Zeqir Lushaj: Një zvicerane... nuse me duvak!
| E Premte, 14.10.2016, 09:09 PM |

NJE ZVICERANE…, NUSE ME DUVAK!

-Jo veç per patriotizem por edhe per të plotësuar një peng të nanës së saj (edhe sot bukuroshe sa edhe e bija-nuse) vajza shqiptare-zvicerane Suela Guci bashkë me të fejuarin fluturuen me avjon nga Zyrihi dhe e banë dasmen e tyre midis Gjakovës e Prizrenit, midis Dardanisë ose siç i thotë aq bukur e me kuptim Dritero Agolli, Shqipërisë së Matan-Drinit-

NGA ZEQIR LUSHAJ

Me benzin e mirë të kengetarit të shquar hasjan Hysen Dida lam shpejt Krumën, Golajt, morem djathtas per Letaj e sa ora ishim në Qafë-Push. Per herë të parë në jetën time kaloja at‘ Qafë si dhe per herë të parë unë djali i Malsisë së Gjakovës udhtoja drejtë një dasme kosovare në Gjakoven historike.

…Ndjehem si në anderr. Ndoshta unë tek jam nder të fundit shqiptar që hala s’po e kuptoj se liria e Kosovës tashma është një realitet. Nuk po hy të spjegohem se pse keshtu? Do t’i mbaja lexuesit gjatë me kete temë si dhe do isha jasht subjektit të sotëm per ku jemi nisë te shkojmë. (Theksoj vetem kete, se edhe kurbeti rreth dy dekada ka bere punen e tij).

Shumë motive jete, ndjesi, kujtime, biseda, njerez e ngjarje nga më të ndryshmet në krejt etapat e jetes sime 67 vjeçare me nisen per kete dasem. Deli Gucin e Damjanit të Hasit të Shqiperise se Matan-Drinit, si baxhanak me Tahir Diden e Krumes e kam patur dashamirë. Kam ndenjur me Delinë në Krumë si dhe djemtë e tij Skenderin, Ismetin e Fatmirin i kam pritur e percjelluar sa e sa here në Tiranë. Po keshtu edhe dajet e Gucëve, Mulajt e Ujzit të Gjakoves. Idrizin, Hasanin, Hysenin dhe vet babain e tyre te nderuar Haxhi Mulaj... E permbi krejt per kete dasem që po shkojme e per të cilen po flasim e shkruajmë tani del në rend të parë fakti se edhe vet nanen e kesaj çike që martohet sot e kam percjelluar ketu e rreth dy dekada e sa, nga shtepia ime në Tiranë per në Zyrih tek i fejuari Fatmiri dhe atje filloj jeten bashkshortore në familjen Guci si dhe jeten e kurbetit si emigrante. Pra, janë do raste neper dasma, siç thoshte burri i nderuar Adem Alia i fshatit tim Gri të Tropojes, ku edhe po nuk të thirren “të lypë vendi”!

...-Kjo asht Ura e Tabakëve , -me thotë Hyseni në hyrje të Gjakoves; kjo asht Lama e Druve;

e keto të dyja (majtas e djathtas) janë dy kisha të vjetra shqiptare... Nusja e Hysenit Sanieja

dhe Sabrieja ime seç moren diçka në supermarket „si adet per nusen“, unë e Hyseni

dy shishe uji dhe drejt e në lokalin „Kosova 1“ ku ishte Pjekja dhe ceremonia percjelljes e hasjanes zvicerane të Damjanit per në Junik.

...Vlera kryesore e një dasme është nusja e kur nusja është e bukur si Suela Guci sot, at’herë edhe vet dasma është edhe më e bukur.

Kjo eshte Suela bukuroshe, Suela Guci, bija e dashur e Fatmirit dhe Violetes.

Suela që sot po shkon nuse në Junik eshtë vajzë zvicerane e lindur dhe e rritur atje. Qysh e vogël nana Violetë i fliste per Shqiperinë, per Hasin, per Damjanin dhe i tregonte se në ato kohera ajo smund te bente dasmen, s’mund të vente vello, s’mund ta percillnin me qindra njerez të saj nga tera anet e Kosoves sepse at’here... Eeeh at’herë  nje...dy...tre...kater..., e mbi të gjitha vendi ishte nën okupimin serb. Suela e vogel dhe inteligjente e kuptonte nanen dhe i thoshte se kur te rritem une do shkojme e te bajme dasmen kosovare atje, ne vendin tone..., ne Shqiperine Dardane, ne Shqiperine e Matan-Drinit. Dhe nana sigurisht qe ngazellehej e anderronte kete dite qe po perjetojme sot. Anderra u ba realitet. Shikoni pra e lexoni me vemendje:

-Jo veç per patriotizem por edhe per të plotesuar një peng të nanës së saj (edhe sot bukuroshe sa edhe e bija-nuse) vajza shqiptare-zvicerane Suela Guci bashk me të fejuarin fluturuen me avjon nga Zyrihi dhe e banë dasmen e tyre midis Gjakovës e Prizrenit, midis Dardanisë ose siç i thotë aq bukur e me kuptim Dritero Agolli, Shqipërisë së Matan-Drinit-

...!

Vellezerit Guci tregohen xhentil dhe sapo dasma kishte „marrë zjarr“, vijne tu tavolina jone dhe me drejtohen mua e Sabries:

-Çojuni! Ju jeni nder të parët që duhet të fotografoheni me Suelen nuse. Dhe ne e bejme kete foto-kujtim jo pa emocion. Pra fotografohemi me Dy Nuse, nanë e bijë...

U mbush boshlleku i para ma shumë se dy dekadave, tani edhe Violeta ndjehet dhe asht nuse në krah të të bijes bukuroshe.

Veç mali me malin nuk takohet, se njerëzit takohen një ditë !

Fatmir Guci marton vajzen e ne jemi në dasmen e tij por unë në djemtë e Deli Gucit dalloj ma shume Ismetin. Atë e kam ma perzemer. Ka qene shume here edhe ne ato vite te veshtira te fillimit te ndryshimeve demokratike  tek unë në Tirane. Edhe djali im i vetem Lulzimi, per here të parë ka marrë rrugen e kurbetit me Ismet Gucin, pikrisht me 13 Maj të vitit 1992. Kam qene te Ismeti ne Zvicerr. I mirë e i dashur, i pritshem si ai. Ismeti më prezenton me djalin Patriotin sot burrë i martuar e me femij. –Ky eshte xhaxhi Zeqir qe ka shkruar per ty ketu e 20 vjet ma parë kur shkoje fillestarisht ne klasen e parë të shkolles fillore gjermane ne Baden të Zvicrres. Bile, jeni sebashku edhe në fotografi në reviste.

-Po po, me kujtohet thote Patrioti disi si i zanë në faj se „nuk më ka thirruar në dasem“!

Prezentime, biseda, njohje të permallshme në një dasem ku më shumë se gjysma e pjesmarresve kane ardhur nga atje ku jetojne nëper shtetet e perendimit, në kurbet, në  rruget e botes deri në Amerikë. Orkestra nuk pushon dhe kengetarja  Shkurte Gashi kuptohet që më shume percjell vallet ritmike se sa bisedat tona të pafund.

...valle valle valle..., nuse nuse nuse... E ku ka ma bukur se kështu?

...Heshtje per nje çast: -Po vijnë, po vijnë. Eshte fjala per krushqit nga Juniki te cilet zene vend të fund të salles. Unë fotografoj gratë dhe vajzat e Junikut që të impresionojne me ato kostume te bukura e shume karakateristike kur takohen me gjakovaret qe siç i thonë një fjale të vjeter „nuk ia lëshojnë  kujt rrugen“!

Në çdo takim duarshë me miqtë e mikeshat e Junikut ka veç një fjalë, veç një urim:

-Per hajr nusja!

Sot junikasit kthehen në shtepi edhe me Një ma  shumë, me nusen Suela Gucin, që siç ishte deshira e tyre po ua japim “nuse me duvak”!

Iken krushqit. Mbas pak ata fillojne dasmen e djalit në Junik. Urojme qe te ju shkoje gjithçka mbarë e mirë. Ne ishim percjellesit e vajzes ndaj folem ma shume per vajzen e Gjakoven, ata jane në dasmen e djalit dhe le te flasin ma shume per djalin dhe Junikun. Dasmat shuhen ne te dy anet per nje dite por mbetet produkti i tyre çifti i ri qe ju urojme edhe nje here jete te gjate e lumtur. Edhe kjo dasem ne vendlindje te prinderve te tyre do i lidhi ata edhe me shume me at’dheun e shtrenjtë.

... Ata iken dhe ne percjellesit se si ndihem. A vazhdon dasma pa nuse? Jo! Por edhe me e mbyll shpejt e shpejt se si na duket. Por na nxjerr nga ky moment disi delikat dhe emocional  kengetari gjakovar Muhamet Sejdia që fton kolegun kengetar Hysen Dida në kengen:

“Therret Prizreni o mori Shkoder/, hajde të rrijmë se të kam moter… e që mbyllet fuqishem me vargjet : ”Le ta shohë gjithë bota mbarë/, si rrijnë bashkë vllaznit shqiptarë”.

Gjakovari dhe hasjani, dueti simpatik Sejdia-Dida

…!

Në tavolinen aty mbrapa kam Baram Niman Mulen me familje i cili  asht mik me Gucët, pra sot ai martoi mbesen. Barami eshte rritur në internim moçaleve të Lushnjes. E kam takuar shumë e shumë herë në Lushnje, në Tiranë e në Krume e separi po e takoj sot në Kosoven e tij të dashur. Më njeh me fmijte tashme të rritur, tre vajza e një djalë si drita. Unë i ngacmoj vajzat e reja e bukuroshe të Baramit; -Po tash kush e ka radhen? E vajzen e madhe Valbonen që po e shihni në foto ketu me poshtë, e fotografova disi befasisht...

 

Po tash kush e ka radhen?

...!

Lokali „Kosova 1“, zbrazet dalngadalë si pa u ndie dhe rreth e rrotull fillon të bie një heshtje disi qetsuese.

-Erdhem nga Kruma por do të kthehemi nga Prizreni më thotë pa mëdyshje Hysen Dida që sot e kam edhe „shofer“! Ti Zeqir, në Prizren nuk ke qene kurr keshtu që do ta jap një kafe te  Shatravani...! Une miratoj me buzeqeshje ftesen dhe filloj të recitoj vargjet e një kange të vjeter që e ka kenduar qindra here Hyseni me Rrustem  Çelen e Rexhep Kovaçin: „Rrusta çarqet i çon te gorani/, maroj mirë se i kam per shpirt/, mos ma m’dhezë te Shatravani/, hallall nana s’ma ban gjijtë...“.

-Po per besë, bash qaty, sa mirë po e din, -thotë Hyseni dhe mbasi pershendetem me pritesitë zotet e dasmës marrim rrugen e bekuar drejtë Prizrenit të Lidhjes Historike. Nuk po zgjatem me Prizrenin që më emocionoj shumë por sa per sot po e lë me një foto që nusja ime Sabrieja dhe Sanieja e Hysenit benë aty per ta patur si kujtim të kesaj vizitë-blic dhe të kalasë shekullore perballë.

Krahas dasmës gjakovare një kujtim nga Prizreni historik

...!

Ditet vjeshtore tani po shkurtohen. Po edhe rruga e dasma duan kohen e tyre jo të paktë. Po kthehemi naten. Te ura e Drinit te Zi në dalje te Kuksit na pret Gëzim Brasha që mbas nje pushime të shkurter Hyseni e Sanieja kthehen per Krume ndersa detyren e „shoferit“ Hyseni ia dorzon djalit të Bytyçit Gëzim Gjedisë i cili ishte pjese e jona e heshtur gjate gjithe kesaj dite të paharruar e shumë të begatë.

Foton e fundit per kete reportazh e shkrepa në tunelin e  bukur bashkohorë të Kalimashit, pak pa dalë në Thirrë të Mirdites ku nga Shqiperia e Matan-Drinit kthejme fytyren kah Shqipëria Bregdetare.

Rruga e Kombit (s‘mund të gjindet emër ma i bukur), i bashkon të Dy Shqipëritë.

-Ekskluzive per ZemraShqiptare, nga Shqiperia Bregdetare,  Tetor 2016-



(Vota: 99 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: