Fahri Xharra: Vëllau tim, shqiptarit ortodoks
| E Diel, 06.11.2016, 09:25 AM |

Vëllau tim, shqiptarit ortodoks  të Shqipërisë !

Nga Fahri Xharra

Nga përvoja e kaluar disa vjeçare , përvojë shumë e hidhur e cila ndikimin  më të madh e pati tek europiani i ri , nga përvoja  e mashtrimit gati masovik  të shqiptarëve të besimit musliman të Maqedonisë , Kosovës dhe Shqipërisë  po të shkruaj ty    je  në zgripcin më të rrezikshëm të kohës - t`humbasësh identitein tënd shqiptar !

Shiko mik , vëlla dhe bir, e ke vërejtur dhe përjetuar edhe ti  një stuhi të madhe mashtruese , ç`orientuese dhe vetëvrasëse të ekstremit islamik të ndërsyer nga armiqtë tanë shekullor. Fatbardhësisht e kaluam edhe atë monsun të inskenuar special për ne; fatmirësisht e tejkaluam një rrezik të madh  komb-mohues i cili i kanosej historisë sonë .

Europiani   ri kishte dëgjuar nga prindërit e tij se hiq më largë se 20 vjet , Europa fliste  për një popull të harruar , të zhbërë nga komunizmi dhe të rrjepur nga sllavizmi  - që duhej ndihmuar bile edhe ushtarakisht ; dhe në një moment kur ai u rrit nuk mundte t`ia falte lotët prindit të tij “për një popull që e mohonte Europën dhe e donte Azinë për para-ardhës të tij” . Kështu iu kishte krijuar përshtypja nga ajo që shinin dhe lexonin për ne viteve të fundit .

Të sqarohemi me shkrimin tim , askush nuk e mohon e  dëshirën dhe vullnetin  e askujt për të qenë shqiptar musliman, shqiptar  katolik apo shqiptar ortodoks; port a dimë se : “Kjo ndodh sepse feja e huaj tek ne nuk është fe, por është politike.., dhe është politike antishqiptare! E filluan pak e nga pak myslimanet, ne qeshnim me ta, ata ishin te urte, te edukuar, na respektonin shume ne vitet 90, madje edhe na serviloseshin…, e tash?”  ( Engjëll Gishti )

Pra “ “Dikush mund te thotë “mos u perzi me fenë se feja është çështje e besimit privat te gjithkujt; se unë po prek lirinë e besimit e garantuar me kushtetute etj etj!” Po more e drejte! Unë dua ta respektoj lirinë e tjetrit, edhe atë fetare, por po Ai , Ai besimtari qe tash edhe pse shqipfolës do  me shume Greqinë, Serbinë, Arabinë….”

Edhe një herë : feja tek ne nuk është fe por është politikë e mohimit të identitetit tënd !E njëjta ka filluar ( jo tani , por shumë më herët  ) edhe me besimtarët  shqiptar të besimit ortodoks.

Shembuj të ri  të reagimit rishtas të qeverisë greke tregojnë që dëshira e tyre është që të shërbehen me ortodoksinë shqiptare për qëllime shumë të errta antishqiptare.

Ti vëllai im ortodoks , edhe nëse je i besimit që shqiptarët të parët në botë e legalizuan,je shqiptar . Me mijëra vjet të parët tu  flisnin shqip . Mos u mashtro pas predikimeve fallso gjë ja se fetare e në thelb janë ç`kombëtarizuese . Ata të duan, që ti ta harrosh shqipen , që ti ta mohosh kombin tënd  që ti mos të jesh më shqiptar.

Vëllau im  shqiptar i besimit ortodoks , sot lexova : “Shtypi grek i është vërsulur figurës mesjetare te Gjergj Dushmanit dhe kerkon qe me çdo kusht ta nxjerri "grek". Deri ketu nuk ka asgjë te keqe, pasi edhe ata kane nevoje për një histori mesjetare si dhe ndonjë hero "grek", por, problemi qëndron se u duhet te kërkojnë informacione për figura për te cilat nuk kane pikërisht...INFORMACION SERIOZ! Është sikur te kërkosh te përvetësosh një figure historike, pa ditur asgjë për ketë figure. U desh Kryeministri i Shqipërisë qe greket te shkojnë e te hapin ndonjë libër. Por, problemi qëndron qe edhe ato informacione lidhur kësaj figure na çojnë pikërisht tek etnosi shqiptar/arbëror e për me tepër me prejardhje Gege. Gjergj Dushmani ishte nje pasardhës i Lek (Aleksander) Dushmanit i cili (ky i fundit) kishte marr pjese ne Lidhjen e Lehes si anetar i saj. Dushmanet ishin me origjine nga Zadrima dhe Lek Dushmani. mbas renies se Arberise dhe Skenderbeut emigroi ne ate qe sot njihet si Greqi (sipas Dhimiter Siçilianit). Ne vepren e autorit grek Δημήτριος Καμπούρογλου me titull "Ιστορία των Αθηναίων - Τόμος Α", 2015, ff. 17-18, nder te tjera.na sillet pikerisht kjo dëshmi, pra qe Gjergj Dushmani ishte pasardhes i Lek Dushmanit. ( courtesy Etnor  Canaj )”

Nuk ke kupton të vërtetën a atyre që na e vranë Dhaskal Todrin ?

Ti vëllai im shqiptar ortodoks mos harro se :   “Një pjesë e madhe e studiuesve kur studiojnë nacionalizmin grek bien dakort se në krijimin e kombit grek një rol të madh ka luajtur “dëshira” sesa përkatësia etnike sipas modelit që ka përkufizuar Renan, ndaj dhe kjo trashëgimi politike e krijimit të kombit grek ka pasur një peshë specifike në lidhje me marrëdhëniet greko-shqiptare dhe anasjelltas. Ndërsa në fillimet e tij shteti grek arriti që të “asimilonte” sipas këtij koncepti grupin e madh etnik shqipfolës në Greqi , të njohur si arvanitas apo dhe një popullsi tjetër shqiptare si suliotët që ishin brenda territoreve otomane dhe shumë afër atyre shqiptare, duke i bërë pjesë përbërëse të kombit grek, pretendimet vazhduan dhe për popullsinë ortodokse në thellësi të territoreve shqiptare duke mos marrë parasysh aspak kriterin etnik. E gjithë kjo luftë e heshtur dhe e ashpër nacionalizmash nën çatinë e Perandorisë Otomane la një shije të hidhur kur u krijua shteti kombëtar shqiptar dhe u përcaktuan kufijntë e rinj të tij pasi propaganda greke dhe nacionalizmi grek ia kish arritur qëllimit që të paraqiste para faktorit ndërkombëtar një realitet krejt ndryshe nga sa ishte ai i vërteti etnik. http://doriankoci.blogspot.al/2013/02/rrugetimi-i-identitetit-etno-kulturor.html “

Desha që ta rikujtoj se:” Në vitin 1899, revista greke “Helenizmi” boton një shpallje të nënshkruar nga zotërinjtë: Shehu, Boçari e Xhavella, ku ndër të tjera shkruhej “Në luftën e 1821 që bëri Greqia kundër Turqisë luftoi dhe raca jonë, raca shqiptare, dhe me ndihmën tonë u çlirua edhe Greqia. Midis kaq heronjve kujtojmë edhe ata të Hidrës, Species dhe Kranidhit. Heronjtë më të shumtë të steresë ishin shqiptarët e Sulit të Himarës, të Athinës, Tebës, Livadhjasë, Korintit, dhe nga shumë vende të Moresë që flasin edhe sot shqip. Përveç shqiptarëve të krishterë, ishin edhe 3500 shqiptarë muslimanë që luftonin bashkë me grekët kundër turqve... S’kemi për të thënë ndonjë gënjeshtër, vëllezër, po të pohojmë se shqiptarët e çliruan Greqinë”. (Albin Koçollari .I(1994) Arvanitët. Tiranë ) “

Pra , të jemi së bashku sepse i duhemi ardhmërisë sonë !


Gjakovë, 02.11.16

(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: