Fahri Xharra: Antiamerikanët e Ferizajt -islamizmi dhe enverizmi!
| E Merkure, 12.10.2016, 07:58 PM |

Antiamerikanët e Ferizajt -islamizmi dhe enverizmi!

Nga Fahri Xharra

Interesant me ne , se si dimë ta grushtojmë vetveten ; dhe me aq shumë grushta që s`ka as një klinikë mjeksore që mund të na nxjerë nga gjendja post-vetrrahje.

Nëse i shikon ligjeratat e prijësve tonë fetar musliman të Maqedonisë , të Luginës së Presheves dhe të Kosovës , më të zjarrëtat janë Ferizaj. Pse mu në Ferizaj?

“Ferizaj është bastioni i enveristave, para disa viteve janë mbledhur 3 mijë nënshkrime për emërtimin e një sheshi me emrin Enver Hoxha”, thotë një enverist . “ Nuk është ide bizare me ja ndërtuar bustin liderit ma të madh në historinë shqiptare nëse ka bust për të 8 metra ne do të ia ndërtojmë 11 metra. Ideja e ndërtimit të përmendores nuk është e tashme është e kamotshme. Mjetet ekzistojnë, financimi do të jetë me forca vetanake edhe Enver Hoxha e ka çliruar Shqipërinë ne 45-ën me forca vetanake ku kanë dhënë jetën 28 mijë persona” -krenohet  po ai njeri .Pse Enver Hoxha mu në Ferizaj ?

Kur isha më i ri dhe shkoja andej nga Ferzaji , rruga kryesore përkrah rrugës së hekurt , aty drejt qendrës së Tasjonit quhej “ Koçi Xoxe “ . Nuk e di se a është ende , se moti nuk kam qenë në Ferizoviq .Këtë emërtim e arsyetoja , vet më vete sepse ishte koha e Serbisë dhe normalisht që qyteti quhej edhe Uroshevac.

Pse Koçi Xoxe , nga e tërë Kosova dhe Shqipëria vetëm në Ferizaj?

Pak e pa kuptueshme , në Ferizaj Islamizmi ekstrem , enverizmi ekstrem dhe Koçi Xoxe  (Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Koçi Xoxe, u dënua nga Enver Hoxha si bashkëpunëtor i jugosllavëve. Më 28 nëntor të vitit 1948, ai arrestohet dhe disa muaj më pas, në maj të vitit 1949, Xoxe pushkatohet. Eshtrat e njeriut që ishte numri dy në hierarkinë e pushtetit, pas Enver Hoxhës, ende nuk janë gjetur. Të shumta janë dyshimet pse u mor një vendim kaq i rëndë për njeriun më të besueshëm të Hoxhës. )

Nuk është  e imja në këtë rast as që ta shaj Enverin e as që ta lavdëroj , as Koçi Xoxen nuk dua ta përgojoj. Islamizmin ekstrem dhe Hoxhë Jakup Hasipin që e ka infektuar edhe  Ferizjan  , nuk do të ndalem ta përmendi si shembull markant i një Luftëtari të UÇK-së , 2001 në Maqedoni i cili për historinë dhe kombi dinte vetëm të vjellë. (Veprat ;Mbi 600 ligjërata në audio dhe video format mbi fenë islame.Veprat e tija janë më shumë se 4 por vetëm dy janë botuar: 1.Për diturinë 2.Sinqeriteti,3.1000 thënie. Për pak kohë pritet të botohet libri "1001" thënie të hoxhës së nderuar. . Nuk di se pse i mblodha këto tri figura plotësisht antiamerikane .

E dini pse  mu në Ferizaj ky antiamerikanizëm ? Sepse aty afër është baza amerikane Bondsteel . As Jakupi ,as Enveri e as Koçe nuk e kishin menduar kurrë një Bondsteel në tokat tona.

Haptas  dhe pa frikë unë jam pro-amerikan , po ti  qytetari i Tasjonit ?


Gjakovë, 04.10.16

(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: