Zeqir Lushaj: Çifti nga Barcelona
| E Marte, 27.12.2016, 03:46 PM |

ÇIFTI NGA BARCELONA

-Në vend të një reportazhi ekskluziv në këto ditë të kapercimit vjetor nga 2016-ta, në Vjetin e Ri 2017-

Nga Zeqir Lushaj, Tr, Albani

Po vjen Viti i Ri 2017. E une si amator i vjeter i urimeve ne kesi rastesh, sivjet po e vrisja mendjen si të uroj shoket e miqtë e shumte per kete motmot qe po na vjen. Per tu shmangur pak nga “tradicionalja” i thash vetes se Viti i Ri don nje diçka te re qe te na urojë e rinojë. Per kete pune më ndihmoj Zoti: Ai ma dergoj nga Barcelona e Spanjes kartolinen dhe urimin me te mirin e mundeshem per keto Krishtlinje e per Vitin e Ri që po vjen.

...Nipi im , djali i madh i vellait tim te ndjerë Ukë Lushaj, Ditmari, me pune e banim tash sa vjet ne Barcelone te Spanjes ishte njohur, miqesuar e dashuruar atje me vajzen nga Devolii i Korçes, (por lindur e rritur në Tiranë), me studenten pasuniversitare per Matser në Ekononmi, pikrisht në Barcelonë, me të nderuaren Françeska Tomorri. Dhe ceremonia e bekimit te dashurise se Çiftit nga Barcelona u zhvillua pikrisht Naten e Krismësit me 24 Dhjetor 2016, në Linez të Tiranës.

Çifti i Ri nga Barcelona, Ditmar Lushaj-Françeska Tomorri. Linëz Tr, 24 Dhjetor 2016.       (Foto Zeqir Lushaj)

Per nga familja, në lartesitë e mbiemrit, TOMORRI.

Per nga kultura: Master e ekonomisë ne Universitet e njohura te Perendimit nga po lutemi qe te shkojmë.

Per nga bukuria, shiheni vet te nderuar miq , shokë, lexues te shtypit, shiheni ne fotografimin tim pikrisht gjate asaj ceremonie.

E per nga tradita, siç thotë urtia popullore: „O korçare, o hiç fare!”.

100 pjesmarres nga të dy familjet tona e bekuan dhe festuan kete Dite të paharruar.

...!

E më thoni ju tani, ç’farë urimi e gezimi më të madh mund të ndaj unë me ju për këtë Vit te Ri te 2017-ës?

Ditmari me Françesken te trashegohen e per të  gjithe te njohurit, dashamiret e lexuesit tane ne shtypin online,  Gezuar 2017-ta.

Çifti nga Barcelona, Lushaj-Tomorri i uron gjithe stafin, lexuesit e dashamiret e revistes ZemraShqiptare, -Gëzuar Vitin e Ri 2017-ën.

--------------------------

-Nga Tirana jonë e dashur, neper festat e fund-vitit, Dhjetor 2016-



(Vota: 81 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: