Gani Mehmetaj: Aleatët - Turqia e Greqia!
| E Hene, 17.10.2016, 07:11 PM |

Aleatët strategjik të Shqipërisë: Turqia e Greqia!

Nga Gani Mehmetaj

Aleatë strategjik të Shqipërisë janë Turqia e Greqia, deklaroi para një kohe kryeministri shqiptar. Çka kërkuan aleatët strategjik, Shqipëria ua dha, kështu që armiqtë historikë që gati na shfarosem, dikur, i bëmë vëllezër.

Aleatë i ri (strategjik) do të bëhet Serbia. Shqiptarët nuk e kanë më asnjë armik në rruzullin tokësor.

"Durrësin, limanin e lakmuar, e kemi në dorë", shkruante këto ditë në dëlirë shtypi i Beogradit. Të drejtën eksluzive të fluturimeve kontinentale dhe tej oqeanike në Aeroportin e Rinasit e morën vëllezërit serb më avionët e tyre rrangalla, ashtu sikurse e morën aeroportin e Prishtinës vëllezërit turq me fasule e qofte që u gatisin udhëtarëve në kohë dreke. Në nuk kërkuam asgjë nga aleatët strategjik, mjafton ata të jenë të kënaqur, ndërsa Shqipëria do të bëhet faktor në Ballkan i ekpserimentimit neokolonialist mu si vendet arabe.

Kryeministri shqiptar u dha mundësi serbëve ta pushtojnë bregdetin shqiptar pa e shkrepur asnjë pushkë dhe pa e vra asnjë shqiptar. Dikur serbët e shkret u detyruan të vrisnin gjysmën e shqiptarëve të Kosovës e të Maqedonisë, bënë luftë të përgjakshme në Lume e veriun e alpeve shqiptare, shkretuan Shkodrën, Lezhën e Elbasanin, duke e bërë hi e pluhur, për të pushtuar limanin e Durrësit e të Shëngjinit.

I lumtë kryeministri shqiptar, na kurseu nga masakra dhe ua kurseu serbëve plumbat.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: