shkas për dajak. Pushtuesi vepronte pamëshirshëm në trojet shqiptare për shkom-bëtarizim dhe dëbim, këtë dhunë e bënte edhe në katundet e Malësisë së Sharrit të Tetovës. Xhandarët ishin provokatorë dhe dhunues të pamëshirshëm ndaj katundarëve. Përdornin torturat më ç’njerzore ndaj tyre, pyetnin pyetje vetëm për të arsyetuar dhunën. Rrugës popul-latën e malltretonin sipas dëshirës, i takonin në rrugë dhe e pyetin çka je? Nëse i janë përgjigjur se jam shqiptarë, kanë përjetuar dhunën më ç’njerzore dhe u kanë thënë se shqiptarët jetojnë në Shqipëri, e këtu jetojnë turqët e muslimanët, e ju jeni turqë musliman. Turqit e kanë vendin në Turqi e shqiptarët në Shqipëri.

Hoxha Ramadan duke pare këtë situate të rëndë të katundarëve shkonte shtëpi n’shtëpi dhe bisedonte me të zotët e shtëpive dhe i këshillonte që të mos dëgjojnë munafikët e të largohen - shpërngulen për në Turqi. Se ne jemi shqiptarë e jo turq. Mos leni varret e të parëve, mos leni vendin ku na rritën e derdhën gjakë të parët tanë, të bëjmë durim se do të vijnë ditë më të mira, dushmanit – armikut mos ja kthejmë shpinën po ti kundërvihemi,... e nëse s’kemi armë me thojë t’ia grithim fytyrën, mos vdesim pa e përgjakur dushmanin, se s’na e bëjnë hallall mundin baballarët... tanë, ta shohin se kush janë shqiptarët e sa shumë e duan vatanin e të shkojmë në shkollë. Mos dëgjoni ata gënjeshtarë që paguhen nga armiku, që marrin nga një lirë të kuqe në kokë shqiptari që e bindin për me u larguar për Turqi e, këta janë njerëz të shitur, që flasin shqip e punojnë për mbretërinë Serbe, që na thonë se në Turqi është dini e imani. Jo, jo kurrë s’është e vërtet, se pa vatan – s’ka din e as iman. Pra ne duhet të bëjmë shtetin tonë e të kemi dinin e imanin, se armiku flen aq sa flen uji. Këtë veprim Mulla Ramadani se ka bërë hapur, por në rrugë të fshehta, te ato familje ku ka patur besim dhe duke ia gjetur një të afërt. Pra veprim zinxhirorë dhe me mjaftë sukses ia kanë arritur qëllimit.Duke e parë kontributin e madh të hoxhë Ramadanit për përhapjen e vlerave kombëtare, ruajtjen e gjuhës, traditave, riteve, kultures dhe pengimin e shqiptarëve për mos me u shpërn-gulur në Turqi, ra në sy dhe vesh të armiqëve. Filluan reprezaljet dhe bastisjet dhe e dëbuan nga puna si njeri i pa ditur dhe që punon kundër

udhës së zotit. Komisioni për me turpëru si të paditur i thonë që ta shkruaj një fjali – mane. Ai paprituar e shkruan në gjuhën arabe. “Njerzit me dy ftajrë ma sheret se shejtani”. Ata të pranishmit u prekën shumë nga kjo fjali dhe i thonë epja kuptimin.

Ai ju përgjigjet atyre: më detyruat të shkruaj fjalinë, e jo që t’jua them kuptimin. Kuptimin do ia jepni ju fjalisë. Unë e kryeva punën time.Edhe pas largimit nga puna, ai vazhdoi aktivitetin edhe më shumë për hapjen e idesë se ne s’jemi turq, por shqiptarë. Luftonte shprehjet që u përdorshin me të madhe në mesin e malësorëve dhe të katudarve: turk elamdulilah (Jam shqiptar), shartet e turçnojs (po shartet e fesë islame), se dini e imani s’janë vetem në Turqi, po ashtu luftonte përshëndetjet në gjuhë të huja: hozhgjelldën, hozhbulldën, ogurolla, evalla,... Po të zavëndsohen me përshëndetje të gjuhës së nënës - me fjalët shqipe, mirëse

erdhe, tungjatjeta, udhëembar, mirëupafshim, mirëu dëgjofshim,...

Hoxha Ramadan edhe pse ka vdekur para pesë dekadash, kujtimet për të akoma jetojnë në popull së bashku me thënjet dhe veprat e shumta që ka bërë për të mirën malsorëve.HoxhëRamadani vdiq më – 1979 në Bozovcë.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: