Marilena Vasili: Pritje e ngrohtë për Bardhyl Maliqin
| E Enjte, 29.12.2016, 01:01 PM |

BARDHYL MALIQI PREZANTOHET NGA LIDHJA E SHKRIMTARËVE GREKË DHE BOTUESIT ARISTARETI SI POETI UNIVERSAL I FJALËS SË LIRË

Reportazh nga Marilena Vasili

Një pritje e ngrohtë i rezervohet poetit shqiptar Bardhyl Maliqi në Greqi!

Në Athinë, në sallën Michael Averof, kati i 7-të i Akademisë paraqitet me sukses libri poetik "Perandoria e zogjve” i poetit shqiptar Bardhyl Maliqi, i përkthyer nga Kostas Nousia dhe me performancën letrare të Margaret Fronimadhi – Matatsit .

Me sukses është mbajtur më 17. II. 2016, nga Lidhja e Shkrimtarëve të Greqisë (LSHG) prezantimi i parë i përkthyer në librin e poezisë greke, prej një poeti  nga Shqipëria, Bardhyl Maliqit, qysh nga koha e themelimit të kësaj Lidhje më 1934. Prania e njëkohëshme e dy bashkëorganizatorëve LSHG dhe botuesit ARISTARETI-versionet ishin një vlerësim jo i zakontë, por edhe një nga arsyet e suksesit. Libri i Bardhylit me titullin karakteristik "Perandoria e zogjve" i përkthyer nga poeti dhe muzikanti Kostas Nousia dhe me redaktore letrare Margaret Fronimadhi – Matatsi ishte një paraqitje botuese dinjitoze dhe prezantimi i poetit dhe fjalës së tij, më se dinjitoz.

Fillimisht, përshëndetja e dërguar nga përfaqësuesi i Ambasadës së Shqipërisë në Athinë, u lexua nga z Anastas Murati, i cili foli me entuziazëm për poetin, poezinë e tij dhe traditën arsimore të familjes Maliqi në Konispol, por edhe për kultivimin e ndjenjave të paqes e dashurisë  në mes të dy popujve tanë, kryetari i LSHG, z. Kosta Karoussos foli për thelbin humanist dhe artin e veçantë poetik të Bardhylit, plot figuracion brilant, por ai përgëzoi edhe gjimnazistet e shkollës së mesme “Hasan Tahsini” të Sarandës, që ilustruan bukur  me fragmente të përzgjedhuar nga poemat “Perandoria e zogjve, Cila je ti, Quksja, Amarda, Një Lis me degë na u rrëzua, Farëzat e grurit, Letër në Had, Kur ndriçojnë pikëllimet, Ah këta pëllumba! Bisedë me veten dhe me të tjerë, Nata etj. Nga botimet përfaqësuese ARISTARETI foli Z. Dimitris Stavrakakis i cili tha se Poezia është gjuha ndërkombëtare e ëndrrave dhe e dhimbjeve,, se poetët flasin dhe shkruajnë edhe historinë në një mënyrë tjetër, se këtu u paraqit  një libër i shkëlqyer nga Bardhyl Maliqi me përkthimin dinjitoz nga Kostas Nousias.

“I gëzuar se kur kohët janë të vështira edhe për poezinë, por ajo i kapërcen barrierat e çdo gjuhe të folur. Poeti Bardhyl Maliqi është një poet i shkëlqyer me një zëdhënie të zhvilluar respekti në poezi. botimet tona, publikime Aristareti, të angazhuar për të vërtetën, miratuan një koleksion të mrekullueshëm poetik, "Perandorinë e zogjve” me mbështetjen e LSHG. Ju faleminderit shumë!”

Pastaj u lexua fjala falemnderuese dhe përgëzuese e drejtores së gjimnazit “Hasan Tahsini” të Sarandës, zonjës Eleni Barka. Më pas foli poeti e prozatori sarandjot, mjeku Thoma Sterio. Ai foli bukur, plot respekt për poezinë e Bardhylit dhe mënyrën magjike të pasqyrimit të Konispolit dhe brigjeve të Jonit në të. Ngjarja u nderua nga prania e aktorit të madh të Shqipërisë Theofil Haxhijani dhe e shoqja, Violeta, edhe kjo një aktore e nderuar. Po ashtu nga poetja Maria Dimitroula, autori Tilemakos Kotsias, poetja Electra Stratoni, shkrimtarja Maria Demseri-Sideris, shkrimtarka Katerina Dugi-pule, shkrimtarja-poete Marianthi Aliferopoulos-Halvatzis, e poetit Alekos Poulos, autori dhe drejtori Argyris Dushan, autori-poet Dimitris Vlachopanos etj. Ishin të pranishëm edhe poetë të tjerë shqiptarë në sallë, si: Grigor Jovani, Brikena Qama, Vasillaq Klironomi etj, si dhe dhe mjaft nxënës të poetit nga disa breza dhe shkolla ku ai ka punuar si mësues dhe psikolog shkollor. Recitime e bëra nga aktorët e shquar Paul Orkopoulo dhe Claus Psychogiopoulou dhe prej grupit të nxënësve të shkollës së mesme të Sarandës "Hasan Tahsini",vajzave te mirëpërgatitura që deklamuan bukur! Bukur u shfaq dhe dëgjua dhe kori i sapoformuar i Shoqatës "Afidnes 2000" në drejtimin e Z. Gregory Kakouris dhe Haxhidakis me këngët e tj nga kompozitorë grekë. Për projektin prezantues foli përkthyesi i librit Kostas Nousias dhe Margaret Fronimadhi-Matatsi si redaktore letrare. Në fund foli poeti Bardhyl Maliqi. Ai pas falemnderimeve u ndal në dy –tre çështje, si: Ndikimi i kulturës greke në formimin intelektual të inteligjencës kudo në botë, por veçanërisht  të intelektualëve evropianë; në letërsinë shqiptare nën diktaturë, dhe veçanërisht në simbiozën e poezië me psikologjinë në arin e tij. Së fundi ai bëri edhe humor me të pranishmit duke thënë se në sallë ka nxënës të mi që tani janë gjyshër, dhe unë kam mësuar edhe fëmijët e tyre, që sot janë prindër, edhe fëmijët e fëmijëve dhe pres të rriten edhe stërnipërit që t’i mësoj edhe ata, pastaj të dal në pension. Kështu dukem shumë i vjetër, por duke ndenjur tërë jetën me 18 vjeçarë, si nxënëset që më shoqërojnë sot që nga Saranda, më duket vetja shumë i ri. Kjo është një frymëarrje e veçantë për poezinë, Kështu është shkruar p.sh. poema Amarda. Një Përkthimi i zëdhënies së poetit Maliqi u lexua në gjuhën greke nga i riu Christ Geza , që mban çmimin shtetëror për poetët e rinj. Koordinimi i veprimtarisë ishte i poetit Spiros Avlonitis, anëtar i bordit të LShG.

Fjala përshëndetëse u mbajt nga Nënkryetarja e Lidhjes, zonja Margarita Fronimadhi – Matatsi, ku veç të tjerave u dhanë edhe konsiderata e saj për autorin dhe për librin.

Margarita Fronmadhi  Metatasi

TAKIMI ME POEZINË E BARDHYL MALIQIT ISHTE NJË MOMENTI I BEKUAR

I bekuar ishte momenti kur mora përsipër redaktimin letrar të librit ‘”Perandoria e zogjve” të Bardhyl Maliqit”, përkthyer në gjuhën greke nga Kostas Nousias. Jam në një farë mënyre ndërmjetëse e thelbit të poezisë së tij. Një poezi e vërtetë, burimore, dehëse, që të rrëmben, e aftë për të prekur telat e shpirtit njerëzor, në të gjitha përmasat gjeografike të planetit…

Poetin mik Bardhyl Maliqi, e kam njohur nëpër takime letrare të poeteve në Greqi dhe në Shqipëri, fillimisht si kryetar të ”Klubit të poeteve Jonianë” në Sarandë, por nuk njihja aspak veprën e tij, as edhe meritat e tij letrare.

Pra, propozimi që më është bërë për redaktimin, ishte njëkohësisht një sprovë që e pranova me shumë kënaqësi dhe me shumë interesim personal, por edhe një akt guximi nga ana ime, një takim, një udhëtim në të panjohurën, pa timon, përderisa nuk e njihja aspak gjuhën shqipe. Me busull të vetme ndjenjën time poetike dhe gjëndjen miqësore për poetin, vura në dispozicion sadisfaksionin tim ndaj letërsisë.

Kontakti i shkallëzimit letrar të kësaj vepre poetike konkrete, erdhi hap pas hapi e shkallë-shkallë. Kështu mora pendët që më duheshin për t’i ngjitur e për të fluturuar pa kufij në perandorinë kozmike të zogjve dhe të shijoj gëzimin e njësimit krijues me poetin mik. U binda për dinamikën e padiskutueshme të penës së Bardhyl Maliqit dhe për saktësinë e përcaktimit të karakterit e të thelbit epiko-lirik si edhe të erotizmit të thellë të poezisë së tij: të internacionalizmit dhe humanizmit. Të dyja këto faktorë bashkuese të krijuesve të Artit janë dy pole të takimit dhe mobolizimit të popujve të botës, dy farkëtarë të madhërimit të ndjenjave paqësore dhe qëllimeve revolucionare për një të nesërme më të bukur…

Përkthyesi dhe poeti Kostas Nusias

BARDHYL MALIQI-POETI UNIVERSAL I FJALËS SË LIRË

Kur me ra në dorë “Perandoria e zogjve”, reflektimi i parë për mua ishte një përfytyrim. Bardhyli tridhjetëvjeçar-mësues letërsie në Shkollën e Mesme të Konispolit dhe unë pothuajse njëzetëvjeçar në atë kohë, mësues i muzikës në të njejtën shkollë, që përveç këngëve, shkaravisja dhe botoja tek-tuk ndonjë vjershë.

Vërtiteshim të dy tek relievi i rrëmbyer malor i Konispolit, që ndërsa qetësohej në paqësinë e një fushe, diku frenohej brutalisht nga kloni i kufirit. Vërtiteshim tek metrot e fundit të skajit më jugor të Shqipërisë. Ecnim dhe bisedonim për artin, me atë liri të cunguar të fjalës, që na e jepte vetëm poezia. Aq liri, sa na e lejonte censura. Aq sa na e lejonte kufiri, më saktë kloni me telat elektrikë, që kishim përballë.

Një ditë, me Bardhylin arritëm një metër afër telave me gjëmba. Asgjë nuk ndodhi, por ne, thuajse na kish goditur dikush me diçka të padukshme, u shtrimë si dy të plagosur  që duheshin prehur dhe zumë bisedën. Ishte biseda e parë vërtet e lirë që unë bëja. Idetë e tij për pluralizmin e mendimit dhe pluralizmin politik ende nuk i kisha dëgjuar prej dikujt, e pra, duhej të kalonin disa vjet që ato të trokisnin në portat e blinduara të Shqipërisë. Bardhyli ishte dhe mbetet intelektual kurajoz, kishte mjaft burime informacioni, që i vinin nga dëgjimi i radiove dhe televizioneve të huaj. Konispoli kishte përballë antenat e mëdha të Korfuzit dhe nuk mund të cenzurohej dot zëri i të tjerëve. Kishte dëgjuar për Pjerestrojkën dhe Gllasnostin dhe pati kurajon që pak kohë më von t’i thotë këto publikisht. Edhe sot jam i çuditur se si i shpëtoi arrestimit.

Disa metro me tutje ishte bota e lirë. Distancat që fillonin që aty, për ne që nuk i preknim, ishin njëlloj e të barabarta si në Korfuz, po aq edhe në Romë e në Toronto. Nën ato tela, kalonin vetëm ujrat dhe ndonjë kafshë e egër. Në qiell, mbi kokat tona, fluturonin e kapërcenin kufirin sa herë të donin zogj të ndryshëm shtegëtarë.

Bardhyli e ka provuar që në fëmijëri atë ecejake në atë reliev malor të rrëmbyer e njëkohësisht relaksues, që nga një moment e më pas të frenonte ecjen e lirë, meditimin, ëndrrën, akoma edhe jetën. Ndaj them që për mua, me sa e kam njohur Bardhylin, ishte e pamundur që ky poet të mos e shkruante “Perandorinë e zogjve”.

“Perandoria e zogjve”, që padyshim është për Bardhyl Maliqin libri-pashaportë, që i hapi rrugët për prezantimin e tij si poet në Ballkan e gjetkë, ngado të vlerësuar. Zogjtë mund të personifikojnë më së miri konceptin e lirisë në realitet, por autori e shtjellon me imtësi petike, këtë vyrtit të njeriut që për botën tjetër të gjallesave është krejtësishte e natyrshme. Liria e fjalës së Maliqit, shfaqet në çdo varg të poemave. Është një liri e përzier me sinqeritetin e një të mituri, por edhe të një filozofi. Eshte një liri që vjen me një kreshendo të magjishme dhe që e gozhdon në çdo varg lexuesin.

Liria e fjales së shkruar tek ky poet origjinal ja kalon shumë herë lirisë së fjalës gojore. Po t’i referohemi poemës ‘Cila je ti?”, një poemë që vjen fill më pas “Perandorisë së zogjve”, do të diktonim që jo vetëm  poeti, por askush nuk do të guxonte t’i shprehej kaq haptazi  një vajze të bukur e të trembur si mëllenjat, e rritur mes rreziqeve e deborërave. Qëllon që kjo vajzë të jetë greke nga Minoriteti, por poetin bukuria poetike nuk ka dallime, bile nuk e pengon që  ta dojë. Përkundrazi. Vetëm se këtu vërejmë që dhe liria i ka kufijtë e vet. Vërtetohet ajo shperhja filozofike, që na kujton se jemi të lirë deri në momentin që nuk i bezdisim të tjerët.  Dhe këtë e respekton më së miri poeti duke na dhënë vargjet e fundit: “Dhe të të puthja buzët endshëm gjer në dhembje, por pa e lënduar krenarinë tënde”.

Bardhyli i ka kënduar me mënyra të ndryshme dhe pa kufizim e ndrojte bukurisë së gruas. Si poet modern i ka kapërcyer kufizimet e deritanishme, që mjaftoheshin me përshkrimin e detajeve të bukurisë përmes figurave artistike. Në poemat e Maliqit, shohim të zerë vend kryesor veprimi. Autori kompozon çaste të rralla të shprehjes së dashurisë, nëpërmjet fragmenteve lëvizëse që nuk janë gjë tjetër, veçse jeta e vrullshme, që përsëritet tek cilido i dashuruar, por te secili në mënyrë të veçantë që s’ngjan me askënd tjetër në botën e pakufishme. “Ka një trup të derdhur, të bukur’/ gjinj të hovshëm, që kur rend rrugicave/ i përplasen në ndjesitë tona ritmikisht/  siç përplasen dallgët e Jonit në brigje”. Përfytyroni ketu detin që është disa metro larg nga vajza. (Poema “Quksja”).

Bardhylit, nuk i mjaftojnë për të kënduar vajzat moderne të Ballkanit, por shkoqit bukurinë edhe  tek grate  Ilire të kohës së hershme.  “Amarda, /ti je hyjnesha ime Ilire/apo vajza gjimnaziste/që kohët ka zënë rob në kurthet e hireve?” apo “Ti vendos ekuilibrat e prishur të universit /me një hijeshi vajzërore buzëqeshjesh.” Në këtë poemë fantastike, Bardhyli njëson epokat dhe konsideron, që pak gjëra kanë ndryshuar që atëherë. Amarda nuk është gjë tjetër, veçse mishërimi i një vajze gjimnaziste që ka mbetur po e njëjtë me një Amardë të  hershme. E gjithë poema në vetvete është një krahasim poetik me një imagjinatë tejet të guximshme, që të mahnit.

Lira e fjalës tek pena e Maliqit përshtatet në mënyrë të papërsëritshme, tek poemat  e dhimbjes për njerëzit e afërt që kanë ikur nga jeta: “Baba, firmosi hapësirat e gjelbra dhe qiejt që sot rigojnë shi./ti na mësove se drurët degëzohen e gjethojnë”.

Veçanësia e Bardhyl Maliqit, për të dhënë detaje edukuese, por jo skolastike e të mërzitshme, është një meritë që e kanë poetët që numërohen me gishta, si Kavafis e deri në një farë mase Dritero Agolli. Maliqit, ky fenomen i vjen natyrshëm, ndoshta këtu ifluencon edhe ndikimi nga profesioni i tij si mësues letërsie e psikolog shkollor. Këtë frymëzim e gjejmë disi tek poemat që shrehin dhimbje, siç thamë, tek poema “Nata” dhe kryekeput tek poema “Sahatet e “artë” kaherë janë ndryshkur”. “Jep mendimin tënd, qoftë dhe kundër rrjedhës,/kjo është alfa e alfabetit të dinjitetit/vetëm atëherë ti je madhërisht i bukur,/i besueshëm në çdo gjë, ikonë e vetvetes!”

Asgjë nuk e pengon poetin që të shpërthejë me ulërimën e çmendur të të delizionuarit që bërtet: “Lermëni të vdes! Nuk ka asnjë çengel/ku të var shpresën e fundit, /yjet thepgremisur përgjaken nëpër natë...Streha ime e vetme –ku qiell i hapur/dhe prona ime e vetme/ ky bunker i trashë.” (Poema “Nata”). Poeti i ka neveri politikantët që s’ kanë sentiment, por përcaktojnë fatin e jetës së njerëzve sipas interesave të tyre.  Kjo poemë, ndonse tepër e gjatë,  është kolona vertebrore e vëllimit poetik, që të lë me etjen për të vazhduar leximin.

Uroj që Bardhyli, të na nxjerrë në dritë edhe të tjera libra të tillë!

Publiku grek, është i hapur ndaj artit cilësor. Është fakt që ajka e kritikëve është e çliruar nga opinionet e shtrembëra. Në Greqi nderohen krijuesit fqinjë duke u venë në dukje së pari vlerat njerëzore dhe artistike. Shembull i pakundërshtueshëm, është ai i poetit Gjergj  Fishta, që megjithese në disa vjersha ka shkruar kundër Greqise, më në fund u dekorua nga Akademia Greke. Kështu zemërgjerë ka qenë gjithnjë dhe nuk mund të mendohet ndryshe Greqia, vendlindja e dritës shpirtërore, e shkencave dhe e kulturës.     Shkruar  Athinë, më 10 nëntor 2016

ΕΞΑΙΡΕΤΙΚΟΣ ΠΟΙΗΤΗΣ ΤΗΣ ΓΕΙΤΟΝΟΣ ΑΛΒΑΝΙΑΣ- ΠΟΥ ΤΙΜΑ ΤΗΝ ΠΟΙΗΣΗ ΚΑΙ ΤΗ ΧΩΡΑ ΤΟΥ

Η αυτοκρατορία των πουλιών΄΄ ποίηση εκδ. Αρισταρέτη Αθήνα 2016 του Bardhgl Maligi..

Εξαιρετικός ποιητής της γείτονος Αλβανίας- που τιμά την ποίηση και τη χώρα του.Ποίηση με πλούσιες αισθητικές-ψυχικές-λυρικές-ερωτικές-φυσιολατρικές μνήμες,εικόνες και βιώματα της πάτριας γης,με κεντρομόλο στοιχείο,τη φύση, με τις αλλεπάλληλες ομορφιές της,που αναθάλλει την ανθρώπινη διάθεση και δημιουργία.Το στοιχείο της οικογένειας, φανερώνει τους ακατάλυτους και χρονικούς δεσμούς του ποιητή-με το ευγενέστερο αίσθημα της αγάπης προς τα οικεία πρόσωπα,αλλά και τις μεγάλες ψυχικές προσαράξεις σ΄αυτούς,που του έδωσαν φτερά και δύναμη, να λυτρωθεί-μέσω της ποίησης και της προσωπικής του δημιουργίας.Ο ποιητής ενώνει, καρδιοχτυπά,οραματίζεται,ταξιδεύει, καταγράφει,δικαιώνει και συγκινεί, πάντα με πανερωτική-ψυχική διάθεση, ό,τι ως οδοιπόρος και στοχαστής ,προσλαμβάνει από τη ζωή,αυτό γίνεται ποίηση και τραγούδι στην ΄΄ αιώνια αναζήτηση της Ιθάκης μου ΄΄ ΄πως γράφει.Ποίηση της ψυχής,με ανανεούμενη-διαρκώς-έμπνευση, έντονης λυρικής και συναισθηματικής καταγραφής.Υπήρξε- εξαιρετική και η απόδοση στη νεοελληνική μας γλώσσα -όλου του βιβλίου-από τον ποιητή και μουσικό Κώστα Νούσια. Ευχόμαστε -από καρδιάς-στον Bardigl Maligi -το βιβλίο του νάναι καλοτάξιδο και καλοπόρευτο στη ζωή.Με τιμή- Κώστας Καρούσος Πρόεδρος Εταιρίας Ελλήνων Λογοτεχνών --Αθήνα 17 / 12 / 2016..

POET I JASHTËZAKONSHËM I SHQIPËRISË FQINJE-QË NDERON POEZINË DHE VENDIN E VET.

“Perandoria e zogjve” e Bardhyl Maliqit, vëllim me  poema të shtëpisë botuese ARISTARETI, Athinë 2016.

Poet i jashtëzakonshëm i Shqipërisë fqinje-që nderon poezinë dhe vendin e vet.

Poezi me figura të pasura estetike-spirituale-erotike-natyraliste, kujtime-figura dhe përjetësime të tokës mëmë, me elemente qëndërsynuese për  natyrën, me bukuritë e saj gjithfarësoj që rinovojnë gjendjen e mirë shpirtërore dhe atë krijuese.

Detaji i jetës së familjes, shpreh lidhjet kronike të pazbehshme të poetit me ndjenjën më fisnike, atë të dashurisë për njerëzit e afërm, por edhe me afrimin e madh shpirtëror tek ata që i kanë dhënë fuqi dhe flatra që të çlirohet- përmes poezisë dhe krijimtarisë personale.

Poetit i rreh zemra, bashkon njerëzit, endërron, shtegëton, regjistron, jep hakën dhe mallëgjen, gjithmonë me gjendje shpirtërore panerotike.

Çdo gjë që ai  si shtegëtar dhe mendimtar, merr nga jeta, ajo behet poezi dhe këngë në kërkimin shekullor të Itakes sime…Shkruan poezi të shpirtit me frymezim të pashtershem e te rinovueshem ndaj regjistrimit të dendur të lirizmit e të emocionit.

Është fakt i pamohueshem përkthimi i përkryer në gjuhën e re greke (neohelenike) të të gjithë librit nga poeti dhe muzikanti Kostas Nusias.

I urojmë nga zemra Bardhyl Maliqit që libri i tij të shtegetoje kudo dhe të ketë mbaresinë që i takon në jetë.

Me nderime,

Kostas Karusos

Kryetar i Shoqatës së Shkrimtareve Grekë

Athinë, më 17 dhjetor 2016.

Përktheu Marilena Vasili



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: