Gani Mehmetaj: Pse i bëjmë të vuajmë fëmijët tanë më emra arab?
| E Marte, 11.10.2016, 07:31 PM |

Pse i bëjmë të vuajmë fëmijët tanë më emra arab?

Nga Gani Mehmetaj

Në Sheshin Nëna Terezë, në Prishtinë nëna e re me shami arabe në kokë, i drejtohej shqip çunit të vet: “Muhamet, hajde këtu”. E pashë me habi çunin me veshje moderne, kisha menduar që ky emër u shua para 50 vjetësh. Nëna re e çuni më dolën nga pikëvështrimi, por me mbeti shija e hidhur e një kthimi decenie prapa. Në kohën e sotme kur pjesa dërmuese e fëmijëve tanë pagëzohen me emra shqiptarë, apo perëndimor, emrat turk e arab, mbetje e mendësisë skllavëruese të pushtuesit mizor, i ndeshim tepër rrallë. Disa thonë se po shpeshtohen në periferinë e varfër. Përkundër këtij fakti prapë janë të rrallë.

Më ka rastisur që ndonjë studente a student me nofkat Meri, Zizi, Hani a Marjano, kur i ftoja më listën zyrtare të fakultetit më dilnin Mejreme, Azize, Hanumshahe a Muharrem. Si ua shqiptoja emrin, ndërsa kërkoja fytyrat, nisnin qeshjet e studentëve të tjerë, përderisa Mejremja ngrihej më turp. “Ç’ka këtu për t’u qeshur?”, u drejtohesha me rreptësi atyre që qeshnin, kurse Meri-Mejremja me thoshte” profesor qeshin më emrin tim!” Nën buzëqeshjen e shokëve niste të më rrëfehej: “Më kanë pagëzuar më emrin e gjyshes për ta përtërirë. Por unë po e urrej këtë emër e jo gjyshen”. Vajza që e ndjente vetën fatkeqe më tregonte edhe peripecitë e ndryshimit të emri në ofiqari. Tjetra sikur të hapej Kutia e Pandorës druante se do të acarohej më prindër si ta ndryshonte emrin nga Hanumshahe në Rita (sipas idhullit të saj Rita Ores) , megjithëse ishte këmbëngulëse se me t’u pavarësuar do ta ndryshonte emrin patjetër.

Sipas raporteve të gazetave e portaleve, në Kosovë mijëra djem e vajza, po edhe burra e gra të moshës mesatare, e ndryshojnë emrin ose mbiemrin turk a arab më emra shqiptarë apo perëndimor. Shtypi shkruante edhe për vështirësitë administrative, madje edhe për ndonjë arrogancë primitive të ndonjë zyrtari islamik si në Vushtri, bie fjala, që ua refuzonte ndryshimin e emrit e të mbiemrit. Mirëpo, derisa ta ndryshojnë emrin arab e turk më ndonjë emër shqiptar a perëndimor, këto vajza e djem vuajnë shumë, sepse i përqeshin në shkollën fillore, tallen në shkollë të mesme, i nënçmojnë në fakultet. Ato kompleksohen e stresohen tërë kohën. As kur nisin karrierën profesionale nuk kalojnë më mirë. Janë të kompleksuara e të stresuara tërë jetën.

Vuajtjet e situatat e pakëndshme do t’u shpeshtohen kur të nisin udhëtimet jashtë shtetit nëpër aeroporte, dogana, pika policore etj. Këto peripeci i kam kaluar qindra herë me emrin e mbiemrin tim beduin.

Emri turk a arab nuk e shpreh mendësinë e shqiptarit. “Të dukem unë si arab”, me tha i mllefosur një student imi me mbiemrin arab. “Jo” i thashë, “por ka ilaç edhe për këtë”, u përpoqa t’ia sugjeroja ilaçin që ta shëronte mllefin. Më vonë mësova se ai e shqiptarizoi mbiemrin.

Disa herë më ka rastisur edhe në shtetet arabe që të skandalizohen kur ma shqiptonin emrin tim beduin e mbiemrin anadollak. “Por ti nuk je si ne. Pse e ke emrin tonë”, me thoshin jo një herë. Asnjëherë nuk arrija t’ua sqaroja si duhet, sepse prapë nuk më kuptonin. Nuk dija t’i sqaroja marrëzitë e prindërve tanë më këto pagëzime të çoroditura, megjithëse shumë nga bashkëmoshatarët e mi, shokë të shkollës fillore kishin emra shqiptar: Arbnor, Dukagjin, Dardan apo Ilir.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: