Dedë Preqi: Nuk e urrejmë shtetin por veset e pushtetit
| E Enjte, 24.11.2016, 10:13 PM |

NUK E URREJMË SHTETIN POR VESET E PUSHTETIT

Nga Dedë Preqi

Mund ta keni besuar sa të etur kemi qenë për ta bërë shtetin tonë-por nuk është e mundur ti besojmë syve dhe veprave tona të shëmtuara se çfarë po bëjmë për ta ndërtuar dhe mbajtur sot këtë shtet në këmbët e veta. T’i përkujtojmë herë pas here edhe ato fytyra historike e kombëtare, të cilët e dhanë çdo gjë nga vetja e tyre për t’ia ndryshuar kahjen dhe historinë këtij vendi nën zgjedhën e robërisë, apo për të frymuar dhe jetuar një ditë si njerëz të lirë të kësaj bote.

Gjithmonë  kemi menduar dhe ëndërruar se, po sa ti qelim sytë në liri dhe demokraci, do ti japim vetës detyra primare që Kosovën do ta ndryshojmë për mirë dhe do ta plotësojmë me gjitha ato që e meriton dhe ka nevojë, veçmas kur për herë të parë po bëhët shtet i ri dhe demokratik, për të cilin kemi dhënë shumë bij e bija dhe është derdh lumenj gjaku për të ardhë deri këtu ku jemi, që pasardhësit e tyre mos të nëpërkëmbën më, por ti gëzojnë të drejtat e veta njerëzore sikur njerëzit tjerë të lirë të botës.

Por edhe nëse nuk mund ti përkujtojmë si duhet ato emblema historike të kombit, së paku mos ti përmbysim vlerat e tyre, mos t’a  përdhosim gjakun dhe flijimin e njerëzve më të shtrenjtë të historisë tonë kombëtare, pa të cilët nuk do të kishim shtet,  as  «milet», nuk do të kishim liri dhe as demokraci, nuk do të kishim Kuvend dhe as Parlament, nuk do të kishim Universitet dhe as pushtet në këtë vend.

Mbas përfundimit të luftës të vitit 1999, duke menduar se përfundoj pjesa e kësaj historie të dhimbshme për Kosovën dhe popullin e këtij vendi nën robërinë dhe sundimin serbo-sllav, pjesa tjetër e së cilës i takon periudhës së re e jetës në Kosovë, periudha e lirisë dhe demokracisë, që duhej të fillonte ndryshe dhe me hapa të sigurtë e me një përmbajtje tjetër dhe me pretagonistë të paqës e dijes, dhe pas shpalljes së Pavarësisë,  mund të tregojmë se, Kosova është e zonja e vetëvetës, të mbajë shtet dhe të vetëqeverisë shtetin e vet në liri dhe demokraci!?.

Të gjitha këto argumente dhe zhargon fjalësh sëcili qytetar i Kosovës mund ti thotë në dhe ti shpjegojë pa hezitim, ndonjëherë me një përmallim atdheu e ndonjëhere me ironi dhe zhgënjim, kur para syve tanë ka zënë të formohej një mjegullirë e pa parë dhe lëmsh i pa kuptimtë i problemeve, fijet e të cilit janë lidhur nyje, nyje, që kërkohet zgjidhje e domosdoshme, zhvillimi i të cilit do ta lironte nga një barrë e rëndë që peshon mbi supat e popullit të këtij vendi, sidomos ata të cilët janë të preokupuar nga mungesa e kafshatës, mungesa e papunësisë dhe shumë prej tyre kanë mungesë të banimit.

Kjo çështje është e lidhur ngushtë me njerëzit që e udhëheqin shtetin, me njerëzit që i kanë marrë detyrat me qeverisë dhe e kanë pushtetin në dorë, të cilët kanë dhënë shumë premtime për një qeverisje të mirëfilltë e cila do ti plotësojë së paku deri dikund nevojat e qytetarëve të vendit. Dhe shtrohet pyetja, si ata njerëz që e dje e kërkuan votën e popullit dhe i premtuan popullit të vet për një të ardhme më të mirë dhe përmirësimin e jetës së tyre, ndërsa,  përgjegja e tyre u kthye në të kundërtën dhe më keq, ku populli i këtij vendi po ballafaqohet me shumë kriza ekonmike e sociale, i cili jeton me shpresa të thyera, vetëm sa për të mbijetuar.

Qytetari i Kosovës nuk e ka merituar këtë «shpërblim»  të i kthehet në një bumërang të pa imagjinuar,  nuk ka menduar se mbas çlirimit nga okupatori, do të nëpërkëmbët nga njerëz të korruptuar të vendit, të cilët e kanë kapur shtetin dhe e mbajnë pushtetin e tyre me forcën e numrave në vendim-marrje, me çrast populli nuk mund të pajtohet, apo ta pranojë një gjendje të tillë, sepse i mungon përspektiva njerëzore, i mungon mbështetja institucionale, kur nuk ka vende të punës dhe kushte për të krijuar biznese, nuk ka sigurim shëndetësor dhe shëndetësi adekuate, nuk ka drejtësi dhe korektësi në gjykata. Varfëria pothuaj se përditë e më shumë po shtohet, ndërsa pasuria e paligjshme po vërshon në duart e njerëzve të caktuar, që nuk ngopën edhe me eshtrat këtij shteti dhe populli.

Ndër të tjera si komponent i këtyre rrëfimëve të pakëndshme, i bashkangjiten edhe shumë gjëra të tjera, përkatësia e të cilave rrjedh nga njerëzit e një kupole mafioze, të cilët e keqmenagjojnë pasurinë shtetërore, duke u pasuruar brenda një kohe të shkurtër me djersën e këtij populli. Është fjala për të gjithë ata që dje ishin krahu i luftës, dhe më vonë si çlirimtarë kanë zënë vende në Institucionet e vendit, me merita dhe pa merita, të cilët sot janë bërë krah i fuqishëm i këtyre rrethanave jo të mira për vendin dhe qytetarin e këtij vendi.

Ndërkaq, Kosova në këtë rast as për së largu nuk disponon me forcën dhe intensitetin e veprimit  të një shteti me një ekonomi jo-të zhvilluar dhe pa një plan afatgjatë, që ti plotësojë nevojat e qytetarit të vet. Me një Drejtësi të çaluar, por edhe të kërcnuar deri te prekurori i shtetit. Me një Shendetësi të lodhur dhe të varfër. Me një Arsimim të ç’oerentuar dhe jocilësor. Me një Ambient të ndotur dhe të infektuar. Me një Elektroekonomi të terruar dhe të pa dritë. Me një Tregëti «aksham pazaresh» që importohet material i skaduar nga Serbia dhe shumë vende tjera. Atëherë, si dhe qysh do ti përballojë Kosova dhe ti shpëtojë situatave edhe më të rënda, të cilat po shtohen ditë përditë e më shumë.

Kosova ka edhe shumë probleme tjera të pazgjidhura, të cilat janë të lidhura zingjir njëra me tjetren, që lidhën edhe me sistemin e drejtësisë, që kanë mbetur pezull, sidomos çështja e vrasjeve të pas luftës, e bashkëpunëtorëve të Presidentit Rugova, të cilat raste kanë mbetë në «kutinë e dreqit», si të pa zbuluara edhe pse dihet se kanë emër dhe adresë, duke i mbetur si barrë Gjykatës Speciale, e cila e ka vështirë ti trajtojë me përpikëni rastet e tilla, kur kjo e fundit nuk do ta ketë fuqinë e Gjykatës së Hagës, e cila nuk e ka treguar pavarësinë dhe korektësinë e një gjykate të drejtë.

Nga ana tjetër, populli kosovar duhet ti hap sy e vesh dhe të përgaditet mirë në zgjedhjet e ardhshme dhe mos të ankohet në pozitën, apo opozitën, por të zgjedhin njerëzit e duhur, që ia dojnë të mirën dhe punojnë për këtë vend pa hezitime dhe anashkalime. Populli nuk e urrenë shtetin, por veset e këtij pushteti, i cili rrezistencën eventuale e ka hapur që sa më shumë ta shtojë kapitalin e vet përmes krimit dhe korrupsionit, fati i të cilit duhet të kufizohet një ditë dhe përgjithmonë, për ti hapur dyert anës tjetër dhe asaj më të rëndësishme sikur që është populli dhe ardhmëria e tij.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: