Kalosh Çeliku: Kadalë bek se ka hendek
| E Marte, 13.12.2016, 08:21 PM |

KADALË “BEK”

SE KA HENDEK

(Shkrim publicistik “artistik” i publikuar në mjetet e informacionit me titullin parishikues për Ditën e Nesërme: Thashë (2016), në prag të zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme (2016), në IRJ të Maqedonisë). Tashti, po ai shkrim publicistik pas “fitoreve” të Partive Politike shqiptare ka hipur në gardh, dhe e ngre zërin me pak ndryshime plotësuese, i përgëzon “fitoret” historike të “turqëve” Shkupit, gjoja si shqiptar me “Din e Iman”.

Edhe unë për nga feja, jam mysliman, por nuk jam “turk ehamdurila”, jam shqiptar. Turkun nuk ma ka dashur brez pas brezi: stërgjyshi, gjyshi, babai... Hë për hë me Fe, jam bektashi, pasardhës i Dervish Emin Çelikut (Xhmanbazit), që ishte krahu djathtë i Dervish Carës për çlirimin e Shkupit nga pushtuesit. Burra pushke, që gjithë jetën deri në varr i luftuan armiqtë me armë në dorë. Kaçak mali, që edhe  sot të hynë nga oxhaku…)

NGA KALOSH ÇELIKU

E kam thënë, herët në shkrimet e mia artistike - publicistike që në kohën e PPD -ës me librin Trumbetat e Tellallit (1992). Libër, i cili më përcolli në një bisedë informative në polici, si “armik” i shtetit. Dhe, Kali i Torojës nëpër Bit - Pazar (1994). Vite më vonë, Kur bërtet “Vojvoda” e thërret Partia (2008). Gjatë kohës në “pushtet” të BDI -së, edhe me librat publicistik: Xhadia (2011), Rrufjani (2012) dhe Lavdi “heronjëve” të Xhadisë (2015). Fundekrye, si lexuesë besnik e keni ecjen politike shqiptare gjatë këtyre viteve “demokratike”, nëpër librari, në shtëpi e bibliotekë. Gjithë dhiaret e politikës shqiptare me “pushtet” e pa pushtet, në IRJ të Maqedonisë.

Politikanët, nëse nuk lexojnë libra, së paku turren pas “pushtetit” dhe pasurisë materiale, familjare e partiake dhe e kalojnë ditënatën me dreka dhe darka “festive” partiake. Nuk ka problem si dukuri e natyrës tyre familjare, klanore e politike. Populli Shqiptar, megjithatë ende lexon libra: Dhe, e kalon ende Natën e Madhe, Ditën Historike mbi libra. Nën jastëk, nën krye, shtrat mbi kokë, e zë gjumi dhe zgjohet me armët dhe librin nën jastëk. Nuk e kam fjalën këtu për “Turqit” e Shkupit e as për “serbët” e Kumanovës. Moti kohë, e kam thënë këtë dukuri “shqiptare”, edhe e përsrëris si tradhëti shqiptare nëpër shkrimet e mia publicistike, se: Populli Shqiptar, është mbi nivelin e politikanëve shqiptar. Nëse, ka pi gji Rrunze Kalosh Çeliku si shkrimtar, populli shqiptar nuk ka pi raki rrushi, nën Rrap!. Është popull mysliman me “Din e Iman”. Nateditë i lutet Zotit në xhami. Dje, “turk ehamdurila”, sot “patriot shqiptar”. Veprim politik “strategjik”, që e ka tarshëguar kjo kope e deleve të nënkryeme nga sistemi komunist: nëse, një dele kërcen në hurdhë, gjithë delet njëra pas tjetrës bythekrye përfundojnë në hurdhë. Hap, që është dëshmuar pas lufte në Kosovë (1999), edhe në IRJ të Maqedonisë (2001). Dëshmi, që koha i ka rënë vulë mu në ballë: në Shqipëri, Kosovë, IRJ të Maqedonisë e Mal të Zi. Mjerisht, kësaj radhe bythekrye kërcyem në hurdhë.

Imzot, a nuk e shihni, se: gjatë gjithë këtyre viteve partitë tona politike shqiptare bëjnë luftë për “pushtet” pa Shtet Shqiptar, dhe jo për zgjidhjen e Çështjes Shqiptare. E shalojnë Kalin e  Trojës (Gjokun pullali) me një këmbë të thyer nëpër Bit - Pazar, mu si dje në kohën e PPD -ës (Nevzat Halili). Vit për vit të na pjellin nga një viç të palëpi politik, dje në grazhd të Kalit Rexhës, sot në Çajtoren e Kalit Shemës me “besë” e pa besë, edhe na i lënë natën kopilat pas dere. Edhe kush, kryetarët partive politike me “Besë”, me këmbët dhe trutë nateditë në legen: ish funksionerë  me poste politike të BDI -së: ministëra, Zv/ ministëra, deputetë, drejtorë, zv/ drejtorë e plot poste të tjera partiake. E dalldisin Popullin Shqiptar, që është mbi nivelin e tyre politik, e thirrin për çdo katër vjet për të hedhur vota si gjoja popull i nënkryem në kutitë zgjedhore, që të vijnë në “pushtet burrat e majdanit me fe e besë për atdhe”?!. Edhe, ku në një Parti Neokomunsite, që gjithë jetën i ka shtypur me çekiç rusi dhe i ka korrë me drapër serbi.

Sotpërsot, i kemi lyrekë pas dere. Vaji, u shkon për qielli për sisë Njerke të Baba Dovletit, ose Rusit! Rrezik, është që nesër do të na hyjnë me gjithë djepa e vajtime qyqeje edhe në Shtëpi. Skënderbeun duke e shpallur si “tradhtar” të na e heqin nga Sheshi i Shkupit. Punemadhe, që ne tashti si shqiptarë ia ndërruam pusinë: E kishim me fytyrën dhe dorën lartë matanë Vardarit. Tashti, me gjithë kalë e kthyem nga Lindja: Bullgaria dhe Rusia. Aleksandarin e Madh, në Sheshin “Makedonija”, Filipin e Maqedonisë dhe Olimbinë me fëmijë në bark, gji e prehër në breg të Vardarit. Në vend të Alaksandrit Madh të Maqedonisë, moti përpiqen të zgjojnë endrrën e tyre neokomuniste, në Shkupin shqiptar: “Shokun Tito mbi kali të bardhë”. Politikë turko-jugosllave teknefese, që me shekuj e kemi nëpër këmbë e mbi kokë te Pragu i Shtëpisë.

Nuk është e rastësishme edhe “fitorja” e Lëvizjes “Besa”?! Herë pas here e kam përsëritur nëpër shkrimet e mia publicistike, se: në politikë nuk ka besë. Edhe, shqiptarët këtë pykë shelgu, duhet ta kenë të qartë si ide politike “atdhetare me “besë”. Ose, siç thotë ideologu i tyre politik i shëtitur me poste politike në të gjitha sistmet shtetërore komuniste dhe partitë politike, se: më shumë e do Mëmëdheun se, Atdheun?! Punë tjetër është ajo, se këto kalorës të arratisur livadheve me sanço pançot e tyre shqiptarë përmbrapa hipur mbi gomarë, sot po na e përdhosin edhe Besën Shqiptare. E kanë harruar çotekun e paparë deri më sot (Cërvenkovski, kur me gishtin e madh të dorës ua bëri teposhtë, në mes të Gostivarit), i përshëndeti për “politikë Madhore” të “vëllazërim - bashkimit”. Tashti, siç duket duan edhe një çotek tjetër pak më të “butë”, mbi atë nivel “dashurie të vëllazërim - bashkimit”, që t’u dalë gjumi shekullor.

Përmekeq, herë pas here:  kur, kam kohë i përcjell edhe debatet e tyre para kamerave televizive. Faj nuk kam unë si shkrimtar, janë ushqim “bajat” i shkrimeve dhe librave të mi publicistikë. Shkaku, se: moti kohë nuk e përcjell punën e Parlamentit “maqedonas”, selfiet e tyre në Facebook. Ndoshta, që nga koha e Xhaxhit kuqezi kur e nxorri para syve të deputetëve në Parlament: Flamurin shqiptar me shqiponjën dykernare. Edhe, u tha para kamerave televizive: mos u trembëni se, nuk ju hanë ky flamur! Përkundër, asaj thënie historike të Xhaxhit Kuqezi Dje, unë Sot kam frikë se, do t’i hajë ai flamur.

Dhe, Ditën e nesërme “festive”, shqiptarët kanë hëngër aq çotek në Gostivar, sa që besoj, se: nuk e kanë hëngër nga serbët, turqit e as gjermanët. Ende nuk e kanë harruar edhe sot e kësaj dite atë dhuratë historike të “vëllezërve” Njerkës, të cilëve sot ia kanë dhënë vullnetarishtë mbi 90.000 vota “demokratike” - Çotekut?!. Ose, parashikimeve politike të atij deputetit maqedonas “Vrapçeto” ( Shpendi).

Fatkeqësisht, partitë politike shqiptare ende merren me njëra - tjetrën si kundërshtare politike për “pushtet” pa Shtet Shqiptar. Edhe, atë: Luftë bëjnë për Shtet “maqedonas”, argatë duke u shtyrë me bërryla vëllai me vëlla për poste politike në shtetin e “përbashkët shqiptaro - maqedonas”. I gëzohen “fitores” të Motrës me ferexhenë hedhur krahëve. E, kurrë nuk merren me problemin kancerioz politik të shtetit të “përbashkët”, që falë tyre gjatë këtyre viteve u ka rënë mbi kokë si tokmak vathe. Kohë, kur në skenën politike paraqiten parti të “reja politike shqiptare”. Rilindasët, asaj kohe i kanë thënë: Kohë e “Bashi bozukut”. Pjella mushka të partive të vjetra politike turko-sllave-shqiptare me kalorës të arratisur po të këtyre partive politike shqiptare sot, që i pollën ku ta dimë ne me cilin Mëzat të tredhur Katundi. Dhe, u dhanë gji në këto Troje shqiptare: ministrave, deputetëve e drejtorëve e partizanëve të tjerë politik, që i rriti dhe i kulloti nëpër Livadhe Lopa e Katundit, u dha sisë e poste politike. Shembull konkret: Deputetin historik të PPD -ës, që gjatë sistemit komunist vite me radhë u shpërblye për merita të “vëllazërim - bashkimit” me postin e drejtorit të një shkolle të mesme, e sot hiqet pa turp e marre si “analistë” politik para kamerave televizive. “Deputetit”, që si anëtar komisioni nga Parlamenti maqedonas, ende nuk e zbardhi Rastin e Bit - Pazarit. Edhe, sot pavetëdije si gjeli mbi plehëra, kakarisë, se: Nëna e tyre paska qenë kurvë politike komuniste.

Nateditë flasin e shkruajnë marrëzira: Njëri më i zëshmi dhe i dalldisuri i Lëvizjes “Besa” para kamerave televizive, flet jerm: “O e rrënojmë enverizmin o e vazhdojmë fatkeqësinë. Unë jam shumë i bindur, se: Shqiptarët e Maqedonisë nuk janë më të verbër dhe nuk janë më të shurdhër, e dinë saktë se çfarë është duke ndodhur dhe e dinë saktë se ku është atdheu i tyre.” Ndërhyj unë si autor i këtij shkrimi publicistik me një porosi antologjike të popullit shqiptar: Kadal “bek”, se ka hendek! Mendoni se, i kemi harruar protestat e juaja të djeshme “paqësore” me flamuj turko - arab, në mes të Shkupit, që sot t’ua japim votën e popullit shqiptar?! Kurrë!

Edhe, jua dhamë me të dyja duart Ditën e sotshme, kur jemi në rrezik si popull shqiptar, kush (?!): “Turqit” e Shkupit. Megjithatë, populli shqiptar, është popull shqiptar! Luftë me shekuj ka bërë për Mëmëdheun, edhe Atdheun. Cili, është atdheu juaj si “politikanë me Din e Iman” për Ditën e Nesërme: Ose, Mëmëdheu?! Turqia, apo Arabia?! Jerm, përsëri vazhdon kandidati i ardhshëm për deputet (ndoshta sot është deputet) e ka votuar populli “shqiptar”. Andaj, mos harroni se “fitorja” e të dielës ka vetëm një numër, thotë deputeti i popullit “shqiptar”.

Mirë, i përgjigjem unë, si autor i këtij shkrimi publicistik profetik: ti, nëse ke fuqi politike popullore, rrënoje titizmin (neokomunizmin), që të është ulur këmbëkryq me vite para dere! Enverizmin ka kush e rrënon në Shqipëri: burra e trima me aftësi shkencore edhe politike mbi nivelin tënd “arsimor, shkencor e politik”. Populli Shqiptar, nuk ka rrezik nga “enverizmi”, por titizmi që me vite e mbanë përfundi mes Livadheve plotë ferra: Dje, komuniste, sot Neokomuniste. Ty dhe sojin tënd me poste politike e tituj “shkencor”, nuk u polli enverizmi, por titizmi (sistemi komunist) duke u shëtitur me vende pune nëpër kabinete, biblioteka e gjoja instutucione shqiptare me nga dy - tri vende pune. Kohë kjo, kur sot populli shqiptar nuk e ka as bukën e gojës. Edhe, ju do t’i prini popullit shqiptar për “ndryshime politike”?! Kurrën e kurrës!

Tjetri “politikan”, përgjumshëm shkon edhe më larg si kryetar i një partie politike shqiptare. Gazetari gjatë gjithë kohës të emisionit e sjell lëmsh me provokime politike gazetareske, e ai asesi të dalë në rrugë: thotë popullit “politikën e tij madhështore”. Arsyen, dhe qëllimet e tyre si parti politike për “ndryshime”. I treti e arrin kulminacionin në politikën “madhore” shqiptare: para kamerave televizive e thirr popullin shqiptar t’ia jap votën demokratike, se: ai, nëse vjen në “pushtet” do të kërkojë postin e zëvendës krymenistrit dhe do ta “ndërrojë himnin e flamurit maqedonas”. Pyes, unë si shkrimtar: pse ky “politikan” nuk synon postin, edhe atë: të kryeministrit?! Ose, Kryetarit të Shtetit të “përbashkët”?! Edhe, “korri fitore” si lider i një partie politike shqiptare. Përmbrapa, së paku t’u shkojë “turqëve” të Shkupit me atë: “ezanin” e tij në minare para disa viteve gjatë zgjedhjeve parlamentare: “Allahu Akber”, Partisë politike të “turqëve” të Shkupit për “ndryshime” politike me “besë”, që sot gëzuan edhe “fitore” historike?! Iku edhe ky kalorës i arratisur shqiptar me “Din e Iman” nga skena politike shqiptare me: “Allahu Akber”. Zoti, në atë jetë ia faltë Xhehnetin!

Kopilat tjerë me nënën shqiptare e me babanë (Tatkoto), që i polli PPD -ja, u dha gji PDSH -ja dhe i rriti “burra mejdani” BDI -ja me poste politike në Qeveri: ministra, deputetë të popullit, drejtorë e Zv/ drejetorë me lloj - lloj profesionesh partiake e shtetërore. Rrufjanë, hoxhallarë, gazetarë e shkrimtarë partiak, që ngrenin krye për “ndryshime” politike, sot duhet ta ulin kryet përpara popullit shqiptar. Fajin, duhet kërkuar te vetëvetja si parti Politike Shqiptare, ju i rritët këto këlyshë me zgjebe politike me bishtin mbi shpinë e bythën e zbuluar lakuriq për mejdani, që sot të ndërsehen me të katra pas popullit shqiptar. Edhe, kësaj radhe në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, nuk ka fituar BDI, por Ali Ahmeti.

E pabesueshme deri më sot, me këto kopila neokomunistë të “vëllazërim - bashkimit, që i pollët ju si parti politike shqiptare, krah për krahu me partitë politike “maqedonase”, dhe vite me radhë i ngatërroheni popullit shqiptar nëpër këmbë. “Patriotë shqiptar me Fe e Atdhe”, të cilët ia latë natën popullit shqiptar lyrekët pas porte, nuk bëhen dot ndryshime politike në shtetin e “përbashkët” jugosllav, e as nuk zgjidhet Çështja Shqiptare, në Ballkan...

Dëshmi historike, të cilën e mbyllim disi para syve të botës me këto zgjedhje të parakohëshme të jashtëzakonshme, se: pa regjistrimin e popullatës shqiptare në IRJ të Maqedonisë, nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike.

Edhe, erdhëm tek ajo thënja antologjike e popullit shqiptar historik nëpër shkrimet e mia publicistike nëpër libra: kadalë “bek”, se ka hendek!...



(Vota: 24 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: