Lushaj - Radovani: O Flamur, o Nderi i Prakut
| E Diel, 27.11.2016, 05:11 PM |

Ooo Flamur, o Nderi i Prakut

 

Lushaj - Radovani

 

-Një tekst kënge per Flamurin, një  foto e interpretuesve të saj në RTVSH, një foto me Shqipen në flamur … dhe një perkushtim per autorin nga Australia e largët e publiçistit  të shquar Fritz Radovani-

 

JETË TË GJATË FLAMUR E SHQIPE

 

Nga Zeqir Lushaj

 

Autori Zeqir Lushaj, (njëherë… e dikurë)!

 

Në ballë të Arbrit ndritë përjetë,

Data e kuqe njëzetetetë (28),

E Nëntorit të historisë,

Dita e madhe e Pamvarësisë,

Shumë nderim gjithmonë kësaj dite,

Jetë të gjatë Flamur e Shqipe.

 

Ooo…Flamuri i Atdheut,

Prush, i zemrës së Skënderbeut.

Kur t’valvite Ty flladi i malit,

Shohim dorën e Ismail Qemalit,

Vetimë penda e Naimit,

Flakë naganti i Boletinit.

 

Gjithë shqiptartë – zemërliri

Nëpër breza t’majtën n’gji,

Zemrat gjakun ta kanë dhanë,

Hallall Shqipes gjithë tuj thanë,

I lidhë brezat besa e burrit,

Na lidhë puthja n’palë t’Flamurit.

 

Ooo… Flamur, o Nderi i Prakut,

Çmimi yt asht çmimi i gjakut,

Mbi lahutë e n’djep të fmijës,

Je simbol i shqiptarisë,

Veç një gjak na rrjedh ndër vena,

Gjaku i shqipes me dy krena.

./.

Tiranë, 1985. Nga libri “Fjala mbi tel…”.

Dida, Kovaçi, Çela, interpretuesit në RTVSH (edhe) të kësaj kënge historike

-------------------------------------

A E NJIHNI KËTË SHQIPTAR?

- Rrnosh sa Shqipja Yte... që t’ka rrokë aq fort, o Zeqir Lushaj!-


Nga Fritz RADOVANI 

-Shqiptaro-amerikani Zeqir Lushaj, në 100 vjetorin e pavarësisë-

(Foto: Hamit Ymaj, NJ, USA).

Ka disa vite që Shqipja ia ka mberthye edhe krahët e nuk e lè me lujtë vendit...
Shqipja i asht veshë per parzëm...
Ajo e frymzon...Ka shkrue...Edhe vazhdon me shkrue...
Shqipja me dy krenat e veta asht kafazi i krahnorit të Tij, që e mbushë me frymë...
Ky Burrë ka dy palë mushkni...Prandej, nuk e ndijnë kurrë mungesen e frymëmarrjes...
Po, as frikën nuk e njeh! Mburoja e Tij ngjason me parzmorën e Kastriotit...
Shkrimet e Tij të duken sikur janë shkrue me ngjyren e Flamurit...
Dhe shkelqejnë nga ngjyra e puplave të krahëve të Shqipes,
Asht bash Shqipja e çerdheve të Maleve të Bajram Currit...
A e njihni kush asht?
Asht Miku i të gjithë Atyne që kanë Zemer Shqiptare,
Asht ZEQIR LUSHAJ, sot 65 vjeç.
Rrnosh sa Shqipja Yte... që t’ka rrokë aq fort, o Zeqir Lushaj!
-Melbourne, Australi, 8 Mars 2014-

---------------

-Ekskluzive per ZemraShqiptare, fund-Nëntori 2016-



(Vota: 71 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: