Dedë Preqi: O ba sahati mu ndrru rasati
| E Enjte, 01.12.2016, 09:17 PM |

« O BA SAHATI MU NRRU RASATI »

Nga Dedë Preqi

Nëse duam të kemi prodhim të mirë dhe të shëndoshë, do të thotë se, ndikon «rasati» i mirë, apo fidanet e frytshme, duke pasur parasyh dhe një nisje dhe një synim që të shkohet sa më largë në drejtim të sigurimit, jo vetëm të të adhurave, por edhe të ardhmës së këtij brezi në përgjithësi. Ndërsa, në të kundërtën, një «rasat» i keq, shkakëton probleme dhe dëme, jo vetëm në cilësi të fryteve, por edhe më gjerë, që pasojat janë të shumëfishta. Prandaj, në këto rrethana, sëcili prodhues i mirë thotë se, për të pasur prodhim cilësor dhe të shëndetshëm, duhet të kemi edhe «rasatin e mirë», por në të kundërtën duhet ta ndërrojmë «rasatin».

Edhe politika e ka të njëjtin problem, me ç’rast i përngjanë edhe politika e Kosovës, sepse në një shtet, apo qeveri ku ekziston rasati  i keq politik, ai rasat duhet të ndërrohet, sepse nuk jep fryte të shëndosha politike dhe as ekonomike. Kjo duket pak sa e turbulltë në shoqërinë tonë kosovare, por shumë e qartë dhe e kuptueshme, sepse e ndjejmë të nevojshme me këto pak fjalë, ndoshta edhe jo të rastësishtme, duke e parë se është dendësuar diçka me rëndësi, apo e rrezikshme, nga e cila duhet të frikësohemi dhe duke mos e ditur përse.

Te njerëzit e këtij vendi ekziston një vullnet i fortë edhe pse nganjëherë u përngjajnë njerëzve me shpresa të thyera e të humbura, të cilët i kanë humbur konceptet e të ardhmës së tyre, duke mos ditur se kujna ti besojnë, apo ç’farë të kërkojnë nga e nesërmja e tyre. Këta njerëz i mbanë gjallë vetëm rinia, e cila është shpresa e së ardhmës së këtij vendi, duke shpresuar se, një ditë kjo rini do ti fitojë betejat e saja ndajë një rasati të keq politik, që është instaluar dhe ka zënë rrënjë kudo në zemren e qeverisë së Kosovës, duke krijuar pasoja dhe zhgënjyer optimizmin e këtij populli.

Ta quajmë pa nënçmim dhe hezitim, ky «rasat politik» në Kosovë, duket çartë se e ka kryer veprimtarinë e vet jo efektive, i cili i ka zgjeruar rrënjët e veta kudo në vend, por për fat të keq të këtij populli nuk ka prodhuar  fryte të shëndetshme dhe efektive, për ti plotësuar së paku përafërsisht nevojat e këtij populli dhe vendi dhe i cili për fat të keq, një lloj i tillë rasati politik, nuk po shitet si duhet as në tregun Ndërkombëtar, por dhe as në tregun fqinjësor, sidomos në këtë të fundit me Serbinë, e cila bënë pazare të çoroditura me prodhimet tona…

Populli i Kosovës, tani më ka një përvojë të madhe e të hidhur të të gjitha rrethanave dhe përmes këtyre rrethanave mund të ketë njohur dhe përjetuar nga afër të gjitha tragjeditë e rënda që ka pasë një popull në jetën e vet, prandaj, ky popull ka nevojë për një përkrahje të gjithanshme, dhe kësaj here jo në fushën e betejës, por në një plan tjetër, në planin e thellë përspektiv e njerëzor , i cili nuk e lëndon shpirtin dhe sedren e tij.

Në Kosovë u ndërruan disa qeveri, të cilat i krijuan kushte vetës për t’u pasuruar përsonazhet e tyre, dhe kjo e fundit me formimin e një koalicioni artificial në mes dy partive të mëdha PDK-LDK, me minoritetet tjera, pothuaj se, me ç’rast është treguar vetëm një insert kollazhi  sikur nga shiritat e filmave, që në  fakt krijohen sa për të thënë diçka në formë të kuptimit të humnerës, që trishton me horizontin e vet të paqartë dhe të pavlershëm, duke u mos përputhur me realitetin dhe kohën.

Ndërkaq, kjo qeveri e tanishme politike në vendin tonë, apo ky lloj rasati politik, as për sëafërmi nuk disponon me forcën e vet popilitike dhe ekonomike dhe me intensitetin e veprimit, i cili do të mund të hidhte dritë të mjaftueshme për ti plotësuar nevojat e qytetarëve të vendit të vet.

Kjo qeveri, me «avanturën» më gërditëse politike, vetëm sa e bjerrë kohën më të çmueshme që i nevoitet këtij vendi, nga ana tjetër, të kota janë premtimet e kryeministrit dhe kryetarit, të cilët rezistencën e tyre për të vazhduar mandatin premtojnë fatin e këtij populli për një jetë më të mirë, një ndjenjë e cila ka vetëm një qëndrim mashtrues, e sidomos kur populli është viktimë e një gjendje të mjerushme.

Siq thotë populli, «o ba sahati me u nrru rasati», sepse e meriton populli dhe shteti i Kosovës, gjegjësisht duke krijuar një udhëheqje të re, e cila nuk do të lejonte të nëpërkëmbët dhe përbuzët popullata e këtij vendi, aqë më shumë kur jeta  e tyre po kalon jetë të pakëndshme dhe të mjerueshme në një shtet të ri demokratik.

Prandaj, duke njohur shakëtarin, zullumqarin dhe shkaqet tjera që i shkakëtuan këto rrethana në Kosovë, populli nuk heq dorë nga vullneti i tij se, zgjedhjet e reja me një qeveri të re dhe përsonazhe të reja, do t’ia sjellin Kosovës fytyrën e vërtetë dhe të dlirë, të cilën po e përlyejnë do krijesa kriminele, hajdute, korruptive dhe njerëz të një rasati të keq, të cilët nuk ia dojnë të mirën këtij populli dhe këtij shteti.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: