Deklaratë nga KIRUG
| E Merkure, 28.12.2016, 09:10 AM |

KLUBI  I INTELEKTUALËVE   RUGOVAS

KIRUG

Prishtinë, 18  dhjetor 2016

Kryesia   e Klubit të Intelektualëve Rugovas “ KIRUG”, në takimin e punës të mbajtur në datën 22  dhjetor  2016, filluar nga ora 16:00, në Prishtinë,  e përberë nga Prof dr Riza Smaka, Prof dr Mujë Rugova, Prof dr Ali B. Muriqi,  Prof dr Shemsedin Dreshaj,Prof dr Hysen Lajqi, Prof dr Jeton Kelmendi ,Prof dr Zymer Neziri, Prof dr Muhamet Mala,Prof dr Azem Lajqi, pas  diskutimit, njëzerit miratoi këtë:

D E K L A R A T Ë

Komisioni Shtetëror i Republikës së Kosovës për Demarkimin e Kufirit të Kosëvës me Malin e Zi ( Komisioni për Demarkacionin), gjatë  negociatave me  Komisionin për Demarkacionin e Malit të ZI, ka  shkaktuar  këto  dy gabime  të kundershtimshme me Kushtetutën   si dhe në dëmin e integritetit territorial të   Republikës së Kosovës , nga se në vend të  negocimit   të mbeshtetur në  vlerësimin e  faktorëve  esencialë  dhe primarë    natyrorë( të determinuar nga  konfiguracioni   i  terrenit  ,siç janë   majat,  kreshtat, qafat,  ujëndarjet e ujërëniet, vargmalet ), gjeografikë,   gjeostrategjikë, historikë,  etnikë të balansuar,   ekonomikë, pronësor -Uti Possidetis , ka praktikuar  dhe trajtuar   vetëm kadastin ( sic) ,ndryshe,  komponentë e karakterit sekondar, subsidiar e kompmenentar! si dhe,  në vend të  demarkacionit  kufitar Kosovar- Malazez sipas  delimitacionit të bërë në shkurtin e vitit 1945 , të pandryshuar asnjëherë ,   jashtë mandatit të caktuar nga Kuvendi, ka praktikuar   delimitacion të rinjë  e ,për të qenë edhe   më keq,   tepër të dëmshëm për integritetin territorial të  Republikës së Kosovës ! kjo nga se, të territorin e Kosovës  , panevojshem,  padrejtësisht dhe  arbitrarisht e ngushton për 82.3 km2!

Sikundër dihet e me asgjë nuk  mohohet,  Komisioni për Demarkacionin nuk ka pasë autorizim për   delimitacion kufitar  të rinjë  Kosovar- Malazez, por, përkundrazi , ka qenë i mandatuar nga Kuvendi i RK-së qe , në bazë delimitacionit  egzistues, të sanksionuar  juridikisht nga rendi juridik i  YU II nga  viti 1945 – 92, të  aplikojë  demarkacionin në terren!

Kufinjët ndërmjet  republikave dhe krahinave autonome ( Kosova dhe  Vojvodina ishin krahina autonome me territore të sanksionuara sikundër edhe republikat – shtetet e YU II) nga viti 1945 – 92  ishin të karakterit  administrativ e , rrjedhimisht , edhe sipas Komisionit  Ndërkombëtar për Zgjidhjene  Krizës Politike të YU II “ Komisionit të   Badinterit” linjat e tyre janë  promovuar dhe sanksionuar në kufinjë shtetëror!

  këtë kontekst ,  vlenë të apostrofohet fakti  relevant se , sipas  rendit  juridik e  sistemit kushtetutar të YU II,  të Sërbisë  dhe  të Kosovës, kufinjët  administrativë të Kosovës sikundër edhe të  republikave tjera të YU II, kanë qenë të sanksionuar dhe  është lejuar  ndryshimi i tyre vetëm në saje të pelqimit të Kuvendit të Kosovës dhe të kuvendit të  republikës  fqinjë tjetër. Kufiri administrativ   kosovar – malazez ( 1945- 92) përkatësisht kufiri politik ( 1974- 92 e vijimisht deri sot) asnjëherë jo që nuk është ndryshuar pos as nuk ka qenë temë debatuese.

Seandejmi ,  linja kufitare kosovare malazeze e delimituar në  vitin 1945 ( Qakorr, Usovishte, Mokna, Hajlë, Shtedim-Kullë)  apo shkurtimisht Qafë e Çakorrit, Qafë  e Diellit, Kullë , ishte dhe mbetët meritorisht e  delimituar dhe e njëjta nuk mund të ndryshohet pa pelqimin e  organeve legjislative të entiteteve politike në fjalë.

Komisioni për Demarkacionin , është dashtë   që eksklusivisht , sipas mandatit imperativ nga Kuvendi që të negociatojë me  komisionin homolog për precizimin, konkretizimin dhe materjalizimin e delimitacionit në fjalë kurdoherë në përshtatje me faktorët  esencialë  të sipërtheksuar dhe në përfillje me rektifikacione përkatësisht  koncesionime territoriale ekuivalente por kurrsesi qe të akceptojë zgjidhjen kadastrale sipa së cilës Kosova padrejtësisht e panevojshëm  reduktohet për hiq më pak se 82.3 km2!  Ndaj Marrëveshja   e atillë për Demarkacionin   Kosovar – Malazez ,edhe pse e parafuar edhe nga pala kosovare , gjithnje juridikisht e pa aplikueshme ,  sipas  bindjes e qendrimit të KIRUG-ut  ( sikundër  të pjesë-s së konsideruar të botës akademike, shoqërisë civile,  opozitës parlamentare e 210 000 qytetarëve peticionistë tok me qindra mia  protestues publikë) kurrsesi nuk duhet , jo  të ratifikohet ,por ,as të prezantohet për  ratifikim. Eventualisht, nëse Qeveria aktuale qe quditërisht është persistente për  ratifikimin e Marrëveshjes në fjalë , nëpërmjet  bashkëveprimit joparimor me Kryesinë e Kuvendit e prezanton për ratifikim të njëjtën, KIRG-u , apelon  në ndërgjegjën  shtetërore e kombëtare të  deputetëve të kësaj legjislature qe atë Marrëveshje ta refuzojnë ,pa hesitime, me indinjatë  !

Qeveria e Kosovës ,   edhe sipas funksioneve të përcaktuara me dispozitat e neneve 93 & 94 te Kushtetutës, do të duhej qe, përfundimsht dhe seriozisht të ndryshojë qendrimin e deritashëm për ratifikimin e pakusht të Marrëveshjes për Demarkacionin ashtu që , vendoshmërisht dhe energjetikisht të   angazhohet për  demarkacionin  kufitar të vendit tonë konform me delimitacionin e  kufinjëve administrativë të republikave e krahinave të   ex YU II ( 1945- 92)   përkatësisht të Kosovës dhe Malin e  Zi , i cili , rrjedhimisht, me dokumente   politike – juridike ndërkombëtare është   pranuar  dhe konfirmuar  për  linjë  kufitare ndershtetërore ( Komisioni i Badinterit, Rezoluta 1244-99 e KS të OKB-së, Propozimi i Ahtisarit për Zgjidhjen e Statusit Politik të Kosovës..)

KIRG-u, i gjykon të  quditshme  dhe iracionale  angazhimet  e kryeministrit Isa Mustafa, i cili ,edhe në kohë të fundit , në vend të pozicionimit për mbrojtjen e integritetit territorial të vendit , gjithnjë angazhohet pro  ratifikikit të Marrëveshjes  për Demarkacionin,  të mbështetur, në vend në  faktorët   relevantë ,vetëm në  të dhënat kadastrale sekondare, subsidiare e suplementare dhe për aq problematike dhe të dëmshme për vendin tonë!

KIRG-u i gjykon për sjellje e veprime  negative  dhe aspak të pranueshme përpjekjet e pa legjitimuara politikisht dhe të pakualifikuara profesionalisht  të disa individëve , të  cilët , duke llogaritur në  funksione publike apo financiare  aktualisht  të volitshme ,të cilët  ,kryesisht , për hirë të favoreve pushtetare, agjitojnë dhe propagojnë pro ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin Kufitar Kosovar – Malazez  në verzionin e tashëm të  bazuar ( në vend në të dhënat primare :  gjeomorfologjike, gjeostrategjike, gjeopolitike,  etnike, pronësore, historike veçanërisht në të drejtën e fituar nga viti 1945 )  vetëm në faktorin kadastral, ndryshme të karakterit   sekondar eventualisht   subsidiar e komplementar !

KIRUG-u edhe në këtë rast  prononcohet për  demarkacion ndërkufitar të vendit tonë me Malin e Zi të bazuar në delimitacionin nga viti 1945 ( të cilin, koincidentalisht e kanë   disajnuar vetë malazezët  në krye me Millovan Gjillasin, Milladin Popoviqin,  Svetozar Vukmanoviq Tempo-n ,etj) i cili si i tillë figuron edhe në hartat zyrtare të Malit të Zi,    Sërbisë, të YU II, Kosovës , në tekstet  shkollore, universitare e shkencore , në enciklopeditë bashkëkohore të shteteve në fjalë si dhe të shteteve tjera.Poashtu,  KIRG-u , shtetin Malin e Zi e falënderon për pranimin e vendit tonë për shtet të pavaruar e  sovran  si dhe është i  përcaktuar për  kultivim të marrëdhënieve fqinjësore të mira e të qendrueshme ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

KIRG-u , nga shkaqe politike e pragmatike , duke e abstraktuar dimensionin e faktorin historik   para vitit 1945,   angazhohet dhe thekson se

-           kufiri Kosovar - Malazez duhet të sanksionohet në linjen  Qafë e Çakorrit, Qafë e Diellit, Kullë, të   fiksuar dhe të sanksionuar  me delimitacionin e vitit 1945,

-           kufiri i tillë do të mbetej  i pakontestuar dhe si i tillë i qendrueshëm dhe

-           do të krijojë parakushte të volitshme për  kultivim të raporteve  shoqërore, ekonomike, politike, kulturore, shkencore, sportive reciproke të  dobishme ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi!

Kryetari i KIRUG-ut

Prof dr Riza SMAKA



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: