Fahri Xharra: Falsifikimet serbe për historinë tonë
| E Diel, 11.12.2016, 08:43 PM |

Falsifikimet serbe për historinë tonë

Nga Fahri Xharra, Gjakovë

Kur gjërat vlonin , kur diçka zihej për çështjen tonë atëherë serbët i rrokte dhimbja e barkut  dhe nga frika se mos po ndryshon diçka në të mirë të shqiptarëve , fëlliqeshin nga shkuarja aq shpeshtë e barkut (diarreja) sa ishin edhe për tu  ”dhimbsur”. Dhe fillonte histeria për si thoshin ata “ t ashtuquajturën “  Shqipëri. E kjo historikisht , në vazhdimësi e posaçërisht kur cofëtina e madhe perandoria turko- osmane ,ishte e shtrirë për dhe  grabitqarët mundoheshin se kush e kush të ndukë copën më të madhe nga ajo : ajo e merrte frymën e fundit dhe mundohej që të mbijetoj së paku edhe pa  këmbë e   edhe pa duar . Por , si? E mendonte mbijetesën e saj së paku mbi trungun tonë , edhe  pse e shihte që pjesët vitale tona shkëputeshin , shqyheshin dhe masakroheshin  nga ata që rastësisht qëlluan në fqinjësi dhe mundoheshin të mbushnin fantazmën e tyre (shtetin e pa qenë) me copat më të mira shqiptare.

Se ç´na shkruanin serbët mu ne kohën kur ndaheshin kufijtë. Për të bindur Europën se ata ishin me rrënjë këndej pari   e thoshin këtë : ” Fiset e popullit serb (serbët nuk kanë patur fise  fxh) : Peonët ,Panët , Pelagonet (Paeones, Panaioi, Panones, Pelagones )  dhe të tjerë sipas ” gjeografistëve dhe mendësve ” (terme serbe) të vjetër u zhvendosën nga Azia e Vogël rreth lumit Struma quheshin Panët dmth ,”zotërinj” Nga ky lum janë shtrirë deri në Atikë dhe vendin e quajtën Peonia. Ata e vazhduan rrugën e tyre nëpër Iliri dhe Panoni deri në Danub... Panët ose Peonët e përbënin një territor të madh  në të cilin  jetonin nën Nemanjiqët apo si njihej  edhe si Dardania dhe e cila  së bashku me tokat tjera e bënin edhe Turqinë e sotit ( Batakoviç) ”(E vërteta e kesaj mund të kuptohet vetëm në Kosovën e Jusuf Buxhovit)

Por serbet nuk kishin të ndalur me fantazime e tyre : ”Serbalët apo Serbiqët , Serbët ose Tribalitae -t (Србаљи, или Србићи, Срби — Θρυβαλη, или Tribalitae ) , jetonin në të vetëquajturën të vjetrën   Serbali - Serbi- ose Tribali   dhe me të renë në të quajturën Shqipëri , Maqedoni , Bosne ” . (Për mua gjërat këtu komplikohen pak , por ndonjëherë tjetër i sqarojmë : Tribalia ,  Dardania  ) . Ku ishte qëllimi serb i këtij të bëri lëmsh të gjërave ?

Por jo vetëm atëherë , por edhe tani ja se çka shkruajnë: ” Duke i analizuar (zbërthye) të gjitha rrethanat vihet në përfundim se politika turke e asaj kohe (1900-1915)

ndaj serbëve të krishterë ishte kriminale dhe dy fytyrëshe . Shihej qartë se turqit e kishin ”nijetin” (qëllimin”) që të gjithë katolikët e Shqipërisë  veriore dhe as aj të mesme t´i islamizoj dhe t´i dërgon në Kosovë  dhe Metohi .Qëllimi i fundit -terrorizimi i serbëve. Këtë nuk mund ta kryente se pse nuk e lejonin obligimet e saja ndaj botës ; dhe kështu i ç’frytëzonte shqiptarët ”( Rale Trifunoviç)” . Po qëllimin serb e shohim , nëse duam ta shohim në këta rreshta :” Romanokatolikët dhe Shqiptarët (?) me bekimin e Turqisë si dhe me lejen e heshtur të Vatikanit  , kryenin tmerre dhe terror  të madh ndaj popullsisë ortodokse  ( mendohet serbe ) duke filluar nga shek. i 17-të , mu atëherë kur filloi golgota e ynë (serbe) (Rale Trifunoviq) .” ( Gënjeshtra historike dhe diplomatike: kur turqi i favorizuan shqiptarët katolik ? )

I di Turqia këto shkrime? Po shqiptarët tanë ,që shohin ende ëndrra anadollake , janë të vetëdijshëm për këto shkrime serbe?   Haxhi  Zeneli   shkruan ” Historikisht Turqia ka bashkëpunuar me Serbinë kur kanë qenë në pyetje shqiptarët për ti asimiluar apo robëruar. Është për tu habitur kur shohim shkrime të ndryshme nga shqiptarët,se çfarë u kanë bërë okupuesit Osman shqiptarëve në shumë aspekte jetësore,dhe disa nga ne shqiptarët injorojnë historinë e përgjakshme dhe po mundohemi ta zbusin okupimin e tyre ndaj tokave shqiptare.”

Por këta bashkë punonin ndër veti : është e vërtetë se si turqit e edhe serbët e kanë të njëjtën  prejardhje . ” Ne stepat e anës veriore te Detit të Zi në lashtësi jetonin fiset iraniane, te cilat u zhvendosen nga sulmi i hunëve përmes popujve turq që u dynden nga Azia e brendshme drejt perëndimit. Në veri te stepës shtrihet nga Karpatet deri ne Ural, një zonë e madhe pyjore.. Stepa e uraleve është vendi nga erdhën serbët e fiset tjera sllave te zhvendosur nga hunët ne Ilirinë tonë  ( Gjon Vuksani )”.

Përvetësimet nuk kishin e as që kanë të ndalur , e mjerë kjo histori e jonë që aq pak po i dalim zot : Njëzet vjet pas Mark Milanit të Kuqëve ,për Malësorët gjerësisht ka shkruar edhe  etnografi Andrija Joviqeviç (1870- 1939) , duke konstatuar që në Malësi  , së pari pa dyshim kanë jetuar edhe Serbët . Këtë e tregon edhe prania e madhe e kishëzave dhe varrezave  të tipit ortodoks , si dhe mbishkrime serbe që kanë mbetur edhe sot... Në kohën e depërtimit serb në Shqipërinë Veriore , këto anë ishin të banuara nga serbët.  ?????

( Dy gjëra për tu veçuar : Hyrja ne Shqipërinë Verore  (Malësi ) pra s ´kishte Mal të Zi Cërna Gora ) dhe e dyta kur thotë   kur depërtuan serbët , kishte  vetëm serb?)  Sipas Trifunoviçit : ”N Ballëzi në Koplik , ipeshkvi katolik i ankohej  arkipeshkvisësë Tivarit  se peshkopata e tij ishte mbushur me shkizmatik  ( Triunoviç Andrija :Malesija , 1976 )

Por vetvetiu ngrit et pyetja se kush ishin shkimatikët ?

Ja se çka thot Jovan Cvijiçi: ” Fiset e Malësorëve në luginën e Bjeshkëve të Nemura në mes të Shkodrës dhe  Metohisë ( dukagjinit fxh) janë kryesisht me prejardhje serbo-shqiptare , por ka edhe grupe malesorësh të besimit katolik të cilët e morën besim Islamik , ose që u përzien me serbët dhe e korrën gjuhën serbe që si duket që në atë kohë edhe mund të ishte gjuha e tyre amë ” . Jo këta nuk janë në veti !

Po mjerë ne që humbim kohë me pazarllëqe turko-arabe dhe  të tjerët shkruajnë histori ; në bashkëpunim kuptohet .



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: