Cikaqi & Oreshkoviq: Seminari Rajonal në Pulla
| E Diel, 13.11.2016, 09:23 AM |

Seminari Rajonal në Pulla.Kroaci –

“SHKOLLA SHQIPE NË DIASPORË”...

Nga Beqir M. Cikaqi  &  Melita Oreshkoviq

Në qytetin e bukur bregdetar të Pullës në Kroaci, me 29 – 30 Tetor 2016, u mbajt Seminari Rajonal  „SHKOLLA SHQIPE NË DIASPORË“  për mësuesit e MP të gjuhës shqipe në Itali – Kroaci - Slloveni. Ishte ky seminari i parë i kësaj forme që organizohet në diasporën e këtyre tri shteteve. Bashkë organizator i këtij eventi, ishin: Ministria e Diasporës së Kosovës; Këshilli i Mësuesve Shqiptar të Kroacisë; Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Prefekturës së Istrisë; me mbështetjen e mësuesve të Italisë-Kroacisë-Sllovenisë; Unioni i Shqiptarëve në Kroaci; si dhe Bashkësive e Këshillave Shqiptare të Istrisë.

Seminari filloi punimet me 29 tetor 2016  në ora 14.00. Me urimin e mirëseardhjes në qytetin  multi kulturor të Pullës, e bëri mësuesja Florina  Lumezi. Për të vazhduar me programin artistik, ku morën pjesë fëmijët e Korit të Shkollës tetëvjeçare "Qendra”(“Centar") të Pullës. Kori këndoi këngë në: kroatisht, italisht, anglisht dhe shqip. Nxënësit  kënduan këngën "Zogu i vogël", recituan poezi, me violinë melodi shqiptare luajti Fotina (nxënëse). Këngëtarja e operës Bernardina Mjeda, emocionoi të pranishmit me këngën "Margjelo”, etj.

Pas programit artistik, pjesë e hapjes së seminarit ishin përshëndetjet  nga: Osman Shahini-sekretar i përgjithshëm në MeD, Bastri Aliti-konzull nderi i Shqipërisë në Kroaci, Melita Miliç-drejtoreshë e shkollës “Qendra” të pullës, Anila Ferizaj-nga MAS të Shqipërisë, Nuhi Gashi-nga MASHT i Kosovës, Heset Ahmeti-kryetar i Shoqatës “Iliria” Kopër, Viktor Ramaja-kryetar i KPKSH të Prefekturës së Istrisë, Selim Mulliqi-kryetar BSHP, Roki Lekaj-kryetar i BSHPI, Avdi Beqiri-kryetar i Shoqatës“Bashkimit Kombëta”, Petrit Aliaj-nga FNAI, Faik Tafolli-kryetar i Shoqatës “Dardania”,etj.

Në seancën e parë të Seminarit u ligjërua me tematikë: Shkolla Shqipe në Diasporë, ku ligjëruan:

- Ymer Avdi,  MeD, me temën: Rëndësia e shoqatave-këshillave të mësuesve dhe e bashkëpunimit rajonal për organizimin e mësimit plotësues në diasporë.

- Melita Oreshkoviq, mësuese në Kroaci, me temën:  Aktualiteti dhe vizioni i mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës sipas modelit C në Kroaci.

- Ragip Thaqi, mësues  në Itali, me temën: Mësimi plotësues i gjuhës shqipe në Itali.

- Alma Bejtullahu,  mësuese në Slloveni, me temën: Shkolla shqipe në Slloveni përvojat dhe sfidat për të ardhmen.

Para përfundimit të seancës së parë  u zhvillua një diskutim i hapur, ku mësuesit paraqiten kritikat dhe lëvdatat,  drejtuar organeve shtetërore të Shqipërisë e Kosovës; problemet dhe sukseset në shkolla  shqipe, etj. Në këtë debat u paraqiten kryesisht mësueset/it: Erida Cela Perlala, Tana Laci, Beqir Cikaqi, Serenela Musaraj, Violeta Dervishi ,etj

Në seancën e dytë, pas një pauzës prej 30 minutave, ligjëratat me tematikë nga fusha e mësimdhënies u paraqiten nga:

- Anila Ferizaj, Ministria e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, me temën: Roli i mësuesit në pjesëmarrjen e nxënësve në mësimin e gjuhës shqipe.

- Florinda Lumezi,  mësuese e gjuhës shqipe në Pullë, me temën: Përvoja nga mësimi plotësues në Istër.

- Maja Burger, profesore e gjuhës çeke në Zagreb, me temën: Stimujt kreativë në mësimin e gjuhës çeke dhe kulturës sipas modeli C.

- Nuhi Gashi, MASHK së Kosovës, me temën: Shkolla shqipe dhe kompetenca ndërkulturore /në kontekst të projektit të MAShT të Kosovës-tekste për diasporën. Në fund  të kësaj teme, të ndarë në dy grupe , u përpunuan dy njësi mësimore me tema të ndryshme, që pat një efekt shumë të rëndësishëm në shkëmbim të eksperiencave të vet mësuesve.

Mbrëmja muzikore për nder të daljes në pension të mësueses Florina Lumezi kaloi në një atmosferë festive, gjatë të cilës mësuesit dhe pjesëtar të komunitetit shqiptare të Istrës në shoqërim së bashku u relaksuan  këndshëm, mbas një dite  shumë të ngarkuar. Mbrëmjen muzikore  e zbukuroi me zërin e saj këngëtarja e Operës Kroate, Bernardina Mjeda.

Mbrëmja u organizua nga Këshilli i Mësuesve Shqiptare të Kroacisë dhe kryetaret e Këshillave dhe Bashkësive shqiptare të Istrës, të cilët mësueses i dhuruan një Mirënjohje,  për kontributin e saj të vyer në edukimin e nxënësve gjatë  6 viteve në Istër, vite të përkushtuara me dashuri ndaj  fëmijëve shqiptare. Gjithashtu, gjatë kësajë mbremje Osman Shahini, Anila Ferizaj e Melita Oreshkoviq u shpërndan CERTIFIKATA mësuesve seminaristë, ndërsa ligjëruesve, kryetareve të shoqatave e aktivisteve shqiptare iu ndan MIRËNJOHJE. Gjithashtu, kryetari i i Këshillit të mësuesve për rajonin e Venetos,i cili është edhe mësues aktiv, z. Ragip Thaqi, shpërndau librin monografik SHKOLLA SHQIPE E BASSANOS.

...

Në ditën e Dytë të Seminarit, sikur ishte planifikuar: Shetitja në qytetin e Pullë, edhe u realizua. Prezantimin e historisë dhe objekteve të kulturës së qytetit të Pullës, seminaristëve iu prezantuan dy vajza, ish-nxënëse të shkollës shqipe të Istrës, sipas programit të përgatitur nga vet nxënëset, nën drejtimin e mësues Lumezi. Seminaristëve, objektet kulturore më të rëndësishme të Pullës, historinë e qytetit në gjuhën shqipe, si: Portën e Arte, Amfiteatrin, Derën e Herkulit, Objektin e kulturës-Forum, e tjere. U vizitua edhe objekti i kishës ku para pak kohe ishte vendosë statuja e Shën-Nënë Terezës. Gjatë gjithë shëtitjes nëpër qytet seminaristët shoqëroheshin edhe nga disa nxënës shqiptar, prindër e bashkëkombës shqiptar.

Zoti  Selim Mulliqi që vazhdimisht ishte në shoqërim duke kontribuar edhe me njohuri plotësuese në përfundim të shëtitjes, i ftoi seminaristet në ambientet e Bashkësisë Shqiptare të Pullës, ku u pritën ngrohtësisht e vëllazërisht nga zotrinjët: Roki Lekaj e Atdhe Tanushaj. Edhe këtu mësuesit ishin të interesuar për format dhe mënyrën e organizimit të shqiptarëve, ku u paisen edhe me revistën “Informatori”- mujore e Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë..

Me drekën në Restaurantin ADRIATIK të familjes Tanushaj nga rrethi i Gjakovës në Modulin të Istrisë, përfundoi ky seminar. Shumë emocionuese ishte ndarja e seminaristeve, përqafimet e urimet nuk munguan, sikurse nuk munguan fotot me këmbime adresash elektronike e numra telefoni. .

Seminaret e tilla do të organizohen edhe në të ardhme, ku si propozim i radhës ishte mendim-propozim Italia.

Vlerësim unanim i të gjithëve ishte, se nga ky seminar ishte i suksesshëm, në përfitimin e njohurive të reja, në shkëmbimin e eksperiencave dhe  zbatimin e tyre në praktikë për arritjen e suksesit të dëshiruar. Gjuha shqipe është gjuhë e bukur, duhet ruajtur edhe te brezat që jetojnë e lindin jashtë atdheut...

Fund – Tetor 2016, Istër/Kroaci



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: