Kalosh Çeliku: Burrë nane
| E Enjte, 13.10.2016, 07:59 PM |

BURRË NANE

NGA KALOSH ÇELIKU

Përgëzime, Çmimet politike: “arsimore e kulturore” të merituara nga shteti “përbashkët i vëllazërim - bashkimit” në çdo përvjetor historik “maqedonas”! Asnjëri, deri më sot me vulë shqiptare. Frikë kam se, Nesër nuk do të kemi kandidatë për këto Çmime politiko - letrare, që sot na i japin me të dyja duart “vëllazërit”. Shkaku se, do të na harxhohen eksponentët e “vëllazërim - bashkimit”.

Vërtetë, o “burra” mejdani i keni merituar me duartrokitje frenetike nga “populli” shqiptar këto çmime shtetërore “maqedonase”, ashtu siç doni ju të dukeni me maska politike para popullit shqiptar dhe botës në këto manifestime “kulturore - artistike” të reklamuara para kamerave televizive në Ditën e Sotshme Historike. Poashtu, meritoni përgëzime edhe për botimet publicistike serike shtetërore në emër të “vëllazërim - bashkimit” me para edhe të popullit shqiptar si “shkrimtarë” në IRJ të Jugosllavisë.

Turp, si nuk keni fare?! Publikisht, ju pyes: me çka do ta pushtoni ju botën?!  Uolt Uitmani, një sharraxhi kur e publikoi me para të veta veprën e tij historike Fije bari, kritika e asaj kohe e futi në gërshërë. Uolt Uitmani i madh shpertheu: oj Amerik, Unë jam Uolt Uitmani i mdh”! Kritikët e tij mediokër asj kohe thanë: është i marrë. Pas njëqind vjetëve të vdekjes, Uolt Uitmani i madh e pushtoi botën.

Tekefundit, këtyre “studjuesve dhe kritikëve letrar”, që nesër do të përfundojnë në bërllokun historik, duhet pak t’u skuqet fytyra para popullit shqiptar. Imzot, po deri kur ju o trusakatë do të na e prezentoni Letërsinë Shqipe përmes Trudëkaçit, këlyshit me zgjebe të Doktorziut?! Askushit, që merr guximin të propagondojë edhe në Ditën e Sotshme Letërsinë Shqiptare matanë kufirit?! Trusakatit, një dështak i shkollës së mesme, sot me tituj të blerë nga sistemi Neokomunist përmes Doktorziut me shokë në Qafë - Thanë, i cili e vazhdon biznesin ekonomik me një najlon kese speca Tunbatuni nga Universiteti “Kirili e Metodi” në Shkup duke vlerësuar Letërsinë shqiptare në tregun e “përbashkët” maqedonas, në Bit - Pazar?! Kurrën e kurrës!

Vepër propagandistike politike “artistike”, sot të cilën e di edhe fëmiu shqiptar me biberon në gojë, në djep. Punë tjetër ashtë ajo, se: Unë, në vend të duartrokitjeve për “fitore” politike, u përshëndes për “suksese politike - artistike - kulturore” me këtë shkrim publicistik. Edhe, atë: kur, deri më sot këto Çmime shtetërore në IRJ të Maqedonisë, mjerisht nuk i gëzuan për së gjalli shumë personalitete politike shqiptare, arsimore e kulturore mbi nivelin e juaj “artistik”. Shumica e atyre artisëve, shkaku i sojit tuaj “patriotik - melez”, vdiqën edhe pa bukën e gojës dhe pushojnë në paqe mes varreve.

Përçudia, si nuk doli deri më sot nga soji juaj “patriotik shqiptar” një artist t’i refuzojë këto Çmime Shtetërore të “vëllazërim - bashkimit?! Vendin e “merituar” në Letërsinë Shqipe sipas “arshinit” të trusaktëve nga sistemi komunist?!

E dimë karrierën e juaj të bujshme “artistike”, brez pas brezi. Mos i përmendim këtu emërat familjar se, na zënë disa faqe. Frikë kam edhe, mos më zë goja qelb. E kemi përcjell veprimtarinë e juaj patriotike dhe kulturore hap pas hapi gjatë sistemit kominist e Neokomunist. E kemi pasur dhe e kemi mbi krye si saç me shpuzë në Qiell të hapur me Diellin mbi krye me rreze. Fundekrye, u kemi në sipërfaqe me bythët na palare, në “hava” për “mejdani” mes arave e livadheve. Jeni rritur me vite brez pas brezi nëpër institucionet e “vëllazërim - bashkimit”: Qeveri, ministri e redaksi informtive - kulturore me poste e honorare marramendëse politike. Kurrë, nuk keni pasur probleme për punësime për djemtë e vajzat e juaja trashiguese ideologjike meleze, e as për banesa konforme si shpërblime nga shteti e shtëpi “familjare”.

Padyshim, se: edhe sot i “meritoni” ato Çmime shtetërore politike si “ajka” e kulturës shqiptare. Vetëmse, hije do t’u kishin këto Çmime shtetërore politike t’i merrnit sot, në emër të personaliteve shqiptare historike: Skënderbeu, Naim Frashëri, At Gjergj Fishta, Asdreni, Luigj Gurakuqi, Fan Noli, Bajram Curri, Lasgush Poradeci...

E jo, për ‘Kirilin e Metodin’, “11 Tetorin”, “23 Tetori” e  plot manifestime kulturore shtetëtore të “vëllezërve”, pa asnjë vulë shqiptare, siç i përqafuan “vëllezërit” e juaj me të dyja duart, vetëm për një torbë taxhi përaqfe.

“Haram”, u qoftë tambëli i Nanës! Ditën e Nesërme, pres të dalë një Burrë Nane, artist shqiptar me vulë e ”nishan” në ballë,  botërisht t’i refuzojë këto Çmime të rrejshme “artistike” - propagandistike politike shtetërore, që s’kanë asgjë të përbashkët me politikën e “vëllazërim-bashkimit”, arsimin dhe kulturën shqiptare. Letërsinë Shqiptare, sipas “arshinit” të Trudëkaçit. Përveçëse: vlerave të papara deri më sot korruptive materiale politike personale e familjare në emër të Shtetit “përbashkët demokraritk” shqiptaro - “maqedonas”, vetëm para syve të botës përparimtare.

Kulminacioni, politik botëror kulturor shqiptar: sot, asnjë  parti politike e ”analistë” politik me këmbët dhe trutë në legen, nuk duhet të merren me guximin e zgjidhjes së Çështjes Shqiptare, që sotpërsot: fatkeqësisht, e kanë rrokur për fyti me të dyja duart      “vëllezërit” tanë historik!...



(Vota: 22 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: