Dedë Preqi: Leksikon i autorëve shqiptarë në Zvicër
| E Hene, 07.11.2016, 09:34 PM |

Ambasadorja e Republikës së Kosovës, z.Nazane Breca si dhe dy bashkëautorët e librit

PROMOVIM LIBRI NGA DIASPORA –„LEKSIKON I AUTORËVE SHQIPTARË NË ZVICËR“

Nga Dedë Preqi

z.Besnik Camaj dhe Shefqet Dibrani,si dhe zonja M.Limani-Hiler, kritike e librit dhe Studentet shqiptare në Bern, z.Gëzime Shaqiri dhe Kaltërina Lumi, të cilat e hapën promovimin e librit.

Mund të thuhet se, natyra krijuese e mërgatës tonë shqiptare ka filluar që atëherë kur mërgimtari i parë me trastën e vet të hallëve i ka marrë rrugët e botës, duke shënuar në çdo vend hapat e vet të jetës dhe duke ruajtur gjithçka që është thesar i asaj që quhet identitet. Këta udhëtarë të kohës dhe të tjerët që pasojnë, gjithkund i kanë lënë gjurmët e tyre, sepse nuk ishin vetëm punëtorë krahu, por ishin edhe shkrimtarë, studiues dhe artist të mëdhenj shqiptarë, të cilët kanë jetuar dhe vepruar në çdo kënd të botës.

Prandaj, duhet ta vlerësojmë jetën dhe vepren e tyre, jo vetëm në kuptimin figurativ, por edhe në pikpamje të formuara filozofike, letrare, kulturore, poashtu edhe kombëtare, të cilët do të kishin një vend të merituar, sikur që bëhët fjalë për një LEKSIKON I AUTORËVE SHQIPTARË NË ZVICËR, të cilin e idealizuan dhe projektuan profesor Besnik Camaj dhe shkrimtari Shefqet Dibrani, radaktor letrar Prend Buzhala.

Ky Leksikon me afro 600 faqe, përfishinë pothuaj gjithë autorët shqiptarë që jetuan dhe jetojnë në Zvicër, duke e bërë edhe promovimin e tij në Universitetin e Bernit, me datë o4 nëntor 2016, në praninë e një publiku të gjërë, në praninë e ambasadorës së Kosovës dhe në praninë e shumë studentëve, të cilët ishin organizatorë dhe udhëheqës të këtij promovimi.

Pas fjalëve hyrëse të promovimit të librit, fjalën e muar zonja M.Limani-Hiler, e cila i dha shenjat e para të kritikës në vlerësimin e librit në fjalë. Të theksojmë një moment të ri në këtë vit, i cili është i një rëndësie të madhe për krijimtarinë dhe letërsinë shqiptare, që buron nga diaspora, theksoj ndër të tjera zonja Limani. Gjurmëve të letrarëve të parë të Rilindjes tonë kombëtare, që dikur jetuan dhe vepruan në mërgatë, vazhdojnë të krijojnë edhe sot gjeneratat e reja, të cilët me sensin dhe nervin e krijuesit të talentuar krijojnë vepra madhore, sikur që është edhe ky libër që promovohet sot në këtë tryezë studentore, ishin fjalët e zonjës Limani.

Fjalën e muarën edhe shumë të tjerë që ishin prezent, si edhe studentët, zonja Selmani, Admon Vita, pedagogu Xhevdet Kallaba, H.Elshani, Besim Xhaferi, Fatime Kalimashi dhe shumë të tjerë, e ndër të tjera, fjalën e muar edhe zonja ambasadore e Republikës së Kosovës, zonja Nazane Breca. Ambasadorja e Kosovës, pasi që e vlerësoj librin në fjalë, duke e vlerësuar edhe punën e çmuashme të autorëve, ajo tha, shqiptarët gjinden të shpërndarë kudo nëpër botë, por veprat që ata krijuan, janë vepra të mëdha dhe të dukshme, si dhe përpjekja e tyre për ta ruajtur identitetin dhe kulturën tonë, janë vlera të pazavendësueshme dhe vlera kombëtare.

Zonjës ambasadore iu shtue edhe një pyetje nga një studente, që kishte të bënte me imazhin që kanë shqiptarët në Zvicërr?  Sikur edhe kombet tjera, poashtu edhe shqiptarët e kanë imazhin e vet të mirë apo jo të mirë, që ndonjëherë nuk është edhe aq i lakmueshëm, sidomos kur bëhët fjalë për vepra jo njerëzore, por ajo që është me rëndësi, shqiptarët kudo që jetojnë dhe veprojnë kanë krijuar përsonazhet e tyre me vlera të përgjithshme, si  edhe vlera në realacionet tona kombëtare, shprehet ambasadorja në fjalë.

Bashkëautori i librit z. Shefqet Dibrani, në fjalën e vet i falenderoj të gjithë të pranishmit e kësaj mbrëmje, në veqanti i falenderojë edhe studentët e UNIS, të Bernit, të cilët e organizuan këtë promovim libri. Puna dhe zelli i katër vitëve me radhë, tani është në këtë tryezë, të cilën po e debatojmë dhe vlerësojmë, por mund të thëm se nuk është e tëra dhe nuk i kemi dhënë pikë, sepse ndoshta nuk kemi mundur ta kompletojmë dhe ta mbërthekojmë të gjithë veprimtarinë krijuese të autorëve që kanë krijuar dhe krijojnë në këtë vend. Prandaj, qëllimi dhe ideja jonë ka qenë, që ti promovojmë vlerat dhe të mbjellat tona letrare e kulturore, të akumuluara gjatë shekujve të autorëve shqiptarë në Zvicër.

Poashtu edhe bashkëautori tjetër i librit z. Besnik Camaj, prezenton punën dhe realizimin e kësaj vepre, e cila i kishte edhe peripetitë e veta për të ardhe deri te botimi i një Leksikoni të tillë, por besoj se edhe lexuesit e kanë pritur si edhe vetë autorët me padurim, që sëcili prej tyre mund të zhvillohet dhe tregohet, duke krijuar, jo vetëm një individualitet të vetin krijues, por edhe më tej, si vepër shoqërore, letrare, kulturore e kombëtare. Ky libër, siq thotë edhe vetë autori Camaj, e kurorëzon përpjekjen dhe përkushtimin tonë për autorët shqiptarë që jetojnë apo kanë jetuar në Zvicër, duke mos i lënë anash edhe ata autorë, të cilët nuk deshën të jenë pjesë e këtij projekti.

Ky Leksikon, përfshinë të gjithë autorët për të cilët është arritur të gjinden dhe të mblidhën shënime, për pjesën dërmuese që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër. Leksikone të tilla janë të rralla, por në diasporën shqiptare dhe më gjërë është një libër i vetëm i këtij lloji, i cili e ka plotësuar një zbrazësirë të kësaj natyre edhe pse ndoshta lënda nuk është shkrirë e tëra në këtë libër. Por, sido që të jetë, ky Leksikon, si formë artistike e kohës sonë, duhet të jetë tejet i rëndësishëm, duke u bazuar edhe në elementin kritik, si vlerësim dhe studim ndaj kësaj vepre madhore të autorëve në fjalë.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: