Dedë Preqi: Kush e keqpërdori fondin Vendlindja Thërret
| E Hene, 19.12.2016, 09:11 PM |

KUSH E KEQPËRDORI FONDIN «VENDLINDJA THËRRET» NUK DALLON ME ARMIKUN E POPULLIT VET

Nga Dedë Preqi

Populli ynë, pas robërisë pesë shekullore turke dhe pas robërisë shekullore serbo-sllave, u ngritë si asnjëherë tjetër në këmbët e veta, jo vetëm për ta fituar lirinë dhe pavarësinë e vet, por edhe për ta vertetuar bota se kombi shqiptarë i ka rrënjët e thella dhe nuk mund të zhdukët pa i lënë gjurmët e veta , sikur predentonin armiqtë e tij të shumtë, që ta shuajnë njëherë e përgjithmonë.

Kosova dhe kosovarët e saj shqiptarë e përballuan me stoicizëm prometheik, ashtu sikur perandoritë tjera edhe egërsirën shofeniste pansllave me gjithë plagët dhe dëmët e mëdha që i shkakëtuan këtij populli, sidomos  lufta e fundit, e cila nuk i kursyente as fëmijët në barkun e nënave shqiptare.

Kosova në kohën e fundit të vitëve 1999, e kishte një fat të madh, që të mos zhduket e tëra, të cilën e mbështeti Aleanca e Forcave të NATO-s, në krye me SHBA-të, dhe aleatët e saj, duke ua treguar shovinistëve antishqiptarë vendin e vet, dhe besimi në fuqinë e pamposhtme të kësaj force, Kosova ka ndryshuar, që të frymojë sot e lirë.  Njëra nga të vërtetat historike u dëshmua edhe UçK-ja, e formuar nga popullata e këtij vendi, nga djem dhe vasha liridashëse, të cilët ishin ballë përballë në fronte luftarake me pushtuesin e vendit, duke krijuar thëmelet e një ushtrie çlirimtare të Kosovës.

Në ndryshimet e këtilla të gjendjes në Kosovë,  në këto ngjarje ka marrë pjesë i tërë populli pa dallim,  me bindjen se të gjithë e kemi një armik të përbashkët. Dhe këtyre ndryshimëve historike  iu ka përgjigjur edhe mërgata shqiptare e shpërndarë nëpër botë, e cila u bë një simbol i fuqishëm me veprimet e saja të pakursyeshme, duke dhënë tërë energjinë dhe kontributin e vet të mjetëve finansiare dhe vullnetarizmin e tyre në luftë për çlirimin e Kosovës. Mërgata shqiptare ishte edhe më herët e organizuar se edhe kur filloi lufta në Kosovë, por e veqanta e të gjithave si kurrnjëherë tjetër, tani kjo ishte promotore e organizimeve të mëdha në diasporë dhe e paisur me të gjitha mjetët dhe mundësitë për ta ndihmuar popullatën e Kosovës nga dalja e kësaj krize.

Kosova gjindej në krizë dhe rrezik të çfarosjes, të gjithë mërgimtarët shqiptarë në mbarë botën i hapën zemrat dhe «kuletat» e tyre, me gjitha mundësitë që kishin për ti dalur në ndihmë popullit të vet, duke krijuar edhe fonde të ndryshme, sikur që ishte edhe Fondi «Vendlindja Thërret», me ndarjen e 3%, nga të ardhurat e sëcilit mërgimtarë. Nga këto fonde u tubuan me milona DM, të cilat duhej të dedikoheshin në ndihmë popullatës, posaqërisht komandave të UçK-së, me çëllim të furnizimit të ushqimëve dhe veshmbathjes, poashtu edhe blerjes së armëve në luftën kundër pushtuesit serb të asaj kohe. Mirëpo, ajo që vlenë sot të përmendet është se, kush përfitoj nga ky akson humanitar i djersës së mërgimtarëve dhe a shkuan këto mjete në vendin dhe destinacionet e duhura???

Në Fondin «Vendlindja Thërret», ishin të kyqur njerëz të ndryshëm, njerëz të besuar dhe të njohur shqiptarë, por, kurrë se ka besuar njeri, që dikush nga këta njerëz në kohën kur Kosova dhe populli i saj po digjej në flakën e luftës, ata do të përfitojnë nga kjo luftë, jo vetëm duke u pasuruar e bërë milionera, por edhe duke bërë tregëti të ndryshme, që flitet edhe për shumë organizime të vrasjeve në mes shqiptarëve, të paguar me këto fonde të mërgimtarëve. Dikush mund të thotë, të mbaroi kjo periudhë turpi për gjithë ata që i keqpërdorën këto fonde dhe shumë të tjera, duke ia lënë të kaluarës. Ndoshta, do të ishte më mirë, sepse sot Kosova ka mjaftë detyra të tjera që e presin dhe nuk është e nevojshme të lindin debate e konflikte dhe të qelën shumë plagë të dhembshme, që nuk janë të shëruara akoma, duke pasür parasysh se, luftëtarët e lirisë së vrarë nga armiku serbo-sllav, po u dihet dorasi, por të tjerët që u vranë pas shpinde, cili armik i zhduki, që kanë mbetë misterioze.

Jo vetëm mërgimtarët shqiptarë, të cilët e ndanë djersën dhe çdo pjesë të shpirtit nga vetëvetja, jo vetëm në këtë fond, por edhe shumë  të tjera, edhe i gjithë populli  nuk mund ta shmangë nga mendja  këtë çështje, se pse shqiptari për shqiptarin po bëhët aq armik, duke shfrytëzuar edhe kohërat e vështira, sikur në këtë rast, që kërkohet dora e njëri-tjetrit, dhe vie në dyshim se,  cili është armiku i tij i vërtetë. Normal, që tradhëtarët dhe keqpërdoruesit e tillë duhet të veqohen, apo të marrin dënimin e merituar, sepse konsiderohen si bashkëpunëtorë të armikut, por ata nuk erdhën në pyetje për veprimet e tyre, sepse e kanë ndarë «samunin» së bashku dhe në të kundërtën ata u graduan në qeveri, duke marrë edhe poste të mëdha.

Prandaj, nuk duhet të nxjerrim apo të shkakëtojmë konflikte e thashethënme të panumërta në këto djallëzime dhe keqveprime të njerëzve të tillë që manipuluan me këto fonde të djersës së mërgimtarëve, sikur ato fonde të ishin shkuar dhe shfrytëzuar me qëllim të mirë dhe në favor të UçK-së dhe popullit të Kosovës, u qoftë «hallall» mundi dhe djersa mërgimtare, por në të kundërtën, shembëlltyra e tyre është një rrezulltantë i asaj, që Kosova po drejtohet edhe sot në binarët e njerëzve të tillë, të cilët nuk e kanë ndryshuar kursin e tyre, duke abuzuar jo vetëm me djersën e këtij populli, por edhe me gjakun e atyre që Kosovën e nxjerrën nga kthetrat robërisë, duke e radhitur ndër vendet e lira të botës.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: