Nexhipi: Një sy historik përmendoreve të Shkupit
| E Shtune, 15.10.2016, 11:33 AM |

Një sy historik përmendoreve të Shkupit

Nga Reshat Nexhipi

- Qendra e këtij qyteti, pa figurat iliro-shqiptare do t i përngjiste një gjelit të madh pa pupla  dhe pa bisht. Çdo vizitor i huaj kur shikon këto përmendore në qendër të qytetit, sidomos ato para qeverisë,  mendon se ndodhe në Tiranë ose Athinë.

Isha ulur në një karige para plot përmendoreve njerëzish dhe kafshësh, kështu që fitohej përshtypja se gjindesh në kopshtin zoologjik.Binte në sy përmendorja e Lekës së Madh, të cilin, që ta shikosh mirë, duhet të shtrihesh në kuris, ose nga larg, se të shkulet koka së pari nalt. Lekës do t i kthehem më vonë, por tani të them diçka tjetër. Në vendin para meje, kishte gjetur vdekjen Nexhat Agolli nga plumbat breshër të regjimit komunist,edhepse, ai, e kishte ndihmuar me gjith shpirt.

,,Eh, more Nexhat,Nexhat, çtë duhej të març rrugën e shejtanit, e jo atë të Perëndisë dhe do kishe vdekur si ballist, e jo si komunist,, thosha me vetvehte duke e bërë rezil sa kisha fuqi, sa  si keqardhje për humbjen e tij, aqë edhe për gabimin që sapo thashë, sidomos për faktin që kishte kryer mësimet e larta në Romë, në një vend demokratik, evropian dhe si i tillë duhej ta dinte se nga burron komunizmi, siç ishte edhe  Beogradi i cili ndaj shqiptarëve, kishte kryer krime të papara masovike, sidomos në vitet 1912-1913, et.etj.

Megjithatë, do ishte e arësyeshme sikur  para meje të ishte vendosur përmendorja e këtij dibrani, sepse, dorën në zemër, si ministër, kontribu

oi mjaft në avansimin e çështjes shqiptare, prandaj dhe u bë ,,persona nongrata,, për pushtetin dhe gjeti vdekjen në mënyrë më tinzake që njihte  historia e këti qyteti . E lashë Nexhatin dhe iu ktheva stërgjyshit të tij-Lekës së Madh, të cilin poashtu, si të parin, nuk hezitova, pa e kritikuar:

,,Po ti more bukurosh që të kanë kapardisur kaqë lart dhe dukesh  si helikopter, pse na i bëre mendjen dhallë, duke mos thënë troç se je me origjinë ilire dhe pse nuk luftonje për popullin tënd por për të huajt? Përgjigje nuk mora, por ngamënyra e shikimit, më duket se ishte penduar shumë keq, duke thënë: gabova, e hëngra këtë mender m..Të njëjtë pothuajse ua thashë edhe Konstantinit të Madh, Justinijanit, Gjorgji Pulevskit dhe Pitu Gurit, të cilët, njëzërit u përgjigjën: ,,Po ta kishin treguar të origjinën, nuk do na  ngriheshin përmendore,,. Kishin të drejtë, prandaj dhe  kërkova falje.

Më tutje vura re Kërste Misirkovin, një ndër shkrimtarët më të   njohur në historinë maqedonase,  dhe i thashë:., Po mirë more njeri, si shkrimtar i famshëm që ishe, a nuk e kishe lëxuar thënien popullore ,,Të ligut mos iu bëj shok,, dhe ti u lidhe  këmbë e kokë me një konsull rus në Manas

tir, edhe pse e shikonje çfarë yrneku ishte, a si vinje re sjelljet e tij arogante i cili  vazhdimisht mbante në dorë një kamshik dhe u binte me të atyre që nuk e përshëndetnin, prandaj dhe gjeti vdekjen nga një shqiptar në mes të Manastirit, kurse ti, në vend që ta ndihmonje  si mik, u tregove burracak dhe, që të shpëtosh kokën, nga  frika, u shtrive në tokë, sa i gjerë dhe i gjatë ishe, duke lojtur rolin e të vdekurit,,? Më pa dhe nuk më dha përgjigje.

Pas këtij, iu drejtova Samoilit: ,,Po ty more qerata, nga raca e Justinijanit ilir, çtë duhej të vish nga Ermenia dhe  të bëhesh mbret në këtë vend, duke marrë më qafë 14 mijë ushtarë tënd, të cilëve u  ishin nxjerrë sytë, kurse Ti, në vend të ishe me ta, dëfreheshe  në Liqenin e Prespës ose të Ohrit,,? Nga shikimi i tij,  dukej se më dha të drejtë. E kujtova edhe në dhëndrin e tij-Vlladimirin, nga Mali i Zi, siç duket, me  origjinë shqiptare, të cilin, një princi ynë që qeveriste me Ohrin, e rivarrosi në Elbasan?

Nuk e lashë pa qortuar edhe Gonxhen tonë, duke i thënë:  ,,Poti moj zonjë e urruar, a vallë nuk kishte njerës të sëmurë dhe të varfër në Shkup, Kosovë, Shqipëri, por shkojte gjer në Indi ?. Më pa dhe më tha: ,,E more vëlla, po të qendronja në Shkup, serbët do  ma gjenin vendin dhe  nga unë nuk do mbetej as nam as nishan, ashtu, siç ndodhi edhe me babajin tim, të cilin serbët e helmuan vetëm e vetëm që përpiqej për të mirën e bashkëatdhetarëve të vet..I dhashë të drejtë, por jo sa duhet.

Para meje u paraqit Dame Gruevi i para një shekulli dhe Çentoja, kryetari i parë në Maqedoni pas  Luftës së Dytë Botërore, por i cili meqë preferonte Maqedoni të pavarur nga Beogradi, qe dënuar me burg.   U rashë krave dhe i lavdërova, sepse, të dy këta  ishin miqësuar me mjaft shqiptarë, me disa prej të cilëve ishin dergjur në burg të përbashkët dhe kishin krijuar marrëdhënie aqë të ngushta dhe të sinqerta saqë shqiptarë

ve ua zbulonin  planet  më sekrete partiake, plotësisht të bindur në besën e tyre.

Si  vizitova tëra përmendoret e kësaj ane të Vardarit, kalova në anën tjetër, ku flitet gjuha ime. Pa zbritur mirë urrën,vura re katër shenjtorët: Qirilin, Merodiun, Klementin dhe Naumin, vendosur dy nga dy, në dy anët e kundërta të urrës. Edhe këta, nuk i lashë pa qortuar që nuk kanë zbardhur sa duhet origjinën e tyre etnike, kështu që  disa studijuesë tanë, deklarojnë se kanë origjinë iliro-shqiptare?. Mirëpo, shyqyr nga Zoti që maqedonasit nuk dinë gjuhën tonë, nuk lexojnë shtypin shqiptar,  përndryshe, nuk do qendronin këto përmendore në këtë vend, ku ndahet Shkupi i ri me të vjetrin dhe kjo, të lë të dyshosh: pse pikërisht këtu?

Për të mos më shpallur për nacionalist ose shovenist, nuk e kurseva as Skenderbeun pa e qortuar. ,,Po Ti more trim ndër trimat, si i lejove kësaj Qeverie të tallet me Ty,duke të bërë një përmendore e cila krahasuar me atë të stërgjyshit tënd matanë urrës,duket si kukëll fëmijësh, kurse kali që ke hipur, si zog gomari, përpara atij të emnakut tënd,,?- ,,Shko more, qerohu matanë, në vend të jesh i kënaqur dhe të thuash shyqyr që më sollën në Shkup, po na shet mend  dhe kërkon  një thelë mi bishtin,,,,.

Nuk u pajtova me përgjigjen,  prandaj, i nervozuar, në sëklet e sipër, bleva gazetën dhe hyra në kafenenë e Destanit. Hoqa nja dy bira  të cilat m i  fshinë nga mendja tëra ato kujtime që përjetova matanë dhe këtej  urrës, përveç përshtypjes, e cila do më mbetet  për gjithnjë në mendje  që,  Shkupi, pa figurat iliro-shqiptare, do t i përngjiste një këndezit të madh pa pupla dhe pa bisht dhe se  çdo vizitor i huaj kur shikon këto përmendore në qendër të Shkupit,sidomos ato para qeverisë, mendon se ndodhe në Tiranë ose Athinë.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: