Çeliku: Poetët me poezi nga mali zbritën në Shkup
| E Diel, 13.11.2016, 12:02 PM |

POETËT ME POEZI NGA MALI ZBRITËN NË SHKUP

NGA KALOSH ÇELIKU

Poetët, edhe pse vitin e kaluar me poezi dolën në mal, erdhi koha të zbresin në Shkup. Krah për krahu erdhën në Kryeqytet me poezi dhe diell. Përsëri sollën me vete edhe një Pranverë të vonuar, në Vjeshtë. Dimrin e Madh, kur e kemi në prag të Shtëpisë. Këmbëkryq, u ulën para këmbëve të Olimbisë me fëmij në bark, gji dhe prehër. Pak kohë më vonë, përmes telefonit më paraqitet Xhelal Tosku nga një hotel: Kalosh Çeliku, unë jam në Stamboll. I përgjigjrem: Xhelal Tosku, rrugë të mbarë për Amerikë!

Ora simbolike letrare fillon me këngën kërçovare të Rexhep Zajazit: Në bahçe na ka ra bryma. Dhe, përshëndetjen e Kryetarit të Lidhjes së Shrkimtarëve Shqiptar, Kalosh Çeliku për mireseardhje në Shkup. Pastaj, me poezinë e Kalosh Çelikut: Protestë në Shtëpinë publike, të cilën para mysafirëve e sjellë Date Koçi. Poetët e shaluan atin pullali të Gjergj Elez Alisë me poezi, në breg të Vardarit: Vangjea Mihani, Fatmir Minguli, Dragica Pandilovska, Rozeta Kreste, Seida Beganoviq, Reshat Sahitaj, Prend Buzhala, Gjon Gjergjaj, Sami Velçani, Xhelal Tosku, Anila Mihali, Dhimitrula Proko, Lediona Braho, Fatmira Loci, Nehas Sopaj, Fadil Curri, Xhelal Ademi, Andrea Petromilo, Remzi Salihu, Bujar Plloshtani, Behare Neziri, Rami Kamberi, Rexhep Bajrami, Nikolla Spathari, Vladimir Muça, Date Koçi, Idriz Berisha, Ismet Krasniqi, Agron Elezi, Arben Shaholli, Behram Hoti, Sami Sherifi, Adem Xheladini, Arben Rashkaj, etj.

Xhelal Tosku erdhi me pesë sejmenë përmbrapa. Ujku i Durrësit që të ha, vetëm me një Ulkojë... Këmbekryq, u ulëm para këmbëve të Olimbisë, në breg të Vardarit. E shtruam Sofrën Poetike me bukë, zemër e kripë. Edhe, me raki rrushi dhe verë me këngët popullore të Bilbilit të Kosovës: Nexhmije Pagarusha.

Dita e Nesërme për poetët, sipas organiaztorit ishte e lirë: këmbë të dalim matanë Urës Gurit, vizitojmë Alaeksandrin e Madh, Pjetër Bogdanin dhe Nexhat Agollin. Pak më vonë të ngjitemi edhe tek Kalaja Dardane.

Orë më vonë e kuptoj se, Xhelal Tosku e ka humbur rrugën në mes të Shkupit. Kryeqytetin e Shqiptarëve me plot xhami e minare  mbi Qytet?! Kutadi unë, i është dukur si Stambolli. Shkaku, se: makina me të cilën udhtonin, u ishte prishur në rrugë.

Shkupi si Shkup, pa marrë parasysh rrethanat politike dhe ekonimike, mysafirët i pret si miq, nuk i lë në rrugë. Organizatori u bënë konak dhe i strehon nën Çati. Natë, të cilën e kalojnë me raki rrushi dhe poezi, mes shtambave me verë...

Edhe, vjen Nata e Madhe: me poezi, dhe këngë qytetare deri në agim. Portreti letrar i Reshat Sahitajt i ngjalli poetët, rrëzë Kalasë Dardane. Rreth veprimtarisë së tij letrare dhe atdhetare, folën: Fadil Curri, Ismet Krasniqi. Prend Buzhala dhe Arben Ibrahimi.

Përurimi i librave erdhi para dere: Prend Buzhala me librin e tij Çaste lirike II (Haiku dhe proza poetike) i hapi dritaret krah më krah. Librit, para të pranishmëve i bëri një analizë të thellë Ismet Krasniqi. Poezi nga libri lexoi Reshat Sahitaj. Fajlën, si zakonisht e mori edhe autori. Libri tjetër i radhës i cili çau rrugë: Pikturë e pastolisur (poezi) e Fatmira Locit. Poezi nga ky libër lexoi artisti dhe satiristi Date Koçi. Edhe autores, iu dha fjala. Dhe, vazdhon Nata e Madhe me përurimet e librave: Xhelal Ademi ka vënë pusi pas një muri të sallës me librin e tij erotik: Përballë natës. Rreth librit, vjen me një reçension Rami Kamberi. Poezi nga ky libër lexon Date Koçi. Zakonisht, siç i lexon gjithmonë nëpër manifestime kutlurore - letrare poezitë e Xhelal Ademit. Shkaku, se: Xhelal Ademi, asnjëherë nuk i lexon peozitë e veta në këto manifestime. Radha i vjen edhe poetit nga Kosova Arben Rashkaj me librin e tij: Këngët e fshehta të Lumëbardhit. Reçension për librin sjellë para poetëve, Arben Ibrahimi. Poezi nga libri i autori i lexojnë: Fatos Rushiti dhe Arben Ibrahimi. Edhe, autorit i jepet fjala për librin e tij me poezi. Dhe, në fund vjen autori i romanit për fëmijë, Qengji më tha: ha bar i Kalosh Çelikut. Meqenëse, autorja e reçensionit Laura Çuka nuk ishte e pranishme në këtë takim, reçensionin dhe një fragment nga ky libër i lexoi, Asdren Çeliku.

Nata e Madhe erdhi te pragu i derës. Date Koçi udhëheq me Orën e Madhe Letrare. Poetët njëri pas tjetrit dalin me poezitë e veta, në krah. Xhelal Ademi, ciç dihet kurrë nëpër këto manifestime poetike, nuk i ka lexuar poezitë e veta erotike. Barrën gjithmonë ia ka lënë mbi shpinë Date Koçit. Përmëkeq, Xhelal Ademi publikisht ka hequr dorë edhe nga Çmimet letrare (ndoshta, jo edhe nga Çmimi Nobel?!

Dhe, në fund Date Koçi lexon një poezi satirike. Kalosh Çeliku, i mbeti borxh vitin e kalur (2015) nga Manifesstimi Kulturor Tradiscional: Takimet e Thanës. Edhe, sipas premtimit në atë takim poetik, në Kërçovë iu përgjigjë gjatë Natës Madhe me poezi. Fatkeqësisht, teknika e bën të veten edhe gjatë kësaj Nate të Madhe, mbetëm pa zërim. Edhe, pse poezia filloi si përgjigje por nuk u lexua deri në fund, mbeti përgjysmë. E lamë për Takimet poetike të radhës, në Kërçovë.

Dhiareve poetike, mezi erdhi edhe te ndarja e Çmimeve letrare. Juria profesinonale e përbërë nga krijuesit: Prend Buzhala (kryetar), Fadil Curri dhe Kalosh Çeliku (anëtarë),  arritën të pajtohen njëzëri që t’i ndajnë këto Çmime letrare: Vanghea Mihani, i ndahet Çmimi letrar: Ulu mal të dalë Hëna, për poezi më të bukur publikuar në Netët Poetike TAKIME NËN RRAP 2016, Dhimitër Pojanaku, E përcolla Natën, për vepër erotike publikuar gjatë dy takimeve, Xhelal Tosku rrëmben Çmimn letrar për vepër jetësore RRAPI, Gjon Gjergjaj Çmimin Mehmedali Hoxha, Roseta Kreste - Mikja e Rrapit, Date Koçi - Pano Taçi dhe Miku i Rrapit - Nikolla Spathari.

Ditën e Nesërme ra shi. Dhe, përsëri doli Dielli, i përcolli poetët mes Dy shtambave me verë dhe poezi, në Vendlindje...

 

Ora simbolike letrare, Protestë në Shtëpinë Publike me këngën kërçovare të Rexhep Zajazit: Në bahçe na ka ra bryma...

 

Poetët e Rrapit rrinë gati në pusi me poezi...

 

Seida Beganoviq vjen me poezi nën Rrap...

 

Poetët përcjellin Orën simbolike letrare: Protestë në Shtëpinë Publike...

 

Prend Puzhala me poezinë e tij doli në mejdan...

 

Gjon Gjergjaj, i vjen ndihmë si krah lufte me një poezi...

 

Ismet Krasniqi me poezi doli nga pusia...

 

Sami Velçani (Ujku i Durrësit) na hyri në vathë...

 

Xhelal Tosku në mejdan del me dy kobure...

 

Fadil Curri, Rexhep Bajrami dhe Gjon Gjergjaj e presin në pusi me poezi...

 

Cuca e maleve hy në luftë me një poezi...

 

Cuca tjetër e maleve, nxjerr jatagnin...

 

Date Koçi udhëheq Luftën poetike...

 

Fatmira Loci i del nga pusia me një poezi...

 

Fadil Curri e shkrepi “nagantin” në poezi...

 

Pjesmarrësit duke përcjellur Luftën poetike...

 

Behare Neziri zbret nga Sharri Plak me një poezi...

 

Rexhep Bajrami e ndan mejdanin: Dhe, i shpallë fitimtarët e luftës poetike...



(Vota: 28 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: