Ibrahim Hajdarmataj: Takim mbresëlënës
| E Diel, 18.12.2016, 11:48 AM |

Takim mbresëlënës

Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama me delegacionin e tij, pritet e përcillet në mënyrë madhështore, në qytetin “Bajram Curri”

Nga Ibrahim Hajdarmataj

Në hyrje të qytetit “Bajram Curri”, Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, me delegacionin që e shoqëronte, Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Lindita Nikolla, Ministrja  e Pushtetit Lokal znj. Eglantina Gjermeni, Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqja, Prefekti i Qarkut të Kukësit z. Liman Morina, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Kukës z. Kujtim Ademi, u pritën përzemërsisht nga banorët e qytetit “Bajram Curri”, si dhe nga nënprefekti i Tropojës z. Mustaf Tahiri, Kryetari i Partisë Socialiste Tropojë z. Abedin Katana dhe përgjegjësi i Zyrës Arsimore Tropojë z. Petrit Zeneli.

Delegacioni qeveritar përshkoi në këmbë rrugën kryesore të këtij qyteti, ku populli e shoqërojë me shtrëngim duarsh, duartrokitje dhe brohoritje. Pastaj delegacioni u drejtua për në shkollën 9-vjeçare “Ali Podrimja” të qytetit “Bajram Curri”, ku drejtoresha e kësaj shkolle z. Hajrie Hoxha, me trupën mësimore, priti delegacionin qeveritar në hyrje të shkollës.

Takimi u zhvillua me mësues të dalluar dhe drejtor të shkollave 9-vjeçare e të mesme të nënprefekturës Tropojë në mjediset e kësaj shkolle, e cila ishte zbukuruar më shumë se me raste festash, çdo gjë shkëlqente, si nga pastërtia, nga reklamat e stendave e tabelave që prezantonin gjithë aktivitetin e kësaj shkolle në fushën e arsimit dhe të edukimit.

Në fillimi Ministrja e Arsimit dhe sportit znj. Lindita Nikolla, përshëndeti pjesëmarrësit duke thënë se ”Jam shumë e lumtur që ndodhem në mesin tuaj, duke ju falënderuar emër për emër, për pritjen madhështore që na bëtë”. Në vazhdim, znj. Lindita Nikolla vijoi, se këto vitet e fundit ka pasur arritje të suksesshme, duke filluar nga kurrikulat e reja, nga hartimi i rreth 18 teksteve të reja shkollore. Siç jemi në dijeni nga 15 kërkesa të bëra për në arsim të bëra nënprefekturën tuaj të Tropojës, gjetën zbatim nga ana jonë 14 kërkesa, kjo dukuri ndryshe nga vitet e  mëparshme, gjithashtu ju vu një rëndësi të  veçantë problemit të edukimit fizik dhe gjuhës së huaj në shkolla.

Në mbyllje znj. Lindita Nikolla tha se përfitoj nga rasti të falënderoj Kryeministrin e Shqipërisë z. Edi Rama, nga i cili kemi patur mbështetje të vazhdueshme në arsim; gjë që tregon se edhe pjesëmarrja e tij në këtë takim është shumë domethënëse për të gjithë.

Pastaj e mori fjalën Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, i cili falënderoj mësuesit tropojanë  për pritjen e ngrohtë që i bënë, të cilët përhapin dije e dituri te malësorët e  vegjël të Malësisë së Gjakovës, që janë të etur për dije e dituri.

Kryeministri iu dha një lajm të gëzueshëm mësuesve, se në fillim të vitit të ardhshëm 2017, mësuesit do të kenë një ngritje rroge 10 për qind të pagës që marrin aktualisht; gjithashtu fondi në arsim,  në vitin e ardhshëm 2017 do të rritet 18 milionë dollarë.

Qyteti juaj “Bajram Curri”, - vijoi Kryeministri z. Edi Rama,- do të rregullohet, nga gërmadhë që ka qenë do të marrë pamjen e qytetit turistik, brenda vitit 2017, këtu në zemër të Alpeve.

Më vjen shumë mirë që reforma në arsim po ecën shumë mirë, ka përmirësime të dukshme në arsim, si dhe rritje të cilësisë në arsim dhe edukim.

Praktikat e gabuara, vite më parë, ndërroheshin, transferoheshin, pushoheshin nga puna, mësuesit, sipas bindjeve politike që kishin dhe këto bindje politike, të cilat nuk ishin të njëjta me qeverinë që ishte asokohe; kjo praktikë nuk do të ndodhë më, mësuesit do të jenë figurë e respektuar, të cilët do të punojnë sipas meritës, talentit apo aftësive profesionale që kanë. Unë kam besim te ju, si për të gjithë mësuesit e vendit tim, që nuk do të kursehem për shkollimin dhe edukimin e këtij brezi, të etur për dije, i cili në të ardhmen do të marrë fatet e atdheut tonë të dashur, - përfundojë fjalën e rastit Kryetari i Qeverisë z. Edi Rama.

Takimi ishte shumë mbresëlënës dhe përfundojë me shtrëngime duarsh, duartrokitje, me fytyra të qeshura dhe foto.

Ibrahim Hajdarmataj

Kryetar OJF “Mësuesi”



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: